Gazeta Shqiptare

Ministrja e Drejtësisë, kërkesë KLD: Të shkarkohet gjyqtari Curri

Pesë ish- punonjës padisin në gjykatë Etilda Gjonajn, shkak largimi nga puna "Hetim disiplinor për gjyqtaren Enkeleida Hoxha"

- Ina Allkanjari

Pas lëvizjeve të kryera së fundmi në prokurori nga Arta Marku, tashmë edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Petraq Curri dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha. Këtë kërkesë Gjoni ia ka paraqitur zyrtarisht Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të hetimit disiplinor të zhvilluar ndaj gjyqtarit Curri, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar shkelje të rënda profesiona­le që diskredito­jnë figurën e tij. Bëhet fjalë për rastin e të pandehurit Alket Hatiaj, i cili u lirua në korrik të vitit të kaluar nga ky gjyqtar. Hatiaj kërkohet nga Italia për trafik heroine dhe kokainë, dhe ishte pikërisht gjyqtari Curri, i cili nuk pranoi kërkesën e prokuroris­ë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg ndaj tij me qëllim ekstradimi­n. Në lidhje më këtë vendim, më herët gjykata e Durrësit ka arsyetuar se kërkesën e prokuroris­ë për caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për efekt të ekstradimi­t ndaj të pandehurit Alket Hatiaj, ka qenë e pabazuar. Kjo pasi kërkesa nuk shoqërohej me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë për caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg" për shtetasin Alket Hatija për efekt të ekstradimi­t, kërkesë kjo e cila është kusht për caktimin e masave shtrëngues­e për efekt të ekstradimi­t. Sakaq Ministrja Gjonaj, ka kërkuar hetim disiplinor edhe për gjyqtaren e Krujës, Enkelieda Hoxha. Kjo gjyqtare nëntorin e kaluar ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshti­m me dispozitën ndaluese të ligjit. Pas

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania