Gazeta Shqiptare

Vetingu në organin e akuzës, hidhet shorti për 11 prokurorë

Do kalojnë në "sitë" 5 dosje

-

TIRANË - Në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me u hodh shorti për rivlerësim­in kalimtar të prokurorëv­e, mbështetur në ligjin Nr. 84/ 2016 "Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë" për procesin e vetingut. Shorti u hodh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it për prokurorët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe të drejtuesve të Prokuroriv­e të Rretheve Gjyqësorë. Për secilin prej 11 prokurorëv­e në short, përzgjidhe­n 5 dosje nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. Procedurën e hedhjes së shortit e mbikëqyri kryetari i Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, znj. Genta Bungo. Nga hedhja e shortit u përzgjodhë­n për vijueshmër­inë e procesit prokurorët: Arben Kraja, Adnand Xholi, Thoma Jano, Arqile Koça, Artur Selmani, Sokol Stojani, Anila Leka dhe Kosta Beluri. Komisioner­ët e pavarur të kualifikim­it në prani dhe të kreut të KPK- s, Genta Bungo, në ambientet e Prokuroris­ë përzgjodhë­n me short 5 dosje nga aktiviteti i tri viteve të fundit të prokurorëv­e. Me 55 dosjet e 11 prokurorëv­e që kaluan në këtë short,

LISTA E PROKURORËV­E QË IU NËNSHTRUAN SHORTIT

Arben Kraja Adnand Xholi Thoma Jano Arqile Koça Artur Selmani Sokol Stojani Anila Leka Kosta Beluri Adnan Kosova Alfred Progonati Alma Muça KPK mbyll ciklin e përzgjedhj­es së vetingut për prokurorët e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Më parë me short janë përzgjedhu­r për t'u vetuar ish- kryeprokur­ori Adriatik Llalla, ish- drejtuesja e dekriminal­izimit Rovena Gashi, prokurori Petrit Fusha dhe prokurori Ramadan Troci. Ndërkohë, dy prej prokurorëv­e, të cilët janë bërë pjesë e shortit të vetingut, kanë qenë pjesë edhe e garës për t'u bërë kryeprokur­or, mes tyre Arqile Kocaj dhe Artur Selmani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania