Gazeta Shqiptare

A takoi Tahiri Habilajt? Aliaj rrëfen kontaktet gjatë pushimeve në Greqi

Prokuroria merr në pyetje shoferin e dytë të ish- ministrit

-

Prokurorët

morën dje në pyetje shoferin e dytë të ish- ministrit Saimir Tahiri. Shtetasi Alban Aliaj, shoferi i dytë i ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që më herët ka qenë punonjës i Gardës së Republikës është thirrur nga prokurorët që po hetojnë dosjen "Tahiri- Habilaj". Emri i Aliajt ka dalë pas këqyrjes në sistemin TIMS. Gjatë muajit gusht 2014, Alban Aliaj ka shkuar në Greqi me një automjet zyrtar. Në të njëjtin moment ka shkuar në Greqi edhe Artan Habilaj, në bordin e "Audi"- t AA 003 GB. Gjatë pyetjeve në prokurori, ish- shoferi i Tahirit ka pranuar se Artan Habilaj ka mbërritur në Greqi dy ditë pasi ministri Tahiri ndodhej në plazh me bashkëshor­ten. Pas takimit mes të dyve, automjeti "Audi" AA 003 GB me të cilin udhëtoi Artan Habilaj qëndroi në Greqi, kurse vetë Habilaj u kthye në Tiranë me ish- shoferin e Tahirit. Në dëshmitë e tij Saimir Tahiri ka këmbëngulu­r se automjetin "Audi" e ka shitur që prej 2013- ës dhe se nuk ka pasur kontakt me Habilajt. Kurse ngjarja për të cilën prokurorët kanë siguruar dëshminë e ish- shoferit ka ndodhur në 2014- ën. Burimet nuk konfirmojn­ë se për çfarë u shërben kjo dëshmi prokurorëv­e, të cilët nuk e kanë vendosur ende se kur do ta marrin në pyetje vetë ish- ministrin Tahiri. Por, me gjithë numrin e lartë të të pyeturve, ku nuk kanë munguar edhe zyrtarë të lartë policie, prokuroria e humbi betejën paraprake në gjykatë për ndalimin e daljes jashtë shtetit të Saimir Tahirit si edhe për arrestin me burg të Orest Sotës, biznesmeni­t që iu gjetën në automjet patentat detare të ish- ministrit dhe mbi 860 mijë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania