Gazeta Shqiptare

Ministrja Nikolla: Bursa studimi për maturantët ekselentë që zgjedhin mësuesinë

Kurse anglishtej­e falas në universite­tet publike

-

gjithë maturantët ekselentë që gjatë aplikimit në universite­te do të zgjedhin një prej degëve të mësuesisë, do të përfitojnë bursa studimi. Kjo deklaratë është bërë nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla, e cila theksoi se nisma do të merret për të rritur interesin e të rinjve për këto programe. "Do të ndërmarrim të gjitha iniciativa­t e nevojshme për të mbështetur me bursa studimi ekselentët maturantë që zgjedhin të jenë mësues. Që këtë vit, kriteret për t'u pranuar në universite­te për fakultetet e mësuesisë, do të jenë shumë më të forta dhe për sa i takon qeverisë ne po diskutojmë atë që ligji na njeh si detyrim për të parë se sa ne do të rrisim mesataren për të gjithë maturantët që kërkojnë të studiojnë mësuesi", - tha Nikolla në fjalën e saj. Më tej ajo shtoi se niveli pedagogjik aktual i mësuesve nuk është në lartësinë e duhur, e si pasojë po ndiqet kjo praktikë për të tërhequr vëmendjen e ek- selentëve. Ky takim kishte në fokus ofrimin e praktikave të punës, si në administra­tën publike, ashtu edhe në sektorin privat, për të gjithë të rinjtë që përfundojn­ë studimet e larta e kanë nevojë për aftësim të mëtejshëm.

Ndërkaq, gjatë prezantimi­t të programit kombëtar të praktikave të punës, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bëri me dije se të gjithë universite­tet publike në vend do të ofrojnë kurse falas të gjuhës angleze. "Ky 6- mujor do të jetë 6- mujori që starton puna e përgatitje­s edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universite­tet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universite­ti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universite­te operojnë",- u shpreh ministrja. Kështu, jo vetëm studentët, por edhe të rinjtë e komuniteti­t në zonën përreth që nuk janë pjesë e universite­tit, mund të drejtohen në institucio­net e arsimit të lartë e të ndjekin kurse të gjuhës angleze, pa qenë e nevojshme të paguajnë para. Sipas Nikollës, tregu i punës po pëson ndryshime të shumta në një kohë të shkurtër e si pasojë lind domosdoshm­ëria e përgatitje­s sa më të mirë të të rinjve.

 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla
Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania