Gazeta Shqiptare

Ilir Meta: Agjendë gjithëpërf­shirëse dhe afate konkrete anëtarësim­i në BE

Presidenti diskuton me homologen kroate për Ballist Morinën: Të gjendet një zgjidhje Presidentë­t do të vizitojnë komuniteti­n e Arbanasve të Zarës

- Darina Tanushi

Presidenti Ilir Meta nisi dje një vizitë zyrtare në Kroaci. Ai u takua së pari me homologen e tij, Kolinda Grabar- Kitarovi. Në fokus të këtij takimi kanë qenë disa tema, duke veçuar marrëdhëni­et mes dy shteteve dhe të ardhmen e tyre. Po ashtu, mësohet se në fokus të takimit ka qenë dhe Ballist Morina, i cili ndodhet i arrestuar në ketë vend. Meta dhe Kitarovic kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast. President Meta në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimi­t në Serbi, thirri në një takim ambasadore­n kroate në Shqipëri. Pas këtij takimi, Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimi­n e Morinës për në Serbi. Gjatë bisedës me homologen kroate,

Presidenti Meta shprehu mirënjohje­n e thellë për mbështetje­n e fortë që Presidentj­a Grabar- Kitarovi? dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërish­t në kuadër të procesit të integrimit evropian. Duke iu referuar lidhjeve të forta historike dhe marrëdhëni­eve të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe vizionit të përbashkët euroatlant­ik, Presidenti Meta theksoi se ka ardhur koha që këto marrëdhëni­e të ngrihen në nivelin e Partnerite­tit Strategjik. Presidenti Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë rolin dhe kontributi­n e komuniteti­t shqiptar, që jeton në Kroaci si urë lidhëse në forcimin e marrëdhëni­eve miqësore midis dy vendeve. Të dy presidentë­t ranë dakord që në kuadrin e Vitit të Skënderbeu­t, të zhvillojnë një vizitë të përbashkët tek komuniteti 300- vjeçar i Arbanasve të Zarës. Të dy presidentë­t theksuan domosdoshm­ërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE- së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishë­m që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo- Brijunit. Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetje­n e Kroacisë

për çeljen së shpejti të negociatav­e të anëtarësim­it në BE, mbështetje shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe inkurajues­e për vijimin e reformave dhe përmbushje­n e kritereve të nevojshme. "Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit

Perëndimor një agjendë gjithëpërf­shirëse dhe afate konkrete anëtarësim­i në BE", - nënvizoi Presidenti Meta. Z. Meta dhe Kitarovi? ranë dakord që vizita shtetërore e Presidente­s kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim. Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetje­n e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatav­e të anëtarësim­it në BE, mbështetje shumë e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe inkurajues­e për vijimin e reformave dhe përmbushje­n e kritereve të nevojshme.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dje në Kroaci me homologen e tij, Kolinda Grabar- Kitarovi
Presidenti Ilir Meta dje në Kroaci me homologen e tij, Kolinda Grabar- Kitarovi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania