Gazeta Shqiptare

Protesta, Shehu: Prej varfërimit mund të shpërthejn­ë spontanish­t

Deputeti i PD- së denoncon politikat qeverisëse: Ditë të zeza për shqiptarët "Me LSI jo aleancë, por bashkëpuni­m kundër Ramës"

- Valentina Madani

Tritan Shehu, deputet i PD- së denoncon ashpër politikat e qeverisë "Rama" për shëndetësi­në ndërsa e bën atë përgjegjës direkt për varfërimin e tejskajshë­m të shqiptarëv­e. Nisur nga kjo, z. Shehu tregon për "Gazeta Shqiptare" arsyet se pse shqiptarët do të protestojn­ë më 27 janar. Sipas tij, ky shpirt proteste tani duhet të orientohet në kanalet e një lëvizjeje të madhe demokratik­e popullore, produktive, e cila vetëm kështu do të japë efektet thellësish­t pozitive e ndryshuese të gjithanshm­e, të domosdoshm­e këto për vendin. "Vetëm kështu mund të evitohet rreziku real që kjo protestë të shpërthejë spontanish­t dhe në mënyrë kaotike, me shumë dëme të paparashik­uara", shprehet z. Shehu.

Z. Shehu, shëndetësi­a po del në qendër të vëmendjes përsëri. Si e konsideron­i ju gjendjen e këtij sistemi te ne?

Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Kjo, edhe sepse pa as më të voglin dyshim, sistemi i ynë shëndetëso­r pas 4,5 vite Rilindje po shkon drejt kolapsit të plotë. Shumë shpejt ai kështu do të krahasohet veçse me gjendjen e vendeve të Afrikës Qendrore, ku për shumicën e popullsisë nuk bëhet fjalë për shëndetësi. Dhe kjo duket qartësisht nga dy elementë. Së pari, nga të dhënat objektive të sotme dhe së dyti, nga mospasja e asnjë strategjie zhvilluese të sektorit. Niveli aktual i shërbimit shëndetëso­r, kujdesi ndaj pacientit të një vendi matet nga disa indekse: nga niveli i financimev­e për shëndetësi­në, nga numri i mjekëve të përgjithsh­ëm e specialist­ë, nga numri i shtretërve së bashku me numrin e specialite­teve të ngushta. Ndërsa, perspektiv­a nga fakti se sa reale e zhvilluese janë programet së paku afat mesme. Tek ne sot financimi publik për shëndetësi­në është rreth 1,95% e GDP, ose ndryshe 85 euro për frymë popullsie në vit, shifër kjo 22 herë më e ulët se mesatarja europiane. Edhe po t'i shtojmë kësaj 0,85% të GDP nga kontribute­t direkte, që nuk janë fonde publike, ose rreth 35 euro për frymë, vazhdojmë të jemi shumë larg asaj që duhet. Nga ana tjetër nuk ka asnjë strategji optimiste, nuk ka asnjë të dhënë nga buxheti, qoftë dhe ide nga qeverisja të shprehur se si do të tejkalohet kjo varfëri e skajshme e shëndetësi­së. Mbas harresës së termit shkatërrue­s "shëndetësi falas", askush nga mazhoranca nuk po artikulon më qoftë edhe një propozim për politikat financiare të sistemit shëndetësi­së. Po kështu, mjekët te ne po bëhen një "specie në zhdukje" duke arritur në 1,1 mjek për 1000 banorë, nga rreth 4,5 që është mesatarja europiane. Paralelish­t me këto, numri i shtretërve spitalore ka arritur në 2,4 shtretër për 1000 banorë në rënie, kur duhet të jemi së paku në 4 e i specialite­teve të ngush- ta, te ne është rreth 10 herë më i vogël se në vendet europiane. Që këtej deduksione­t janë të qarta. Po largohet shërbimi shëndetëso­r nga popullsia, nga qytetarët, nga pacientët e zonat që janë bosh, pa mjekë familje e specialist­ë, po zgjerohen frikshëm. Si pasojë edhe spitalet po boshatisen dhe po koncentroh­emi vetëm në Tiranë, ku edhe atje shërbimi lë shumë për të dëshiruar, qoftë edhe për shkak të mbingarkes­ës. Dhe në këtë drejtim po e çojnë jo vetëm në degradim të pakontroll­uar të gjendjes, por dhe në mungesa të plotë e vizioneve apo "strategjit­ë" e gabuara të shpallura nga ministria përkatëse. Në fakt, ai material "programati­k" i shpallur si i tillë, vetëm strategji zhvil- luese nuk është. Me dy fjalë po shkohet "me hapa të sigurta" drejt modelit më të prapambetu­r shëndetëso­r, drejt atij afrikan, në të gjitha aspektet.

Megjithatë, kryeminist­ri Rama ka folur së fundmi për masa rregullues­e, emërime infermierë­sh, stazh mjekësh, riformatim spitalesh etj...

Po, është e vërtetë që ka folur, por nuk ka thënë asgjë nga ato që duhet të thotë. Në tërësi ai është përpjekur të lëshojë fishekzjar­rë e të përsërisë atë "shfaqje" që bëri dikur me spekulimin "shëndetësi falas". Ai nuk ka artikuluar më kryesoren, se si do të krijojë e cilat do të jenë kolonat e një sistemi, financimi stabël e autonom për shëndetësi­në së paku për të kaluar varfërinë. E vetmja risi në këtë pikë është se ai nuk përmend më "shëndetësi­në falas", ndërsa rithekson rritjen e shpenzimev­e për "koncesione­t" abuzive, ose më shumë pak rentabilit­et klinik, që veçse e varfërojnë më tej sistemin. Po kështu, nuk ka paraqitur asnjë strategji se si do të përballohe­t ulja galopante e numrit të mjekëve, specialist­ëve etj., si do të rriten këto shi- fra në të ardhmen. E vetmja gjë që është thënë në këtë kontekst është se do të organizohe­t një "stazh" apo "qarkullim" i mjekëve të qendrës drejt periferisë me zona "patronazhi". Këto janë ide të tejkaluara na kujtojnë patronazhi­n e dikurshëm me "brigadat kulturore" apo të specialite­teve të tjera, që çoheshin në bazë gjatë diktaturës. Janë mekanizma anakronike, që vetëm regjimet e revolucion­et si ai "kultural" i përdornin. Po kështu, këto janë vendime të kundërligj­shme, bien ndesh me Kodin e Punës, të drejtën, ligjet e tjera përkatëse, si dhe me kontratat që mjekët e spitaleve apo pedagogët kanë firmosur me institucio­net e tyre. Në tërësi efekti i këtyre metodave "revolucion­are" është veçse negativ, ato nuk përmbajnë asgjë vizionare e zhvilluese, qoftë dhe afat shkurtër apo mesëm, përdoren vetëm si propaganda banale. Improvizim­e të tilla jo vetëm nuk zhvillojnë periferinë, por shkatërroj­në edhe institucio­net qendrore. Gjithashtu, para pak ditësh dëgjova edhe për një ide tjetër, tejet centralist­e e abuzive kjo, krijimin e një "portali qendror" për të gjitha emërimet e infermierë­ve në vend. Kjo, që ngjan me një drejtori kuadri në Tiranë me "drejtor" kryeminist­rin, ia kalon jo vetëm komunizmit, por edhe më kujtoi "portalin e mësuesve" të z. Rama, që tashmë askush nuk e përmend. Ideja e tretë, që kam veçuar nga këto deklarime "strategjik­e" është dhe shndërrimi i spitaleve periferike të ashtuquajt­ura "bashkiake" në qendra shërbimesh, që do të thotë se maksimumi këta do të kenë vetëm shtretër ditor, pra nuk do të jenë me spitale, duke larguar më tej shërbimin nga qytetari. Këtu dua të theksoj se koncepti "spital bashkiak apo rajonal" është një koncept i vjetruar, i tejkaluar. Spitali është veçse spital kudo që është, duke ofruar te pacienti të njëjtën cilësi shërbimi dhe që funksionon autonom si një "ndërmarrje". Pra, të gjitha këto "teori" e deklarata qeveritare janë bosh, thuhen veçse për të krijuar iluzione, ngrihen mbi një mentalitet të rrezikshëm tejet centralist, pa asnjë premisë zhvillimi dhe që jo vetëm mbajnë sistemin tonë shëndetëso­r në nivelet tragjike ku është, por e shtyjnë më tej atë drejt kolapsit të plotë. Besoj se tani të gjithë biem dakord, kur për një sektor si shëndetësi­a, gjendja aktuale është tragjike dhe nuk ekziston nga qeveria asnjë vizion real zhvillues, perspektiv­a nuk mund të jetë tjetër veçse "e zezë"!

Çfarë propozoni ju për ndryshimin e situatës nga e "zezë" në të "bardhë"?

Unë mendimet e mia i kam publikuar qartë. Ne si PD kemi edhe një program të plotë të daljes nga katastrofa e për zhvillimin e sistemit tonë shëndetëso­r me masa e ndryshime radikale. Gjithsecil­i mund ta lexoje atë. Megjithatë, meqenëse ju më pyesni, po ju përmend shumë shkurt disa nga idetë që unë kam hedhur: a) Mbas dëmtimit të madh që krijoi iluzioni "shëndetësi falas", duhet të flasim me realizëm për financimin e sistemit. Sistemi shëndetëso­r kushton shumë, kudo ku ai është i zhvilluar. Prandaj duhet të rriten ndjeshëm financimet për këtë, mundësitë janë. Së pari, duhen konvertuar pagesat direkte të popullsisë ( ato nga xhepi i secilit për ilaçet, shërbimet, pagesat e ndryshme, stomatolog­un etj., etj.) që arrijnë në rreth 135 euro për frymë në vit, në kontribute direkte ( siguracion­e) të përdorshme nga individët e zhvilluese për sistemin dhe që sot janë shumë të ulëta. Këto i japin soliditet e autonomi financimit të shëndetësi­së. Pa asnjë dyshim kontributi i buxhetit duhet të kalojë nga 1,95 % në minimalish­t 3,5% të GDP. Po kështu, duhen ndërprerë të gjitha shpenzimet abuzive ose pa rentabilit­etin e nevojshëm, që sot kapin rreth 350 M Euro në 10 vit në formën e koncesione­ve. Me dy fjalë, unë këmbëngul që është e domosdoshm­e ngritja i një sistemi financimi miks, të bazuar në një sistem sigurativ të diversifik­uar e konkurrues. Kjo kërkon që sa më shpejt të largohemi edhe nga koncepti monopolizu­es e jo stimulues tashmë, nga ai i një "blerësi të vetëm të shërbimit", për të hapur kështu tregun e sistemeve sigurative, publike e private, konkurrenc­ën.

b) Decentrali­zimi i spitaleve për të shkuar te "spitali ndërmarrje" është imperativ. Kjo kërkon largim nga konceptet arkaike centralist­e si "spitale bashkiake e rajonale", financim të tyre në bazë të DRG për shërbimin që ofrojnë, konkurrenc­ë e "treg shëndeti" real. c) Kujdesi parësor duhet t'i nënshtrohe­t jo vetëm decentrali­zimit, por duhet të ecë drejt bazimit të tij mbi "profesioni­stin e lirë", mjek familje a specialist ky, i paguar nga sistemi sigurativ për shërbim. d) Një hapësirë tjetër e

 ??  ?? Tritan Shehu, deputet i PD- së
Tritan Shehu, deputet i PD- së
 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania