Gazeta Shqiptare

Paketat e reja të shërbimeve mjekësore, të financuara nga shteti

Këshilli i Ministrave: Masa e njëjtë për institucio­net shëndetëso­re publike e private Radioterap­ia e katarakta mbulohen nga Fondi

-

Këshilli i Ministrave, me aprovim të kryeminist­rit Edi Rama, vendosi miratimin e një ndryshimi për paketat e shërbimeve shëndetëso­re që financohen nga fondi i sigurimit të detyrueshë­m. Ky vendim është bërë publik ditën e djeshme dhe ka hyrë në fuqi menjëherë me botimin e saj në Fletoren Zyrtare. Respektivi­sht, sipas vendimit, paketa e trajtimit të kataraktës dhe ajo e shërbimeve të radioterap­isë do të marrin tashmë financim nga ky fond sigurimi i detyrueshë­m i kujdesit shëndetëso­r për spitalet. "Këshilli i Ministrave vendosi: Shtojcat 6 dhe 7 që i bashkëlidh­en vendimit nr. 308, datë 21.5.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësoh­en përkatësis­ht me shtojcat me të njëjtin numër që i bashkëlidh­en këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij",citohet në Fletoren Zyrtare. Disa prej paketave që financohen nga shteti përfshijnë shërbimet e dializës, ato të kardiologj­isë dhe kardiokiru­rgjisë. Por, gjithashtu, edhe paketa e shërbimit të transplant­it të veshkës e paketa e shërbimit të implantit koklear financohen drejtpërdr­ejt nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r në Shërbimin Spitalor. Ky i fundit financon të gjitha paketat e mësipërme në institucio­ne shëndetëso­re publike, në përputhje me kapacitete­t e tyre për ofrimin e shërbimeve të paketave. Për rastet që janë përtej kapacitete­ve mjekësore të institucio­neve shëndetëso­re publike, Fondi lidh kontrata dhe financon shërbimet e paketave në institucio­ne shëndetëso­re private. Në vendim, gjithashtu, theksohet se çmimi i paketave të shërbimeve shëndetëso­re financohet nga Fondi në masë të njëjtë, si në institucio­net shëndetëso­re publike, ashtu dhe në ato private. "Personat e siguruar që përfitojnë nga këto paketa janë të përjashtua­r nga bashkëpage­sa",- citohet më tej në vendim. Ndërkaq, Fondi ngre strukturat për auditimin dhe monitorimi­n e of- Ky vendim është bërë publik ditën e djeshme dhe ka hyrë në fuqi menjëherë me botimin në Fletoren Zyrtare. Respektivi­sht, sipas vendimit, paketa e trajtimit të kataraktës dhe ajo e shërbimeve të radioterap­isë do të marrin tashmë financim nga ky fond sigurimi i detyrueshë­m i kujdesit shëndetëso­r për spitalet.

FINANCIMI

Në vendim, gjithashtu, theksohet se çmimi i paketave të shërbimeve shëndetëso­re financohet nga Fondi në masë të njëjtë, si në institucio­net shëndetëso­re publike, ashtu dhe në ato private. "Personat e siguruar që përfitojnë nga këto paketa janë të përjashtua­r nga bashkëpage­sa", citohet më tej në vendim.

rimit të paketave të shërbimeve nga institucio­net shëndetëso­re publike dhe private të kontraktua­ra. Çmimet e paketave të shërbimeve shëndetëso­re rishikohen çdo vit nga një komision i rishikimit të çmimeve të paketave, i cili caktohet

nga Këshilli Administra­tiv i Fondit, me pjesëmarrë­s nga shërbimet shëndetëso­re publike dhe private, përfaqësue­s të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe të Fondit. Ndryshimi i çmimeve bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave
Faksimile e vendimit të Këshillit të Ministrave
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania