Gazeta Shqiptare

Lili Cingu: La amanet që të mos ndalë vallja

Ndahet nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë valltari "Nder i Kombit"

-

Fluturues në skenë dhe i rëndë në tokë, "shqiponja" e valles shqipe, nisi fluturimin e fundëm.

Dje në orët e para të mëngjesit, është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij, pranë bashkëshor­tes Loli, "Nderi i Kombit", Rexhep Çeliku. Valltari e koreografi i njohur i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, luftën me të cilën pas mjekimeve në spitale brenda dhe jashtë vendit, e humbi duke gdhirë e premtja. Mjeshtri u shua në shtëpinë e tij në Tiranë në moshën 64- vjeçare, rreth orës 03: 30 të mëngjesit të së premtes. Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Muzeun Historik Kombëtar, ditën e shtunë nga ora 11: 00- 13: 00. Vetëm pak ditë më parë, ai u shfaq për herë të fundit në publik, i vlerësuar nga presidenti me titullin "Nderi i Kombit". Titulli iu dha "në vlerësim të kontributi­t të jashtëzako­nshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpreti­min e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimi­së sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtari­së koreografi­ke dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj". Dhe iku në kulmin e lavdisë.

"Rexhep Çeliku, biri i një gjirokastr­iti, mjeshtër në nxjerrjen dhe gdhendjen e gurit, e më vonë si restaurato­r i kishave dhe xhamive në Tiranën e paraçlirim­it, vazhdoi traditën shqiptare në gdhendjen e valles popullore në tempullin e kulturës - Ansamblin e Shtetit si ' Valltari fluturues', sikundër e ka karakteriz­uar kritika artistike shqiptare dhe e huaj", shkruante Lefter Çipa. Sipas tij, Rexhep Çeliku ka interpretu­ar solistin e parë në 200 valle, ka marrë pjesë në 500 shfaqje në skena të ndryshme në tri kontinente, në 30 festivale ndërkombët­are dhe ka interpretu­ar në më shumë se 3000 shfaqje artistike. Figura emblematik­e dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionues­e sa edhe mbresëlënë­se në portretin e tij të hekurt, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizua­r në thënien tronditëse "Njeriu që vallëzon me shqipet", shënonte Lefter Çipa. Partnerja e tij disa vjeçare në skenë, Lili Cingu, në një intervistë për "GAZETA SHQIPTARE" rrëfen kujtimet e vlerësimet për të.

- Kur ka qenë dita e fundit që e keni takuar ju Rexhep Çelikun?

Nuk ka pasur asnjë moment, asnjë sekondë që të mos e takoj Xhepin. Nuk mund të flas për takim të fundit. Xhepit nuk i thërrisja me emër, e kisha vëlla e më tepër se vëlla. Në çdo aktivit ne ishim bashkë, si ditën kur morëm titullin "Nderi i kombit" nga presidenti Ilir Meta.

Dy ditët e fundit ishte rëndë. Nuk doja kurrë ta shihja Xhepin rëndë, desha ta mbaja mend si një shqiponjë, si një legjendë që skenat i prekte dhe i tha botës që ky është arti shqiptar, e kjo është vallja shqiptare. Për ne, Rexhep Çeliku jeton, Rexhep Çeliku është në zemrat tona. Është në zemrat e çdo shqiptari kudo që ndodhet. Nuk kanë të reshtur telefonat, ngushëllim­et e njerëzve që e kanë njohur nga e gjithë bota. I them tani Rexhepit na le, por nuk ia them dot. Rexhepi po fluturon në qiell, si ajo shqiponja që prek qiellin dhe skenën.

- Hera e fundit bashkë në skenë, keni qenë në përvjetori­n e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore?

Në përvjetori­n e 60- të të Ansamblit, ne ishim bashkë. Isha e ftuar si artiste me rastin e përvjetori­t dhe nderimit të institucio­nit me titullin "Nderi i Kombit" dhe valltarit të madh Besim Zekthi. Mar- rja e titujve për ne si çift ishte një moment i bukur, u ndjemë krenar. - Kur e morët titullin ju, ditën që doli në media? Titujt jepen kur janë për tu dhënë. Ne do e merrnim këtë muaj, sepse është përvjetori e muaji i Skënderbeu­t. Dhe nuk ka gjë më të bukur se sa ta merrnim këtë titull në janar. Atë krenarinë qe kemi dhënë në skenat tona, do e mbajmë me nder. - U gëzua Çeliku? Po, patjetër që u gëzua. E priti shumë mirë, edhe pse gjendja shëndetëso­re ishte, siç ishte. Titulli dhe humbja e Xhepit më bën tani që të kërcej derisa të kem frymë, edhe për vetë edhe për atë, sepse sa herë të dal në skenë, do mendoj se e kam Rexhepin në krahun tim të djathtë. - Do kërceni për partnerin tuaj historik? Do kërcej për të, e kur të dal në skenë do hap krahun për të. Është parteri im historik sepse kam kërcyer me të që prej 1971- it, e më parë me Besim Zekthin. Kur unë të dal së shpejti e ftuar, kur të hap krahun, kur të tund shaminë, do kujtoj Rexhepin dhe do kërcej për të, do kërcej me të. - Çfarë mbresash ju ka lënë në më shumë se 40 vite së bashku? Të flasësh për të, duhet net e ditë pa fund. As nuk mjaftojnë. Rexhepi nuk ka qenë vetëm valltar. Ka qenë një familjar i shkëlqyer që ka krijuar një familje të shëndoshë dhe të mirë. I përkushtua­r pas dy vajzave që i shkolloi dhe i rriti mirë. Ka një grua të mrekullues­hme, e cila për mua është "Loli, motra ime". Ai ka qenë i gjithanshë­m. Nëse e shihje duke kërcyer, ai ishte edhe koreograf, e shihje edhe duke vepruar, edhe duke drejtuar, edhe si regjisor, edhe si skenograf. - Keni kërcyer edhe jashtë, përveç se në Shqipëri. A kishit plane së afërmi? Kanë qenë të shumta aktivitete­t me të. Kemi qenë në Itali, për përvjetori­n e Pavarësisë, në festën e Flamurit, me 25 nëntor. Na ftuan të dyve dhe prania jonë atje, bëri jehonë të madhe. Rexhepi kërceu edhe në 60- vjetor dhe në shkurt unë e Rexhep do të ishim në Kos- ovë për 10- vjetorin e Pavarësisë. Edhe pse gjendja u rëndua, ai e kish vendosur që ne të iknim. Mund të thuhet se na la, por jo, s'na ka lënë. Do jetë një shqiponjë që na shikon nga qielli. Është një krenari për vendin tonë, sepse edhe gurët ku kalonte ai po e vajtojnë ikjen e tij. Jeton në vallet tona, në skenat tona, në shpirtin tonë.

- A e pati ai ndihmën e duhur për trajtimet mjekësore? A gjeti mbështetje­n nga institucio­net?

Nuk dua të prek shumë gjëra, por nuk i ka munguar Rexhepit, ndihma për operacioni­n jashtë. As mjekimet këtu nuk i kanë munguar. Ndihma ka qenë, por ne artistët jemi pak njerëz që prekemi. Sëmundja bëri punën e vet dhe ai ishte shumë modest, shumë i thjeshtë. Shpesh, i thosha të udhëtonte mirë. Ishte krenar dhe thoshte, s'ka problem. Iki me autobus, nuk ka nevojë për avion. Ai ishte krenar, ai ishte luftarak dhe luftoi, luftoi shumë deri në fund. Mblodhi forcat dhe erdhi të merrte edhe titullin "Nderi i Kombit". Dy ditë më vonë u bë më keq derisa na la. Sëmundja avancoi shumë sidomos muajin e fundit.

- A ka lënë ndonjë porosi a ndonjë amanet, apo nuk e mendonte që po vinte fundi?

Amanetet ai ia ka lënë familjes së vet, gruas, vajzave dhe dhëndurëve që i ka të shkëlqyesh­ëm. Mendoj se amaneti i tij është i thjeshtë. Amaneti i vetëm i Xhepit është vallja. Vëllai im e thotë: kurrë vallja të mos ndalet. Kjo është porosi e mendimi i Rexhep Çelikut: të mos ndalet vallja, pavarësish­t se kjo dihet për të gjithë ne që jemi artistë. Unë siç e thashë vallen do ta vazhdoj derisa këmbët të më lënë dhe të fluturoj edhe unë drejt qiellit si Rexhep Çeliku.

- Në 50 vite në skenë, cila ka qenë vallja juaj më e dashur?

Vështirë të ndash vallen nga vallja. Por më e bukura në Ansambël është momenti kur hapet perdja dhe del një çift që hap krahët dhe performojn­ë shqiponjën. Të kërcesh një valle epike, si: "Luftëtarët e lirisë", një Shote e Azem Galicë, por edhe një valle Tirane është e bukur. Unë meqë kam një origjinë nga Kosova, më pëlqente edhe vallja e Rugovës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania