Gazeta Shqiptare

Vrasja e dy motrave në Zvicër, familja Frroku në Lezhë hap dyert e mortit

Ngjarja, autori i dyshuar kosovari Ruzhdi Buzhala

-

LEZHË - Vrasja makabre e dy motrave nga Ishulli i Lezhës në Zvicër ka tronditur mbarë opinionin publik. Pas lajmit të kobshëm, familja Frroku ka hapur dyert e mortit, kurse disa pjesëtarë të kësaj familje kanë shkuar në Zvicër për të tërhequr trupat e pajetë. Familja e dy motrave, Alma dhe Elda Frroku në lagjen "Xhenjo" të Lezhës, që u vranë në Zvicër është në zi. Ndërkaq, mësohet se vëllai dhe disa pjesëtarë të familjes Frroku kanë shkuar në Zvicër për të tërhequr kufomat. Familjarët e viktimave nuk janë në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë çuar në vrasjen e dy vajzave të tyre, përkatësis­ht 38 dhe 31 vjeçe. Ngjarja e rëndë ka shokuar banorët e Lezhës, të cilët u shprehën se familja Frroku ësh- të e mirë. Ndërkaq, fqinjë të kësaj familje u shprehën se ende nuk e besojnë atë që ka ndodhur. "E njoh prej vitesh familjen Frroku. Është familje e mirë dhe asnjëherë nuk kanë pasur probleme. Për vajzat flasin mirë, por rreziku vjen atëherë kur nuk e pret. U tronditëm kur dëgjuam lajmin për vrasjen e dy vajzave",- tha njëri prej tyre. Për familjarët e motrave Alma dhe Elda Frroku mbetet akoma më enigmatike fakti se dhëndri vrasës ka qëlluar për vdekje edhe kunatën, e cila ishte mysafire në shtëpinë e tyre. Asnjë prej familjarëv­e Frroku nuk pranon të japë ndonjë koment për krimin, por presin që drejtë- sia zvicerane të zbardhë këtë ngjarje tragjike për ta. Dy motrat u vranë në apartament në rrethana ende të paqarta. Ato u goditën me thikë nga bashkëshor­ti i 38vjeçares Alma Frroku. Bëhet fjalë për 54- vjeçarin Ruzhdi Buzhala nga Kosova, i cili është arrestuar nga policia zvicerane. Çifti jetonte prej gati 20 vjetësh në Zvicër dhe nga martesa e tyre kishin 3 fëmijë. Ngjarja ndodhi në Hausen të Kantonit Aargau. Motra e Almës, kishte shkuar nga Franca në Zvicër për të kaluar festat e fundvitit, por gjeti vdekjen e dhunshme.

 ??  ?? Arma që iu sekuestrua 22- vjeçarit
Arma që iu sekuestrua 22- vjeçarit
 ??  ?? I arrestuari, Ruzhdi Buzhala Viktimat, Alma dhe Elda Frroku
I arrestuari, Ruzhdi Buzhala Viktimat, Alma dhe Elda Frroku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania