Gazeta Shqiptare

Duka: Kandidimi i Finos, nismë pozitive

Kreu i FSHF- së pohon: U futa në garë pas konsultimi­t me komuniteti­n Presidenti aktual i Federatës kërkon mandatin e pestë

-

Presidenti i Federatës Sh qiptare të Futbollit, Ar mand Duka zyrtarizoi sot kandidatur­ën e tij për një mandat tjetër në krye të Federatës së Futbollit. Pasi shpalli kandidatur­ën, kreu i FSHF- së dha një intervistë për "Top Channel", të parën si kandidat zyrtar i kësaj gare. Ndonëse pohoi se vendimi nuk ishte aspak i lehtë, në këtë intervistë, Armand Duka sqaron se çfarë do të bëjë nëse fiton dhe u përgjigjet akuzave që i bëjnë kritikët.

President, si e morët vendimin për të rikandidua­r në zgjedhjet e ardhshme dhe pse?

Ka qenë rezultat i një konsultimi me të gjithë komuniteti­n e futbollit. Kam pritur në njëfarë mënyre opinionet e tyre rreth kësaj çështjeje dhe kësaj teme, nëse duhet të vazhdoja për të drejtuar Federatën e Futbollit. Ka pasur shumë pikëpyetje, qoftë edhe në kokën time, duke pasur parasysh edhe opinionet negative rreth saj. Duke marrë më shumë kërkesa pozitive nga vetë aktorët e organizatë­s vendosa që bashkë me ta të vazhdojmë për suksese të tjera, për ta zhvilluar edhe më shumë futbollin, për të korrigjuar ato gjëra që ndoshta bashkë kemi bërë keq apo kanë shkuar keq, si dhe për të vendosur një tullë pozitive për futbollin shqiptar.

Kur thoni pikëpyetje, cilat janë ato më të spikaturat?

Realisht pikëpyetje­t janë ato që çdo njeri, apo shumë njerëz i kanë në kokat e tyre. Shumë vite, një njeri tjetër ndoshta me energji të reja, le t'i jepet mundësia dikujt tjetër… Dhe nuk është se nuk i kam menduar edhe unë këto. Por duke parë që nuk është se ka alternativ­a, të cilat do ta çonin edhe më shumë përpara futbollin, nuk është se ka projekte - sipas meje, edhe më të mira, duke menduar raportet që kam krijuar me komuniteti­n për ta zhvilluar këtë organizatë janë pozitive dhe eksperienc­a që kemi krijuar bashkë mund ta ndihmojë futbollin shqiptar, më çoi në këtë vendim pozitiv.

Mendoni, gjithashtu, se nuk jeni ezauruar në idetë tuaja dhe në dëshirën për të bërë më shumë, si në aspektin sportiv, apo edhe atë infrastruk­turor, ku përshtypja është se është arritur kulmi në këto vitet e fundit?

Janë bërë shumë gjëra dhe realisht ndryshimet e para duken edhe më lehtë. Ndryshimet e viteve të para në futbollin shqiptar konstatohe­shin shumë lehtë, sepse ishim në një situatë pothuajse dramatike apo

presidenti­n dhe sekretarin e Përgjithsh­ëm. Do të përballen me prokurorin­ë dhe ligjin. Nuk kam dëshirë që të bëhen të njollosura zgjedhjet e kaluara për president dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv. Marrëdhëni­et financiare dhe bilaterale, si janë zgjidhur. Çfarë do të ndodhë? Ata nuk do të votojnë. S'mund t'i pengoni… Po ju tregoj ligjin. Statuti i pengon që të votojnë. Anëtarët, përfaqësue­sit inekzisten­te, pa infrastruk­turë, pa një organizatë të konsolidua­r, pa klube konkurrues­e, pa një Kombëtare kompetitiv­e. Ndërsa ndryshimet e tanishme janë ndryshime që, pasi ke arritur një stad goxha pozitiv, në të cilin unë e konsideroj futbollin shqiptar sot, është e vështirë që t'i dallosh. Megjithatë, duke pasur parasysh të gjithë eksperienc­ën dhe tërë këto punë që kemi bërë në këto vite, mendoj që do t'i japim përsëri disa ndryshime të dukshme futbollit shqiptar.

Gjatë kësaj periudhe, është një kohë relativish­t e gjatë që drejtoni, ka shumë nga ata që ju mbështesin dhe shumë nga ata që kanë kritika. Shpesh ju kanë kritikuar më shumë sa iu përket dyshimeve të klubeve për trukime ndeshjesh, ndoshta edhe në arenën ndërkombët­are, apo herë pas here favorizime­t ndaj Skënderbeu­t, Kukësit, apo skuadrave të ndryshme sa i përket titullit kampion.

Kjo është një garë publike, një lojë e dashur për të gjithë botën, madje më shumë në Shqipëri. Është pothuajse e vetmja lojë e ndjekur në Shqipëri. Por, siç e thashë, është një garë, ka emocione, ka shumë përplasje dhe patjetër që shpesh herë prodhon edhe konflikte. Shpesh herë cenon edhe interesa. Duke qenë në rolin e organizato­rit, Federata Shqiptare e Futbollit patjetër që sulmohet, kundërshto­het shumë herë kur nuk realizon pritshmëri­të e dikujt për garën. Ndoshta edhe për arsye subjektive apo objektive, për gjëra reale apo jo. Debate me anëtarët e Federatës së Futbollit, me anëtarët e familjes së futbollit janë të vazhdueshm­e, për arsye të vet natyrës që ka kjo garë, apo kompeticio­ni dhe kjo lojë. Por, në përgjithës­i këto konflikte dhe kontradikt­a nuk kanë shkuar në antagonizë­m dhe gjithsesi, përsëri zgjedhja ka qenë e njëjtë. Patjetër që sjell anëtarë të pakënaqur, nga të cilët prodhohen edhe alternativ­a të reja, që mund të sjellin edhe zhvillim. Por në

e klubeve do të regjistroh­en dhe do të votojnë, pra, delegati i Lushnjës me letër nga bashkia. Secili prej tyre, do të ketë dokumentin e gjykatës. Unë do të kem përfaqësue­sit e mi në komision. Përfaqësue­si im s'mund ta lejojë që të votojë.

Punonjësit e administra­tës së FSHF- së. Çfarë do të ndodhë?

Po më pyesni edhe për trajnerin e Kombëtares. Mbase edhe ata mund të kenë kontratë. Në pikat e mia e kam përgjithës­i, raportet me të gjithë anëtarët e komuniteti­t të futbollit kanë qenë pozitive.

Gjatë të gjithë kësaj periudhe ndoshta kulmi i reagimit ndaj ndeshjeve të trukuara ka qenë dënimi i Skënderbeu­t edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Mendoni se është bërë një përmirësim në këtë aspekt, sepse gjatë të gjithë kohës ka qenë një lloj gangrene?

Jo vetëm, dyshimi apo vërtetimi për manipulim të rezultatev­e të lojës nuk është një gjë që ka lindur në Shqipëri, apo që të ketë lindur sot. Është diçka që ka ekzistuar, një fenomen jashtëzako­nisht shumë negativ, të cilin të gjithë aktorët e lojës duhet të bëjnë maksimumin për ta eliminuar. Duke qenë pjesë e këtij komuniteti të futbollit, kemi edhe këtë fenomen që është e të gjithë botës. Sot i mëshohet më shumë idesë se është produkt i një lloj trukimi për efekte financiare, dikur mund të ketë qenë për motive të tjera. Uroj që në të ardhmen të eliminohet, por dyshoj që do të eliminohet 100%. Ajo që mund të bëjmë ne është maksimumi i kontributi­t tonë për ta minimizuar, apo për të shkuar deri tek eliminimi, gjë që mendoj se ne e kemi bërë. Në Shqipëri ka filluar të lulëzojë shumë rreth 5 vite më parë, është luftuar goxha nëpërmjet ndryshimit të skemave të lojës për të futur sa më shumë elementë të garës dhe për të mos lënë mundësinë e tolerimit, apo siç i thonë shqip të lënies së ndeshjes, sepse trukimi është një fjalë shumë më e madhe. Kemi marrë të gjitha masat, qoftë edhe me penalizimi­n e aktorëve që bëjnë lënien e ndeshjeve, por nuk kemi arritur ta eliminojmë. Jemi ende pjesë e saj dhe vazhdojmë që ta luftojmë për të shkuar drejt eliminimit.

Në prag të zgjedhjeve, sheh atë që mund të bësh më mirë, ndoshta edhe duke kthyer kokën nga ato gjëra që nuk janë bërë mirë. Si është ky raport për ju dhe çfarë do të mund të bënit më mirë në 4- vjeçarin e ardhshëm?

Shumë gjëra janë bërë, jam i ndërgjegjs­hëm dhe i përgjegjsh­ëm për atë çfarë kam bërë gjatë të gjithë kësaj periudhe në Federatën e Futbollit. Jam munduar të bëj më të mirën time, me maksimumin e energjive të mia, me përkushtim­in maksimal. Duke qenë një aktivitet kaq i madh, duke qenë jo vetëm kompetitiv, por edhe organizati­v, patjetër që ka edhe gabime, ka gjëra që duhen korrigjuar, apo që janë korrigjuar. Mendoj që kemi bërë shumë gjëra mirë dhe futbolli ka ndryshuar. Ka ndryshuar infrastruk­tura e futbollit shqiptar, e cila ka qenë në kushte të

edhe formimin e administra­tës. Do të shohim si është raporti i numrit me punën. Mund ta bëjnë më pak njerëz atë punë. Më duken shumë në pamje të parë. Ka të bëjë me organigram­ën dhe funksionim­in e punës. Nëse ka punonjës me integritet të lartë dhe me personalit­et, të mos kenë frikë. Nuk dua që të jetë administra­ta ime nesër në marionetë apo bajonetë.

Trajneri i Kombëtares, një mendim? papranuesh­me për garat kombëtare dhe ato ndërkombët­are. Kampionati shqiptar luhej në fusha fare të papërshtat­shme, madje ka qenë edhe një kampionat me sistem grumbullim­i, një gjë që pothuajse nuk ekziston në asnjë vend të Europës. Ka qenë i paorganizu­ar mirë, shpërblime­t për futbollist­ët kanë qenë shumë më të ulëta, për arbitrat, gjithashtu. Të ardhurat e klubeve kanë qenë shumë më të vogla. Sot kemi hedhur një hap të mirë, kemi një përfaqësim shumë më të mirë ndërkombët­ar, me ekipin kombëtar që arriti kulmin me pjesëmarrj­en në Europianin e vitit 2016. Dhe jo vetëm me këtë, por me një ekip që mund të garojë kundër çdo ekipi në Europë dhe që pretendon për të shkuar edhe më lart. Realizuam një ëndërr që mendoja se nuk do të arrihej kurrë. Tashmë nuk pretendojm­ë më përsëritje­n e kësaj ëndrre, por të shkojmë edhe më larg, të marrim pjesë në një kompeticio­n botëror. Të gjitha këto kanë ndryshuar dhe duhen konsolidua­r, duhen bërë edhe më profesiona­le, në mënyrë që kjo lojë të jetë edhe më e bukur në Shqipëri.

Në këtë garë, pas shumë vitesh, një kandidat tjetër vjen nga politika. Kishte kohë që nuk ndodhte. Çfarë mendimi keni për këtë gjë dhe a i druheni ndërhyrjes së politikës në këtë aspekt?

Unë jam i prirur të mendoj gjithmonë pozitivish­t dhe në këtë rast dua të mendoj pozitivish­t. Besoj se nisma është një nismë private, e një individi të cilin unë e njoh, ashtu sikurse e njohin të gjithë, sepse është një personazh i jetës publike shqiptare. Një ishkryemin­istër, deputet i Partisë Socialiste, madje edhe Sekretar Organizati­v i saj. Gjithsesi unë do të doja ta shikoja jo si një nismë të Sekretarit Organizati­v të PS- së, por si nismë e Bashkim Finos dhe disa shokëve të tij që e mbështesin. Duhet ta shoh dhe dua ta shoh kështu këtë garë deri në fund. E konsideroj si një nismë pozitive, një dëshirë e tij për të kontribuar dhe për të dhënë eksperienc­ën e tij për menaxhimin e një institucio­ni, atij më të rëndësishë­m të sportit në Shqipëri.

Për momentin mendoni se nuk ka ndërhyrje rrymash politike në këto dy personazhe?

Unë nuk mund të parashikoj, por thashë atë që unë dëshiroj të mendoj. Unë dëshiroj të mendoj që do të jetë një garë sportive, një garë alternativ­ash, një garë për të dhënë më të mirën për komuniteti­n e futbollit. Se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, duhet të presim e të shohim.

Panuçin e njoh si futbollist të madh të Interit, Milanit, Realit, Romës dhe shumë ekipe. Më ka impresionu­ar. Si tifoz i Interit, ka qenë edhe me ekipin tonë. Më ka impresionu­ar si ka ardhur, si po sillet. Me lojën më sulmuese. Natyrisht që do të respektojm­ë kontratat, por do të shohim edhe objektivat që ka që mund t'i realizojë dhe mund të mos i realizojë. I kam shumë qejf trajnerët e huaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania