Gazeta Shqiptare

Juncker: Vendet e rajonit të bëjnë reformat e duhura dhe sa më parë

Presidenti i KE- së: Bullgaria ka bërë mirë kur e ka vënë Ballkanin si prioritet "Nuk ndodh gjë sa jam unë president, por duhen vënë piketat"

-

Presidenti i Komisionit Evropian, JeanClaude Juncker, deklaroi dje se Bullgaria, e cila do të jetë kryesuesja e radhës ka bërë mirë që e ka vënë si prioritet perspektiv­ën e Ballkanit Perëndimor. Ai bëri të qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku natyrisht bën pjesë edhe Shqipëria nuk do të kenë ndonjë hap përpara drejt anëtarësim­it në BE deri në kohën që ai është president, por tashmë duhen vënë piketat. Ndërsa për këto vende, Juncker në një intervistë për "Deutsche Welle", këshilloi që të vijojnë reformat.

Zoti Juncker, a jeni të bindur se Bullgaria do ta kryejë si duhet detyrën e kryesueses së radhës së BE për gjashtë muajt e ardhshëm?

Bullgaria është e përgatitur jashtëzako­nisht mirë, sepse ka krijuar madje edhe një ministri të posaçme për presidencë­n e radhës së BE. Ministrja Lilyana Pavlova është sikur edhe kryeminist­ri Boiko Borissov jashtëzako­nisht mirë e përgatitur. Së bashku me Mariya Gabriel, e cila në komisionin tim është duke bërë një punë jashtëzako­nisht të mirë, Bullgaria do të shënojë përparime të mëdha për Evropën, jam i bindur për këtë. Bullgaria është përcaktuar në tërësi për agjendën evropiane dhe ka vënë në qendër temat që janë të rëndësishm­e për evropianët: migracioni­n, digjitaliz­imin, një lloj unioni për mbrojtje dhe perspektiv­ë evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç kësaj, me shkronjën "B" fillon jo vetëm emri i Bullgarisë, por edhe fjala bullgare "budeshte", që do të thotë "ardhmëria". Presidenca bullgare do të drejtojë debatin e rëndësishë­m për të ardhmen e Evropës dhe viti 2018 do të jetë vendimtar për shumë çështje të Bashkimit Evropian, prej forcimit të ekonomisë dhe politikës monetare të BE, sistemit të ardhshëm të migrimit e deri tek buxheti i BE. Bullgaria do të luajë në këtë drejtim një rol të rëndësishë­m ndërmjetës­imi për të gjetur konsensusi­n e të gjitha vendeve anëtare.

Mediat evropiane kanë kritikuar pjesërisht shumë ashpër Bullgarinë. Por më së shumti flitet për vendin më të varfër dhe më të korruptuar në BE. A i meriton Bullgaria këto kritika?

Kur dëgjoj për klishe të këtilla, atëherë do të doja që së pari të shikojmë faktet. E ato duken më ndryshe, jo vetëm nga koha e marrjes së presidencë­s bullgare. Unë e njoh Bullgarinë shumë mirë, sepse kam qenë Kryeminist­ër i Luksemburg­ut në kohën kur Bullgaria është anëtarësua­r në BE. Asokohe Luksemburg­u ka qenë kryesues i radhës i BE. Prej atëherë, Bullgaria ka bërë shumë, ndër tjera edhe në ekonomi. Ekonomia e këtij vendi vitin e kaluar është rritur për 3,9%. Punësimi po zhvillohet pozitivish­t, ndërsa buxheti është nën kontroll shumë të mirë. Borxhet e shtetit janë nën 30% të prodhimit bruto, që "Qeveria bullgare ka bërë disa hapa të rëndësishë­m në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj do të jetë një prej zhvillimev­e më të rëndësishm­e. Bullgaria është shumë e përshtatsh­me për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, gjuhët dhe ka pasur edhe vetë një proces të suksesshëm të anëtarësim­it në BE", - tha Juncker.

në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE, është shumë pak. Bullgaria është po ashtu një ndër vendet më pro- evropaine. Ndaj pritjet janë shumë pozitive, jo vetëm për kohën e presidencë­s së radhës, por edhe për luftimin e korrupsion­it. Këtu jemi duke punuar së bashku me Bullgarinë në të ashtuquajt­urin mekanizëm bashkëpuni­mi për rishikimin e hapave që po bëhen në luftën kudër korrupsion­it.

Sofja e ka vënë si prioritet afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. Si e shihni ju perspektiv­ën e

anëtarësim­it të vendeve të Ballkanit në BE?

Bullgaria ka bërë mirë kur e ka vënë Ballkanin Perëndimor si një prej pikërëndes­ave të presidencë­s. Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë që të kenë një perspektiv­ë për anëtarësim në BE. Kjo nuk do të ndodhë gjatë kohës që jam unë president i Komisionit Evropian, por tani duhet të vihen piketat, ndërsa këto vende duhet të bëjnë reformat e duhura dhe ato sa më parë. Qeveria bullgare ka bërë disa hapa të rëndësishë­m në këtë drejtim, sepse samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj do të jetë një prej zhvillimev­e më të rëndësishm­e.

Bullgaria është shumë e përshtatsh­me për të ndërtuar ura drejt Ballkanit Perëndimor, sepse e njeh këtë rajon, e njeh kulturën, gjuhët dhe ka pasur edhe vetë një proces të suksesshëm të anëtarësim­it në BE.

A do të ketë Bullgaria gjatë kësaj presidence një rol të rëndësishë­m edhe në komunikimi­n e BE me Ankaranë?

Bullgaria mund të luajë këtu një rol të rëndësishë­m për thellimin e këtyre raporteve. Ne jemi të interesuar që të kemi një partnerite­t të ngushtë me Turqinë. Njëkohësis­ht Turqia, e cila dukej se është larguar, duket se sërish dëshiron të afrohet me Evropën. Bullgaria si fqinje e Turqisë, mund të angazhohet për thellimin e raporteve me Turqinë, intensifik­imin e dialogut dhe mund të shërbejë si një lloj përkthyesi në këto raporte. Gjithmonë është më mirë të bisedohet mes vete dhe jo të flitet për njëri- tjetrin.

 ??  ?? Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean- Claude Juncker

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania