Gazeta Shqiptare

Barazia gjinore dhe “paketa sociale” në funksion të saj

-

tyre, nga fëmijët e tyre, nga punëdhënës­it e tyre, nga shteti dhe pse jo edhe nga feja.

Po, po nga feja! Si, do thoni ju? Në Shqipëri pas viteve 90- të njerëzit kanë vërshuar nëpër kisha e xhamia, gjë që u është ndaluar në regjimin e E. Hoxhës me ndërtimin e të ashtuquajt­urit “njeriu ri i realizmit socialist”. Dhe kjo solli disi një ekuilibër social, siç ndodh kudo në botë. Por kush i menaxhon mbarëvajtj­en e tyre, d. m. th. objektivat, ligjërat dhe kurrikulat e tyre? A keni vënë re para xhamive sa shumë njerëz shkojnë e falen, me mjekër ose jo, me shamia e tek tuk pa shami?! E këto të fundit presin të mbarojë lutja, e të dali ai- bashkëshor­ti, i fejuari, apo burri besimtar… Dhe si fillim, ato besojnë se ai nuk u kërkon të mbulohen me shami. Por, pas disa javësh, pak e nga pak “ai” lë mjekër, e pak nga pak rëndohet, mbyllet në vetvete me kuran në dorë, dhe nuk t’i hedh më sytë me respekt, derisa të kesh mbuluar kokën me shami… Ato besojnë, se askush nuk i detyron të mbajnë shami, por ata( meshkujt e tyre) nuk besojnë me tek ato dhe nuk i respektojn­ë më si dikur, sepse ato duhet të mbajnë shami. Me zë ose jo, kjo është dhunë, mbase dhunë verbale, dhe gratë duhet te bëjnë si i thonë ata… Kjo është barazia gjinore?! E për çfarë “pakete sociale” mund të flitet në Tiranën tonë? Ironike, e dhimbshme, e lënë në mëshirë të fatit dhe kjo “barazi gjinore”.

Shoqëria njerëzore përgjatë historisë ka pasur prirjen që të shtypë të dobëtit, të frustrojë të margjinali­zuarit dhe të shfrytëzoj­ë qeniet e brishta, siç janë dhe gratë, duke u mohuar dinjitetin e merituar. Në këtë kontekst shpesh ato, dekada më parë janë konsiderua­r si shërbëtore, si urdhër zbatuese apo si objekte- mjete të rëndomta te jetës, të cilat janë pronë e bashkëshor­tit të tyre. Kjo tashmë nuk mund të besohet dot, por raste ka boll në realitetin shqiptar, veçanërish­t rural; pse jo dhe në zemër të Tiranës.

Barazia gjinore në vendin tonë gjen zbatim vetëm për detyrimet që kanë gratë, dhe aspak për të drejtat e tyre. Si p. sh. kur gratë dalin në pension, po aq sa burrat duhet të arrijnë moshën 67 vjeç. Duhet harruar këtu, sa patriarkal­e është familja shqiptare, ku gruaja punon e kontribuon në të për çdo gjë nga mëngjesi e gjer vonë në mbrëmje, kur pushon e rraskapitu­r ato pak orë gjumë. Gruaja shqiptare në familje punon pa pushim çdo punë, dhe këtë e bën pa asnjë shpërblim, veç kënaqësisë mëmësore. Dhe, akoma ka raste rëndom ku burri ha, pi e madje mban këmbët lart mbi tavolinë… e ndërsa ajo punon.… Edhe kjo është “barazia” jone gjinore?!

Psikologji­a detajon qartë se, personin me të cilin jeton mund ta njohësh shumë mirë, nëse ke një debat, një hall, a një konflikt familjar, të cilin ai duhet minimalish­t të të mbështesë. Por, jo, sjellja e tij lexohet qartë dhunshëm, sidomos kur ai ndjehet i pazoti, dhe kur nuk ka të drejtë reagon duke bërtitur, sharë, përçmuar apo rënë me grusht tavolinës…

Dhe kjo marrëdhëni­e evoluon keq e me keq në kohë, sa më shumë modele të tillë të ketë jetuar ky mashkull nga origjina e vet familjare dhe shoqërore gjate rritjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania