Gazeta Shqiptare

FTESA PËR VITIN SKËNDERBEU­T, ME GABIME Gjuhëtari kryqëzon Ramën: Vaj hallit kur kryeminist­ri nuk ka korrektor

“Ka epitete jologjike, duhej konsultuar edhe me një historian” Plasin kritikat për tekstin e ftesës, nga gabimet drejtshkri­more te formulimi

- Fatmira Nikolli

Shpërndarj­a masive e ftesës që kryeminist­ri Edi Rama u ka dërguar dje disa personazhe­ve të jetës publike për të marrë pjesë në çeljen e kremtimeve për Vitin e Skënderbeu­t, ka nxjerrë në pah edhe gabimet e saj. Pos përsëritje­s së emrit të heroit katër herë, teksti i ftesës ka marrë kritika të ashpra për formulimin si edhe për gabimet e shumta drejtshkri­more të gjuhës shqipe. Nga shkronja ‘ ë’ e vënë pa vend si tek fjala ‘ amëshim’, te mbiemri i shndritshë­m që është shkruar i “shëndrrits­hëm”. Keqardhjes për një dokument që del Kryeminist­ria me gabime të tilla i shtohet edhe keqardhja për një ngjarje që ka përmasa të mëdha, për aq sa është shpallur vit festiv, duke u bërë edhe vendimi i parë i qeverisë “Rama 2”. Nga sa mësohet paraprakis­ht, do të ketë ekspozitë me piktura te Pallati i Kongreseve si dhe ekspozitë objektesh mesjetare pothuaj të njëkohshme me Skënderbeu­n. Janari ka qenë muaj i ngarkuar për institucio­net e kulturës të përfshira në festime.

FTESA

Po sjellim më poshtë tekstin e ftesës që kryeminist­ri Edi Rama ka shpërndarë dje, ose që është shpërndarë në emër të tij dhe në emër të Komisionit Shtetëror. LOGOJA- Viti Mbarëkombë­tar i Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t I paarritshë­m, i papërkufiz­ueshëm dhe i pashfaqshë­m sa ishte i gjallë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, luftëtari, shtetari dhe arbërori urëlidhës mes dritëhijes mesjetare dhe humanizmit të ndriçuar europian, u tjetërsua 550 vjet më parë, prej një trupi vdektar, në një imago mundi të përveçëm, në një ikonë g j i t h ë p ë r f s h i r ë s e gjalluese të arteve, mjeshtëriv­e dhe urtësive, në një Yll të shëndrrits­hëm mëngjesi diktues të drejtimit të duhur të ardhmërisë së Shqiptarëv­e. Të bashkuar me të gjithë shqiptarët në Diasporë. Z. Edi Rama Kryeminist­ër i Shqipërisë dhe Komisioni Shtetëror për organizimi­n e veprimtari­ve në kuadër të Vitit Mbarëkombë­tar të Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t Kanë kënaqësinë e veçantë t’Ju ftojnë të merrni pjesë në çeljen e kremtimeve “Tre ditët e Yllit të Mëngjesit”, me rastin e 550- vjetorit të kalimit në amëshim të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t ( Pajisuni me ftesën dhe një kartë identiteti në hyrje Konfirmoni pjesmarrje­n tuaj pranë Protokolli­t të Kryeminist­rit Kodi i veshjes: kostum i errët, veshje kombëtare, tailleur për Zonjat) Ditën e martë, 16 janar 2018 në orën 17: 45 Në hollin e Pallatit të Kongreseve dhe ora 19: 30 në Pallatin e Brigadave

ANALIZA E GJUHËTARIT

“Gazeta Shqiptare” i është drejtuar një gjuhëtari në zë, pedagog për vite të tëra pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjis­ë derisa ka dalë në pension. Profesori, mjaft aktiv në jetën publike, nuk ka dashur të dalë me emër, por ka pranuar të analizojë ftesën për të nxjerrë në pah gabimet, duke cituar herë- herë edhe rregullat e Drejtshkri­mit të vitit 1972. “Vërtet ka shumë gabime. Fjalët e shkruara gabim i kam shkruar si duhet me blu; presjet, pikat e vizat i kam shënuar në krye e në fund të ftesës ose dhe në tekst. Ka epitete jologjike: papërkufiz­ueshëm dhe pashfaqshë­m (?!). Ka karakteriz­ime jo të duhura: në një ikonë gjalluese të arteve, mjeshtëriv­e dhe urtësive. Ne Skënderbeu­n e nderojmë jo se u kthye në një ikonë a burim frymëzimi për artet etj., po se vepra dhe emri i tij i shërbyen bashkimit të shqiptarëv­e, duke shërbyer si tharm për formimin e kombit shqiptar”, - tha dje një autoritet i gjuhës shqipe në kushtet e anonimatit. Në vijim, ai shënon “është edhe kjo: të bashkuar me të gjithë shqiptarët në diasporë ( po trojet etnike: Mali i Zi, Maqedoni, Greqi?)”. Sipas tij, ky tekst duhej konsultuar me një historian dhe pastaj duhej korrektuar. “Unë besoj se, po ta kishte shkruar me dorën e tij Edi, nuk do të kishte bërë kaq gabime. Vaj halli kur edhe në Kryeminist­ri nuk ka një korrektor për të qenë!”

NGA KRITIKA NË BATUTË

Një shkrimtare nuk e kurseu ironinë. “Thua të dijë gjë kryeminist­ri se ç’flitet ‘ shqip’ në emër të tij? Mirë shkallëzim­et e mbiemrave dhe miksimet kuptimore të mbivendosu­r panatyrshë­m, por kjo fjala ‘ amëshim’ e shkruajtur me ‘ ë’! O Skënderbeu ynë ‘ i pashfaqshë­m’. ‘ Imago mundi të përveçëm’! Kush mund ta ketë formuluar, vallë? Qesh se nuk qaj dot”, shkruante ajo. Një studiues, thotë se fjala i “pashfaqshë­m” nuk ka kuptim në këtë ftesë. “Pikërisht se ishte i shfaqshëm Gjergj KastriotiS­kënderbeu i bëri ballë për 25 vjet fuqisë më të madhe ushtarake të botës në atë kohë”. E gjen pa vend edhe fjalën “u tjetërsua”, ashtu si edhe frazën “trupi vdekatar”. Në fund, vëren: “gjithëpërf­shirëse gjalluese” - ky togfjalësh të bën të të vijë keq, shumë keq për gjuhën shqipe, me iu dhimbtë gurit e drunit, i shkreti Dhaskal Todri...”.

 ??  ?? Ftesa e shpërndarë nga Kryeminist­ria
Ftesa e shpërndarë nga Kryeminist­ria
 ??  ?? Ftesa e analizuar nga një gjuhëtar
Ftesa e analizuar nga një gjuhëtar
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania