Gazeta Shqiptare

"Të hapet tregu me Kosovën, duhen subvencion­e"

Prodhuesit shqiptarë shprehen pro unifikimit ekonomik Shqipëri- Kosovë

-

qipërisë. Ne kemi një bashkëpuni­m shumë të mirë mes prodhuesve të Shqipërisë dhe Kosovës, por kemi dhe disa pengesa, të cilat pengojnë bashkëpuni­min tonë më të mirë. Pas asaj deklarate ne e pamë të arsyeshme të takohemi këtu në Tiranë dhe të jemi të gjithë së bashku të tregojmë, që ne si prodhues jemi të sigurt që ato deklarata nuk janë me qëllim. Jemi këtu për t'iu treguar atyre afaristë apo atyre biznesmenë, të cilët flitet se pengojnë nënsh- krimin e marrëveshj­eve mes dy qeverive, që shpresojmë se gjithçka që është thënë, nuk është e vërtetë, por, nëse do të ketë diçka të vërtetë ne jemi të gatshëm t'i presim dhe ta diskutojmë. Shpresoj që pas kësaj deklarate çdo person që do të ketë nevojë, të na kontaktojë. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe jo për të bërë përçarjen e bizneseve. Keqinterpr­etimet ndodhin zakonisht në këto vende. Ju falënderoj edhe njëherë për prezencën dhe, nëse do të keni ndonjë pyetje, ne jemi këtu për të dhënë sqarime". Bardhyl Baltëza, president i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, në fjalën e tij u shpreh: "Dua të theksoj dy probleme. Ne jemi këtu për t'ju thënë që prodhuesit shqiptarë nga të dy anët e kufirit kanë propozuar prej kohësh qeverive shqiptare për unifikimin ekonomik midis dy vendeve dhe sinqerisht nuk shohim asnjë pengesë midis nesh, nuk ka midis nesh njerëz që janë kundër këtij bashkimi ekonomik. Dhe unë besoj, në frymën e Komuniteti­t Europian që ekonomitë mund të bashkohen dhe ne nuk bëhemi pengesë për këtë. Jemi ne promotorët përpara qeverive tona për ta shtyrë përpara këtë proces. Kanë mbetur probleme burokratik­e, të cilat ne shpresojmë, të paktën dy qeveritë, si e Kosovës dhe Shqipërisë, parimisht janë dakord, dhe na habit fakti që mund të ketë disa probleme të vogla, të cilat në thelb janë të parëndësis­hme, të cilat ne duhet t'i kalojmë shumë shpejt".

 ??  ?? Prodhuesit shqiptarë e të Kosovës gjatë deklaratës për shtyp
Prodhuesit shqiptarë e të Kosovës gjatë deklaratës për shtyp

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania