Gazeta Shqiptare

Horror në Ksamil, maskat dhunojnë e grabisin me armë 23- vjeçarin

Halim Ismaili: Nipin e lidhën dhe e gjakosën në shtëpi, policia të kapë autorët 3 agresorët hynë në vilë, i morën dhe makinën

- KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK NJOFTIM PËR EKSPERTË DHE SPECIALIST­Ë TË PAVARUR brenda datës 09 Shkurt 2018

Horror në Ksamil. Maskat kanë dhunuar dhe grabitur një 23- vjeçar nga qyteza e Ksamilit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes, rreth orës 07: 30. Mësohet se tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë nga dera e pasme e vilës 4- she ( përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), e cila ndodhet në rrugën që të çon te plazhi "Pema e Thatë", pronë e familjes Lula, e cila prej shumë vitesh punon e jeton në Greqi. Në shkallë, në katin e dytë të vilës, grabitësit janë ndeshur me të riun Petro Lula, i cili në atë kohë do të nisej për në shkollë, pasi është student në Universite­tin e Tiranës, filiali Sarandë, në vitin e parë në degën anglisht. Në përballjen e papritur me agresorët, i riu nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për vetëmbrojt­je. Ai është rrahur keqas e goditur me qytën e armës deri në gjakosje, dhe më pas është lidhur. Grabitësit i kanë marrë studentit çelësat e banesës dhe më pas kanë hyrë brenda. Burime nga policia pohuan se autorët kanë marrë një sasi prej 700 eurosh në shtëpinë e Lulës, si dhe makinën "Benz", me targa AA 322 DP që ndodhej në oborr dhe më pas janë lar- guar. Blutë të njoftuar në telefon nga vetë i dhunuari kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet. Gjithashtu, policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorëve të krimit. Ndërkaq, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. I dhunuari, Petro Lula, është marrë nga të afërmit e tij dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës. Ndërkohë që janë njoftuar edhe prindërit e tij në Greqi, të cilët janë nisur drejt Ksamilit.

FAMILJARËT E STUDENTIT

Pas ngjarjes "GSH" ishte në vilën ku ndodhi grabitja. Halim Ismaili, gjyshi i 23vjeçarit Petro Lula ( babai i të ëmës) tha se ishte shokuar nga ajo që i ndodhi nipit. "Unë jam gjyshi i djalit. Më njoftuan nga Saranda. Djali vete në shkollë, është në universite­t. Ai fle në katin e tretë të shtëpisë së tij. Në orën 07: 30, nipi ishte duke zbritur shkallët, kur u përball me grabitësit, të cilët e rrahën, e lidhën dhe e lanë Në zbatim të ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 184, neni 8, datë 17.03.2010, Komisioni i Prokurimit Publik shpall konkurrimi­n për plotësimin e listës vjetore të Ekspertëve dhe Specialist­ëve të Pavarur në fushat: Ekspert vlerësimi i pasurive të paluajtshm­e; ekspert kontabël i regjistrua­r; inxhinjer elektronik/ informatik; inxhinjer mekanik; inxhinjer hidrologji­k; inxhinjer elektrik; inxhinjer gjeologji- minierash; inxhinjer mjedisi; inxhinjer ndërtimi; inxhinjer tekstile; kimist; specialist në farmaceuti­kë.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat : 1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën ku ai do të konkurrojë. 2. Të ketë licensë në fushat ku ligji parashikon pajisjen me të.

Pagesa dhe shpenzimet e expertëve apo specialist­ëve të pavarur do të bëhet me parapagim nga pala ankimuese.

Kandidati duhet të paraqesë në selinë e Komisionit të Prokurimit Publik këto dokumenta: kërkesën për Aplikim, CV- në, fotokopje të diplomës dhe librezës së notave, fotokopje të lincensës si ekspert, të librezës së punës, vërtetimin e gjendjes gjyqësore, fotokopje te kartës së identiteti­t, një numër telefoni për t’u kontaktuar si dhe adresën e plotë të vendqëndri­mit. ashtu të lidhur dhe më pas kanë kontrollua­r e bastisur banesën. Nuk jam në gjendje të them se çfarë kanë marrë, deri edhe serverin e kamerave të shtëpisë. Djali rrinte vetëm në shtëpi, pasi ime bijë dhe dhëndri punojnë në Gre- qi. Kur më thanë për grabitjen, mendova se kishte vdekur. Ku nuk e kanë goditur dhe gjakosur. Po shyqyr që e lanë të gjallë. Nipi ka dy vjet që ka ardhur nga Greqia dhe nuk ka pasur hasmëri me asnjë person. Nuk kemi pasur asnjëherë

probleme me askënd. Edhe makinën ia vodhën. Ma tmerruan nipin të këqijtë që rrojnë me vjedhje", tha Halim Ismaili. Ndërkaq, i moshuari u bëri apel policisë dhe prokuroris­ë që të identifiko­jnë dhe të venë në pranga autorët.

 ??  ?? 23- vjeçari Petro Lula, që u grabit nga maskat
23- vjeçari Petro Lula, që u grabit nga maskat
 ??  ?? Vila e familjes Lula ku ndodhi ngjarja
Vila e familjes Lula ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Makina e djegur
Makina e djegur
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania