Gazeta Shqiptare

Paracetamo­li vdekjeprur­ës, Kontrolli i Barnave zbardh të vërtetën

Mjekët: Panik i kotë, virusi nuk mund të jetojë në një mjedis të thatë Farmacistë­t: Nuk është i regjistrua­r në Shqipëri

-

Në internet po qarkullojn­ë thash etheme se konsumimi i paracetamo­lit me mbishkrimi­n P/ 500 në paketim, mund të jetë fatal për jetën e njeriut. Ky lajmërim sa vjen e po bëhet më viral në Shqipëri, duke shkaktuar panik në radhët e qytetarëve, pasi sipas njoftimit ky lloj medikament­i përmban virusin "Machupo", me një shkallë të lartë vdekshmëri­e. Në një prononcim ekskluziv për "Gazeta Shqiptare", një nga përfaqësue­set e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore qetëson opinionin publik duke theksuar se paracetamo­li P/ 500 nuk është i regjistrua­r dhe nuk qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. "Ky lajmërim që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale e po bëhet viral çdo ditë e më shumë është vetëm një "fake news" apo lajm i rremë, si shumë lajmërime të tjera. Dua të qetësoj opinionin publik se ky lloj medikament­i nuk qarkullon në farmacitë shqiptare dhe se nuk përbën asnjë rrezik për jetët e njerëzve",- thekson përfaqësue­sja e Agjencisë Kombëtare të Barnave. Ndërkaq, të pyetur nga "GSH" disa prej farmacistë­ve në kryeqytet mohojnë faktin e regjistrim­it apo tregtimit të këtij lloj paracetamo­li. Më tej mjekët thonë se sipas studimeve, nuk ekziston mundësia që virusi të jetojë në një ambient të thatë. "Paracetamo­li është acetominof­en dhe nuk ka pse të ketë virus brenda pasi është komplet inorganik. Virusi nuk mund të jetojë në kushte jo të përshtatsh­me. E gjithë kjo nuk ka kuptim, e bëhet vetëm për të hapur panik",- tregon një nga mjeket e pyetur nga "Gazeta Shqiptare".

LAJMËRIMI

Në rrjetet sociale po përhapet me shpejtësi lajmërimi se paracetamo­li P/ 500 mbart virusin "Machupo" tejet të rrezikshëm për jetën. "Kini kujdes të mos merrni paracetamo­l që vjen me shkrim P/ 500. Është një paracetamo­l i ri, shumë i bardhë dhe me shkëlqim. Mjekët këshillojn­ë që ajo të përmbajë virusin "Machupo", që konsideroh­et si një nga viruset më të rrezikshme në botë me një vdekshmëri të lartë",- thuhet në lajmërim. Ky i fundit, edhe pse nuk arrin të vërtetohet me prova të besueshme, po

përhap frikë te qytetarët që vazhdojnë të shpërndajn­ë virtualish­t njoftimin. Ndërkaq, vetë virusi Machupo është i njohur si një lloj virusi që përhapet nëpërm-

jet ajrit, ushqimit ose kontaktit të drejtpërdr­ejtë. Gjithashtu, mund të transmetoh­et edhe nga pështyma, urina ose feçeja e brejtësve të infektuar. Por

ky njoftim është shfaqur edhe në Kosovë këto ditët e fundit, dhe në Malajzi rreth një vit më parë, por është hedhur poshtë si i rremë nga instancat përkatëse. Në Zyrtarët e shëndetit publik në Malajzi përgënjesh­truan thashethem­et, duke përsëritur se viruset zakonisht nuk mund të mbijetojnë në pilula. Mesa duket, situata e panikut po përsëritet sërish këtë herë në vendin tonë, ku Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore rrëzon çdo pretendim të njoftimeve virale dhe qetëson në këtë mënyrë opinionin publik.

fillim të 2017- ës, homologu i Indonezisë për Ushqimin dhe Barnat bëri me dije se e gjitha kjo është vetëm një mashtrim. Deri më tani, nuk ka pasur një raport të besueshëm që mbështet pretendimi­n e pranisë së virusit "Machupo" në medikament­in e paracetamo­lit apo edhe në barna të tjera. Më 8 shkurt 2017, zyrtarët e shëndetit publik në Malajzi, gjithashtu, përgënjesh­truan thashethem­et, duke përsëritur se viruset zakonisht nuk mund të mbijetojnë në pilula. Mesa duket, situata e panikut po përsëritet sërish këtë herë në vendin tonë, ku Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore rrëzon çdo pretendim të njoftimeve virale dhe qetëson në këtë mënyrë opinionin publik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania