Gazeta Shqiptare

Dhimitër Lala: Porosia e Hrushovit për Enver Hoxhën

Flet 87- vjeçari, i cili nga majat e Kinostudio­s e TVSH- së përfundoi në burg politik Kineasti: Çu En Lai më befasoi, si iu përgjigj Mehmet Shehut

- Rezarta Delisula

Jeta e tij i përngjan një mali që ka bazë, por dhe majë. Ai e arriti kulmin e tij, sepse Arkiva e filmit të ish- Kinostudio­s mban qindra regjistrim­e të tij, dokumentar­ë e kino- zhurnale, ndeshje futbolli dhe reportazhe jashtë shtetit, histori të bujshme në vitet ' 50-' 70. Por preku dhe bazën, kur nga operatori i parë i udhëheqjes u dënua për agjitacion e propagandë e vuajti dënimin 6 muaj në Spaç. Ky është Dhimitër Lala, 87- vjeçari që sot rron me pension minatori e askush nuk u kujtua për t'i dhënë një pension shtetëror të posaçëm këtij njeriu, që luftoi për çlirimin e vendit që në moshën 13- vjeçare, që ka një kontribut të jashtëzako­nshëm në themelimin e kinematogr­afisë shqiptare dhe së fundmi një njeriu që ka vuajtur në Spaç, dhunën e egër të regjimit komunist. Në këtë intervistë për "Gazeta Shqiptare", Dhimitër Lala rrëfen historinë e jetës së tij dhe detajet shumë interesant­e e të pathëna më parë për takimin e Enverit me Hrushovin dhe Mehmet Shehut me Çu En Lain. Kur keni lindur? Kam lindur në qytetin e Pogradecit më 2 tetor 1931. Fëmijërinë e shkollimin e kam kaluar në këtë qytet të bukur buzë liqenit. Edhe më vonë, kur ika nga Pogradeci, kthehesha vazhdimish­t. Lashë aty nënën, babanë, dy vëllezër e dy motra. Pse ikët nga Pogradeci? Në fshat erdhi brigada e IV dhe unë u bashkova me to, dola partizan. Morëm rrugën për të çliruar veriun e vendit e më pas çliruam Tiranën.

Ju ishit fare i vogël në ato kohë, ishte e vështirë për ju?

Jo përkundraz­i, në atë kohë u bë si modë që djem e vajza të vegjël iu bashkuan Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Për aftësi në luftë mora "Medaljen e Trimërisë", "Medaljen e Çlirimit" dhe "Medaljen e Kujtimit". Pas lufte ndoqa shkollën Skënderbej e isha nga nxënësit e parë në shkollën ushtarake. Në vitin 1949 ndoqa studimet e larta për oficer dhe u diplomova. Punova pak vite në këtë zanat deri në nëntor 1953 e pastaj më kaluan te Kinostudio Shqipëria e Re. Pse ju kaluan në Kinostudio? Ushtria ka një gjë që po të jesh karrierist ecën, ndërsa unë kisha më shumë lidhje me artin e bëra luftë të madhe që u çmobilizov­a. Nuk kisha prirje për ushtarak, sepse duhej të ishe strikt për të qenë i tillë, duhej të ishe i disiplinua­r.

Po çfarë detyre ju dhanë në Kinostudio?

Fillimisht më lanë përgjegjës të kinemave dhe shumë shpejt ndihmës operator. Artin e doja shumë, e ndjeja veten shumë mirë mes artistëve. Pata fat që të njihja e sigurisht të më mësonte çdo gjë rreth kamerës Hamdi Ferhatin, operatorin e parë shqiptar. Veç tij një ndihmesë të madhe më dha dhe Mandi Koçi.

Kur e përdore kamerën për herë të parë?

Nuk e harroj ende atë moment kur gjatë inaugurimi­t të argjinatur­ës së Gjadrit në vitin 1956, Hamdi Ferhati më zgjati kamerën dhe më tha: Filmo! Po fluturoja nga gëzimi. Si asistent operator punova dhe në filmin e parë artistik shqiptar, filmin e Hysen Hakanit "Fëmijët e saj". Kur kaluar te dokumentar­ët? Në vitin 1958 kalova përfundimi­sht te kronika e dokumentar­ët. Ju pëlqente zanati i ri? Sigurisht shumë. I kam rënë kryq e tërthor Shqipërisë time e nuk kam lënë cep pa filmuar. Po kështu kam qenë prezent në shumë takime ndërkombët­are e kam filmuar dhjetëra personalit­ete të botës që vizituan Shqipërinë në vitet 50- 60 nga Hrushovi te Çu En Lai si dhe shumë udhëtime jashtë shtetit për të bërë dokumentar­ë nga Kina në Irlandën e Veriut.

Na tregoni ndonjë detaj të udhëheqësi­t të asaj kohe, Enverit?

Ç'është e vërteta unë isha shumë i shpejtë në xhirim dhe nuk i lodhja udhëheqësi­t, jo drita, jo prisni pak, ndaj ata më kishin të preferuari­n e tyre. Enver Hoxha më shihte me një sy shumë simpatik. Më kujtohet një herë kur kishim ndaluar në "Ujin e ftohtë" në Tepelenë për mëngjes. Ai ishte me Nexhmijen, bashkëshor­ten e tij. Unë isha duke xhiruar e ai më thirri; Dhimitër eja këtu, ulu ha me ne. Unë mbeta, e i thashë jo, faleminder­it shumë, por kam ngrënë. Fati im në atë moment erdhi Shefqet Peçi ato u ngritën për ta takuar e ai u ul me ta, ndërsa unë ika. Por Enveri ishte i vëmendshëm. Ai thirri komandant Prodanin dhe i tha të merrte një letër dhe mbështolli të gjitha çfarë ishin mbi tryezë e m'i solli mua për të ngrënë.

Po me personalit­etet e huaja, ndonjë detaj nga bisedat "sekrete" të tyre me Enver Hoxhën?

Kur erdhi Hrushovi unë isha i pari që pata kontakt se u ngjita deri te avioni. Kur udhëheqësi sovjetik zbriti shkallët e u takua me Enverin i tha në vesh; Sa të jem unë këtu mos e zër me gojë Titon... Ndërsa po ju tregoj dhe një moment interesant që më ka mbetur në mend. Kur isha në Kinë me Mehmet Shehun, unë si operator hyja 10 minuta para në sallën e takimit e bëja plane, kur dëgjoj Mehmetin që i thotë Çu En Lait: Neve ata që tradhtojnë marksizëml­eninizmin ia japin plumbin ballit... Ndërsa përgjigjja e udhëheqësi­t kinez më befasoi, ai ia ktheu; Koka nuk është lakër, e kjo nuk është mënyra e duhur. Merrini ata që janë kundra, çojini në një vilë në fshat jepini veprat e Maos dhe Enverit dhe ata të lexojnë, e ndryshojnë mendim.

Në vitin 1971 u transferua­t në Televizion­in Shqiptar, Pse?

Televizion­in donin ta fuqizonin dhe mua, Endri Kekon e Kristaq Dhamon na kaluan për të dhënë përvojën tonë. Kristaqi me Endrin u kthyen ndërsa unë mbeta deri në vitin 1974. Do të kisha vijuar edhe më tej, sikur të mos më vinte lapsi i kuq i partisë, i cili në kuadër të arrestimev­e në TVSH gjeti rastin të më shkarkojë nga

 ??  ?? Dhimitër Lala, partizani 14- vjeçar me dy partizane dalë në Pallatin e Brigadave, më 17 nëntor 1944
Dhimitër Lala, partizani 14- vjeçar me dy partizane dalë në Pallatin e Brigadave, më 17 nëntor 1944
 ??  ??
 ??  ?? Dhimitër Lala duke folur për “GSH”
Dhimitër Lala duke folur për “GSH”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania