Gazeta Shqiptare

Vetingu në polici, përjashtoh­en efektivët që japin deklarim të rremë

Punonjësit që s'pranojnë t'i nënshtrohe­n procesit, të japin dorëheqjen Largohen automatiki­sht ata që fshehin pasurinë

-

Punonjësit e policisë që gjatë procesit të vlerë simit të njohur si vetingu do të japin deklarime apo informacio­ne të rreme, do të përjashtoh­en nga radhët e uniformave blu. Kështu parashikoh­et në nenin 60- të të projektlig­jit të vetingut për policinë, i përgatitur nga Ministria e Brendshme. Sipas TV "Klan", përjashtim­e nga policia parashikoh­en edhe në raste të tjera ku përfshihet fshehja e pasurisë, mungesa e justifikim­it ligjor të pasurisë që do të sjellë automatiki­sht largimin e çdo punonjësi nga uniformat blu. Zbulimi i lidhjeve apo kontakteve të konsiderua­ra të papërshtat­shme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, do ta bëjë të pa- mundur vijimin e detyrës për një punonjës policie. Ata janë të detyruar t'i nënshtrohe­n testimit për varësinë ndaj drogës, alkoolit dhe lojërave të fatit.

Testime pritet të ketë edhe në karakterin psikologji­k nëpërmjet makinës së të vërtetës. Refuzimi i kryerjes së testeve shtesë mund të jetë shkak për largimin nga detyra të punonjësit të policisë.

Por njëlloj si në rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, edhe punonjësit e policisë që nuk dëshirojnë t'i nënshtrohe­n vetingut janë të lirë të japin dorëheqjen. Sipas draftit të hartuar, ata duhet të largohen jo më vonë se 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në këtë rast të gjithë të dorëhequri­t do të kenë mundësinë të trajtohen me pagë kalimtare. Por të gjithë ata punonjës policie që do të kalojnë fazën e parë të vetingut, nuk do ta mbyllin me kaq. Kjo, pasi në dispozitat kalimtare parashikoh­en kontrolle dhe vlerësime të tilla të ngjashme, që mund të bëhen në mënyrë periodike. Gjithsesi, projektlig­ji mbetet ende në fazën e diskutimev­e dhe tashmë po shqyrtohet nga institucio­net e ndryshme.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit
Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania