Gazeta Shqiptare

Rama: Krerët e burgjeve, spitaleve e hipotekave, 3 muaj provë

Qeveria mblidhet në Lezhë, opozita proteston në Torovicë: Tepsinë do ta çoj për skrap "Mjekët që shkojnë aty ku ka mungesa do të marrin 2.5 mln lekë bonus"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama i publikoi dje vetë vendimet e qeverisë, që këtë herë ndodhet në Lezhë për fundjavë. Kreu i qeverisë njoftoi se në bashkëpuni­m me kryetarët e bashkive në rang vendi është përcaktuar një listë me 100 fshatra, ku do të stimulohet zhvillimi i integruar rural. Ai zbuloi se Fishta e Lezhës është prej këtyre 100 fshatrave. Ai bëri me dije se një tjetër vendim është projekti i rrugës kombëtare Milot- Balldren, me të gjitha veprat e artit dhe me tunelin që mundëson kalimin. Po kështu, qeveria do të mundësojë edhe ndërtimin e aksit të ri që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën dhe do të mundësojë integrimin e të gjithë asaj zone me një potencial të jashtëzako­nshëm për zhvillimin e turizmit, siç u shpreh Rama. Kryeminist­ri tha se në mbledhje kishin diskutuar edhe për një numër projektesh infrastruk­ture pikërisht për zonën e Shëngjin- Velipojës, që përfshihen në një program të posaçëm investimes­h për zhvillimin rural me përparësi turizmin, pro- jektin e rindërtimi­t të terminalit të pasagjerëv­e dhe të hyrjes në Portin e Shëngjinit, si dhe projektin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit, ose siç e quajnë lezhjanët, rrugën e Torovicës. "Më vjen shumë mirë që më në fund, ata që e kishin pas marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë po interesohe­n, duke stimuluar protesta dhe i përshëndes, sepse kjo do të thotë që pavarësish­t kësaj, kur e kishin në dorë ta bënin rrugën, i bënë asaj atë që s'thuhet. Tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh", u shpreh Rama, duke i kthyer një përgjigje edhe Në mbledhjen e qeverisë është vendosur një program i plotë restaurimi i memorialit të Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. "Ne kemi bërë sa kemi mundur dhe gjendja e sotme e memorialit lë shumë për të dëshiruar në raport me atë që duhet të jetë", tha dje Rama.

opozitës, e cila e priti me protesta pikërisht në Torovicë.

REFORMA E UJIT

Rama njoftoi edhe vendimin e qeverisë për të subvencion­uar nga shteti kontratat dhe vendosjen falas të matësve të ujit për të gjitha familjet në nevojë. Sipas tij, familjet në nevojë, përveçse do të marrin matësit pa pagesë, do të shpëtojnë nga barra e aforfeve, sipas tekave të faturistëv­e lokalë dhe njëkohësis­ht do të mund të shërbehen më mirë sesa deri sot. Në fund të vendimeve që ai publikoi, njoftoi se të gjithë ata

mjekë që do të shkojnë në ndihmë të komunitete­ve jashtë zonave të mëdha të banuara ku është nevoja për mjekë specialist­ë në spitale, qofshin rajonale, qofshin bashkiake do t'u jepet bonusi deri në 2.5 milionë lekë ( të vjetra) mbi rrogën. I pyetur nga gazetarët lezhjanë në lidhje me emërimet e drejtorëve në spitale e hipoteka, Rama u shpreh: "Vendosmëri­a ime për t'i shkuar deri në fund procesit të çuarjes së tepsisë për skrap është më e madhe seç ishte kur jam zotuar për këtë dhe do të jetë çdo ditë e madhe, pasi vështirësi­a në këtë proces nuk është se do të jetë më e vogël, por është çdo ditë e më e madhe. Ndërkohë që mos harroni, të gjitha pozicionet ku ne po bëjmë ndryshime kanë kushtin e provës. Pra, kemi drejtorë të rinj në spitale, janë 3 muaj në provë. Kemi drejtorë të rinj në burgje, janë 3 muaj në provë. Kemi drejtorë të rinj në hipoteka, janë 3 muaj në provë e kështu me radhë. Është një sfidë", tha Rama. Ndërkohë, pas mbledhjes Rama ishte së bashku me ministren e Kulturës dhe kreun e Bashkisë së Lezhës, që i përket Partisë Demokratik­e në Lezhë, në prezantimi­n e projektit të rehabiliti­mit të plotë të memorialit të varrit të Skënderbeu­t në rrënojat e Kishës së Shën Kollit. "E kam parë edhe më të mjerë memorialin, se e kam vizituar në shoqërinë e deleve që hanin plehra. Si ministër Kulture në atë kohë i dhashë jetë një projekti të parë për memorialin, më pas si kryeminist­ër mbështeta një projekt tjetër, që solli rindërtimi­n e qendrës dhe sistemimin pjesor përreth memorialit dhe sot, ne do flasim për projektin për vetë memorialin që do të rilindë, siç i ka vërtetë hije Lezhës dhe siç me të drejtë, edhe ju e dëshironi.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e qeverisë në Lezhë
Mbledhja e djeshme e qeverisë në Lezhë
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania