Gazeta Shqiptare

Gjonaj: Ish- të përndjekur­it, rivlersim për dëmshpërbl­imet

Ministrja e Drejtësisë: Praktikë e re për shtyrtimin e dosjeve të ish- të dënuarve politik “Në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave”

-

pas ballafaqim­it me strukturat përgjegjës­e në Ministri, dolën në pah disa problemati­ka dhe vonesa lidhur me trajtimin e mëparshëm disavjeçar të dosjeve të ish të dënuarve"- shkruan ministraj në faqen e saj zyrare në FB. Ish- të dëmuarit politik të kategorsë parësore presin të marrin këstin e tetë dhe të fundit ndërsa pagesat për trashëgimt­arët janë në tre këstet e para.

PROTESATA

Para takimit me ministren ish- të përdjekuri­t pro- testuan dje para Ministrisë së Drejtësisë duke akuzuar qeverinë se nuk u ka dhënë dëmshpërbl­imet. Ata tentuan të hyjnë në ambientet e Ministrisë për të takuar ministren Gjonaj teksa ajo zhvillonte një takim me kreun e Antikorrup­sionit italian, Rafaele Cantone, por nuk u lejuan nga policia. Në një deklaratë për mediat, ish- të përndjekur­it kërkuan plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërt thanë ata do të përsëritin grevën e vitit 2012, kur ata qendru- "Mora përsipër ngritjen e një praktike të re pune në Ministrinë e Drejtësisë, që do të ketë në fokus rishikimin e të gjitha kërkesave për dëmshpërbl­im që janë ende në shqyrtim në Ministrinë e Drejtësisë. Në këtë kuadër, u premtova ish të dënuarve transparen­cë të plotë dhe përgjigje në afate të shkurtra lidhur me statusin e dosjeve të tyre".

an per 31 dite ne greve. "Nuk e vë ujin në zjarr asnjë, të gjithë këta janë këlyshët e komunistëv­e në fuqi. Kemi bërë grevën në 2016, ku u flijua vëllai jonë Lirak Bejko, u dogj në zjarr. Mua më dënoi komunizmi 15 dhe bëra 5 vjet burg. Nga këto asnjë këst, asnjë qindarkë nuk kam marrë. Nuk është puna e lekut, por puna e të drejtës. Ne do të bëhemi gati për një grevë urie si në 2012. Presim këtu, nuk del me na pritë"- deklaruan protestues­it. 23 mijë është numri i ish- të përndjekur­ve politikë, që përfitojnë dëmshpërbl­im. 1500 ish- të dënuar politikë të kategorisë parësore kanë marrë këstin e shtatë dhe janë në pritje të këstit të tetë. 500 trashëgimt­arë ish- të dënuar politikë kanë marrë deri tani vetëm këstin e parë. 600 trashëgimt­arë të ish- të dënuarve polikë kanë marrë më shumë se dy këste dhe janë në pritje të kësteve të radhës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania