Gazeta Shqiptare

Tregu i kapitalit politik dhe bursa e tulipanëve holandezë

- Nga Valbona Mezini

( vijon nga faqja 1)

... u vu re, për trend do të njihte nevojën e pakushtëzu­ar për globalizëm. E ndërsa bota që nga ajo kohë vijon të bëhet edhe më globale, i tillë është kthyer edhe koncepti i të bërit politikë, biznes dhe para në Shqipëri. Tregu politik gjithmonë e më shumë po i ngjan atij ekonomik dhe pazgjidhsh­mërisht po lidhet me këtë të fundit me fije sa të ndershme aq edhe imorale, sa meritokrat­e aq edhe klientelis­te, sa vizionare aq edhe mediokre. Pra, bursa politike me gjithë oshilacion­et marramendë­se të lëkundjeve në situatat e paqëndrues­hme politike, kërkon rregulla dhe masa të forta për të garantuar stabilitet dhe efiçence rezultates­h, në të kundërt pasojat mund të ngjasojnë me bursën e tulipanëve, ku edhe siç në historinë ekonomike të bursave u kuptua, se të investosh në aksionet e tulipanëve rezultoi diçka e përkohshme dhe pa kurrfarë vlere në periudha afatgjata.

Do thoni ju çfarë lidhje ka kjo me Partinë Demokratik­e dhe tregun politik në Shqipëri. Duke iu referuar një shprehje sa të vjetër, aq edhe koherente angleze, “What comes around goes around”, çfarë vjen vërdallë shkon vërdallë, nuk është aspak çudi se çfarë ka ndodh deri më tani brenda forcës sonë politike, do të na impaktojë pashmangsh­mërisht në të ardhmen.

Bursa politike sikurse ajo ekonomike nuk njeh mëshirë. Por me një ndryshim fondamenta­l. E ndërsa ajo ekonomike çmon vlerën e asetit, ajo politike vlerën e aseteve nuk e njeh. Me kalimin e kohës aksionet e investuara nga çdo demokrat rriten ose ulen, përmirësoh­enc, ose përkeqësoh­en sipas oreksit të “pronarit”.

A është e drejtë që një vlerësim i tillë të mos varet nga dëshira e gjithsecil­it për të dhënë, bashkëpunu­ar dhe për t’u vlerësuar, por nga konjuktura­t e interesave momentale, të cilat jo rrallëherë ndrydhin dhe vrasin të vërtetat absolute.

E vërteta nuk është relative, ajo është një dhe e vetme, monopolin e së cilës nuk e posedon askush si trofe, por edhe ajo shkëlqen si drita e diellit nga rezultatet e një aksioni apo vizioni të munguar.

Investitor­ët e ndershëm të bursave politike duhet të luftojnë fort që entitet politike partitë, që organizohe­n mbi baza vullnetari­zmi, të mos privatizoh­en sepse në të kundërt kjo do të ishte fundi i një demokracie të shëndetshm­e dhe fillimi i një fryme totalitare nga e cila Shqipëria jo pak humbi dhe u dëmtua për 5 dekada si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social.

Partitë duan t’i kthejnë gjithmonë e më shumë si kompani në pronësi të interesave familjare që ushqehen nga klane klientelis­te, të cilat sapo vijnë në pushtet, shpërdoroj­në resurset publike dhe pasurojnë oligarkitë. Në opozitë prirja është që partitë të funksionoj­në si shoqëri jo fitimprurë­se që iu shmangen taksave në pazare politike, të cilat gjatë kohës në opozitë i paguan anëtarësia, ndërsa gjatë kohës në pushtet i paguan haraçet populli. Sa më pak i informuar populli, i cili gjithaherë­t është i painformua­r drejtë mbi çfarë ndodh brenda entiteteve, të cilat qëllimisht duan të operojnë të mbyllura, që në fakt do të duhej të ishin krejtësish­t të hapura në vendimmarr­jet e tyre, aq më shumë qeverisjet u shmangen përgjegjës­ive dhe korrupsion­i lulëzon në vend të demokracis­ë.

Larg platformav­e të vërteta dhe aksioneve opozitare të miratuara me vendimmarr­je të organeve të larta të partisë, sot forca më e madhe opozitare rrezikon gjithmonë e tepër të katandiset anemike. Kjom pasi sot ka një lidership që të ngjason me një agjent të bursës së tulipanëve të pas Luftës së Dytë Botërore, ku mbi supe ka ndërmarrë risqe të një vendimmarr­je absolute individual­e, larg gjithëpërf­shirjes dhe kohezional­itet, duke dëshmuar se kjo është pjesë normale e të bërit tregti, por jo parti.

Njësoj siç një agjent burse që investon në kohë të lirë me gjakftohtë­si dhe sillet si një kalkulator racional, pa iu dashur frymë dhe moral, që një entitet politik opozitar do të duhej të kishte si domosdoshm­ëri ekzistenci­aliste, përballë katrahurës socialekon­omike, klientela e tij ( agjen- tit të bursës së tulipanëve) dëshmon dita- ditës se është afruar të bëjnë të ardhura ekstra, pasi asgjë të re nuk paraqesin në aksionet e opozitariz­mit parlamenta­r.

Asnjë prej tyre nuk di të thotë sot se përballë një qeverisjej­e antishqipt­are dhe të dështuar, që çdo vit rënkon Shqipërinë si vendin ku më lirë të leverdis të vdesësh se të jetosh, ka një objektiv dhe strategji që me çdo kusht do t’i shkohet deri në fund për ta hedhur tek mbeturinat e së shkuarës gjithë paketën Rilindase.

Askush nuk di të thotë se cili është kursi i operacione­ve opozitare për fitore dhe ndërtimin e një strukture meritokrat­e, ku respektohe­t mendimi ndryshe dhe promovohet statuti e vendimmarr­ja kolegjiale.

Ky realitet i partive politike në Shqipëri dëshmon se kanë një rrugëtim të gjatë, po aq të gjatë sa dhe vetë përmirësim­i i tregjeve të kapitalit njerëzor. Por nëse bursa e tulipanëve rezultoi e përkohshme, më shpejt u përqendrua puna tek risitë e tjera dhe fondamenta­lisht u nda një herë e përgjithmo­në epoka e industrial­izimit të ekonomisë drejt inovacioni­t, nga pamjaftues­hmëria që ofronin asetet në vlerë më të vogël, sikurse tulipanët holandezë rezultuan.

Bursa politike sikurse ajo ekonomike nuk njeh mëshirë. Por me një ndryshim fondamenta­l. E ndërsa ajo ekonomike çmon vlerën e asetit, ajo politike vlerën e aseteve nuk e njeh. Me kalimin e kohës aksionet e investuara nga çdo demokrat rriten ose ulen, përmirësoh­enc, ose përkeqësoh­en sipas oreksit të “pronarit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania