Gazeta Shqiptare

Vizat në SHBA, ambasada amerikane: Si të aplikoni saktë që herën e parë

Procedura, ja se kur do t'u caktohet intervista

-

gjithë ata që dëshi rojnë të aplikojnë për vizë në Shtetet e Bashkuara, tashmë mund të ndjekin procedurën saktë që herën e parë. Kjo bëhet me dije nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila thekson se çdo të enjte kandidatët mund të drejtojnë pyetjet e tyre për çdo paqartësi në lidhje me hapat që duhen ndjekur. "Fatmirësis­ht, ne jemi ekspertë kur vjen puna tek aplikimi për vizë dhe u përgjigjëm saktë me herën e parë! Nëse zgjidhni të aplikoni për vizë, procedura është "një dhe vetëm një". Aplikoni në mënyrë të saktë",citohet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës. Qëllimi i udhëtimit të aplikantit dhe të tjera fakte do të përcaktojn­ë llojin e vizës që atij i duhet sipas ligjit amerikan për emigrimin. Si aplikues për vizë, ai duhet të përcaktojë nëse i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuar­a për të marrë kategorinë e vizës që kërkon. "Intervista do t'u caktohet në momentin që çështja juaj është aktuale sipas Buletinit të Vizave. Qendra Kombëtare e Vizave ( NVC) fillon procedurën e mbledhjes së dokumentac­ionit të nevojshëm disa muaj përpara se çështja juaj të jetë aktuale, në mënyrë që ju të mos humbisni kohë me këtë procedurë dhe çështja juaj të jetë gati sapo ajo të jetë aktuale",- citojnë përfaqësue­sit e ambasadës. Akti i Emigra- cionit dhe Kombësisë parashikon disa kategori të vizave jo- emigruese për një person që dëshiron të punojë përkohësis­ht në Shtetet e Bashkuara. Në faqen e ambasadës, gjithashtu, aplikantët kanë mundësinë të shqyrtojnë të gjitha llojet e vizave që janë në dispozicio­n, turistike apo të punësimit. Ndërkaq, në faqen zyrtare të ambasadës amerikane bëhet me dije se të gjithë ata që ndodhen në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike duhet t'u përmbahen kushteve dhe të mos përpiqen të studiojnë apo punojnë në këtë vend. Për të shmangur në të ardhmen problemet me vizën apo me hyrjen në Sh- tetet e Bashkuara, qëllimi dhe koha e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara duhet të jetë në përputhje me çfarë kandidati ka thënë në aplikimin për vizë.

 ??  ?? Ambasada amerikane
Ambasada amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania