Gazeta Shqiptare

54 mijë të rinj për juridik e ekonomik

Universite­tet, për 2 vite, 27 mijë studentë më pak

-

rinjtë shqiptarë pref erojnë më shumë të studiojnë për ekonomik e juridik, deklaruar kjo nga Instituti i Statistika­ve. Sipas këtij të fundit, në vitin akademik 2015- 2016, që rezultojnë edhe si të dhënat më të fundit, plot 53.760 të rinj, studionin në fakultetin Ekonomik, Juridik apo Shkenca Sociale. Si pasojë këto programe studimi të parapëlqye­ra nga studentët, janë edhe profilet që kanë konkurrenc­ën më të lartë në tregun e punës në Shqipëri. INSTAT tregon se kërkesat për këto fakultete ngelet dominante, pavarësish­t rënies që kanë pësuar nga viti 2013, kur patën arritur kulmin, me afro 68 mijë studentë. Profili i dytë më i kërkuar nga të rinjtë janë shkencat mjekësore, me afërsisht 15% të numrit të përgjithsh­ëm të studentëve dhe ato inxhinieri­ke me rreth 12%. Rënie të theksuar gjatë viteve të fundit ka pësuar ndjekja e shkencave arsimore. Në vitin 2011, afro 21 % e studentëve ndiqnin shkollën për t'u bërë mësues; në vitin 2016 këto degë ndiqeshin nga më pak se 8% e totalit të studentëve. Ndërkaq, numri më i vogël i studentëve paraqitet në fushën e degëve që lidhen me shërbimet, ku në vitin akademik 2015- 2016 ka pasur vetëm 2250 studentë të regjistrua­r. Pas kësaj vjen sektori i bujqësisë me 8383 studentë, e fusha e shkencave të arsimit me 11.236 mijë të rinj. Por edhe numri i studentëve të arsimit të lartë ka pësuar rënie, krahasuar me një vit më parë. Respektivi­sht, në vitin 20132014, studionin plot 173.819 të rinj, ndërsa në 2015- 2016ën, universite­tet në vend kanë numëruar rreth 27 mijë studentë më pak.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania