Gazeta Shqiptare

Kotzias- Dimitrov: Rol më energjik në negociata, të kapërcejmë mosmarrëve­shjet

Emri i Maqedonisë, takim "sekret" mes ministrave të Jashtëm

-

Ministrat

e Jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov janë angazhuar që të kenë një rol më energjik të negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit, me qëllim që të kapërcejnë mosmarrëve­shjet. Kështu vihet në dukje në një njoftim të Ministrisë së Jashtme greke, menjëherë pas përfundimi­t të takimit që shefat e diplomaciv­e të Athinës e Shkupit zhvilluan të enjten pasdite, në rrethana tepër konspirati­ve, raporton Robert Goro për "Ora News" nga Greqia. Askush në Greqi nuk e dinte më herët se ku do të mbahej takimi, që përfundimi­sht, sipas njoftimit, u zhvillua në Selanik. Përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëve­shjes mbi çështjen e emrit duket se kanë dominuar bisedën e dy ministrave. Por njoftimi i Ministrisë së Jashtme greke është ndalur vetëm tek pritshmëri­a e përbashkët e tyre nga rifillimi i bisedimeve dypalëshe, më 17 janar në selinë e OKB- së në Nju Jork. Kotzias e Dimitrov presin nga negociator­i Matthew Nimetz, që të "prezantojë një kornizë fillestare brenda së cilës do të avancojë procesi i negociatav­e". Më tej, njoftimi thotë se dy ministrat diskutuan mbi metodën që do të ndiqet, përafrimit të të dyja palëve dhe kuadër të çështjes së emrit. Pa dhënë detaje të tjera, njoftimi nënvizon se Kotzias e Dimitrov kanë rënë dakord që të ndërmarrin një rol më energjik në negociatat, me qëllim që të kapërcejnë mosmarrëve­shjet në çështjen e emrit. Kotzias e takoi Dimitrovin vetëm 72 orë, pasi kishte pritur në Athinë zëvendëskr­yeministri­n e Maqedonisë, Bujar Osmani, që përfaqëson partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania