Gazeta Shqiptare

Basha: Kryengritj­e popullore deri në çmontimin e qeverisë së krimit

Kreu i PD: S'ka për të pasur reformë në drejtësi me Ramën kryeminist­ër

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha nga Lushnja shprehu bindjen se largimi i Edi Ramës do t'i hapë rrugë një qeverie antimafie, sipas tij e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, që nuk mbron, por ndëshkon kriminelët e veshur me pushtet dhe ministrat e korruptuar. Z. Basha e vazhdoi në Lushnjë turin me të cilin po i paraprin protestës së 27 janarit. Ai tregoi disa statistika se si kriza ekonomike, siç tha ai, po ndihet në çdo familje. Po ashtu etiketoi Lushnjën si qytetin ku bandat përcaktojn­ë kush punon apo dhe kush merr tenderë. "247 biznese të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama u ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti", - u shpreh Basha. Ai vuri në dukje se pakti i Edi Ramës me krimin po shkatërron reformën në drejtësi për të mbrojtur pushtetin e vet, të cilin e bleu me paratë e drogës së Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe të korrupsion­it të ministrave të tij Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja etj. Kryetari i Partisë Demokratik­e vuri në dukje se edhe emëri- mi i Prokurorit të Përgjithsh­ëm pa veting dhe kundër Kushtetutë­s është pjesë e projektit të Edi Ramës për kontrollin politik të drejtësisë dhe mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsion­it qeveritar. "Nuk ka për të pasur reformë në drejtësi me Edi Ramën kryeminist­ër, ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qendror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëv­e", - theksoi Basha. Kreu i opozitës bëri të qartë se 27 janari është dita e një rrugëtimi, që nis me një goditje të fuqishme dhe do të vazhdojë me të gjitha format e kryengritj­es popullore deri në

TAKIMI

Lideri i PD- së, Basha dhe ajo e LSI, Kryemadhi kanë shtuar daljet publike së bashku për të konfirmuar bashkëpuni­min e ngushtë mes dy partive opozitare. Ata janë parë së bashku në një kafe miqësore në kafenenë e një hoteli në Tiranë. Prezentë ishin bashkëpunë­torët e afërt, Manjani nga LSI dhe Gjana nga PD si dhe kreu i PR, Fatmir Mediu.

çmontimin e qeverisë dhe aleancës me krimin, të kryesuar nga Edi Rama, i cili po e mban larg Shqipërinë nga Europa. "Pjesëmarrj­a masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdr­ejt për çdo shqiptar, për zullumqarë­t dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t'i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane", - tha Basha. Kreu i PD përmendi se largimi i Edi Ramës do t'i hapë rrugë një qeverie antimafia, e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, që nuk mbron, por ndëshkon kriminelët e veshur me pushtet dhe ministrat e korruptuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania