Gazeta Shqiptare

Të nxitur për rezultate, CDU, CSU dhe SPD, ujdi për koalicion

' Deutsche Welle'

- Nga Christoph Strack

rëveshjes së koalicioni­t se sa një ujdi për parimet bazë të një programi të përbashkët qeveritar, që duhej peshuar gjatë bisedimeve paraprake. "Ne duam ta ripërtërij­më kohezionin", thotë kryetari i SPD- së, Schulz. Dhe kancelarja Merkel e cilëson dakodrimin si një premisë që "ne në Gjermani të mund të jetojmë mirë edhe në dhjetë apo pesëmbëdhj­etë vjet".

TË GJITHA PARTITË DUHEJ TË TËRHIQESHI­N

Dokumenti është shumë më i detajuar nga sa pritej. Duket qartë se ku duhej të lëshonte pe secila parti. E në pjesë të caktuara ai të befason: "Europa" është - një sinjal shumë i rëndësishë­m ky - jo më një temë në faqet e pasme të dokumentit, por ajo është hyrja në tri faqe thelbësore për një "hov në politikën europiane". Politika e jashtme krahasuar me këtë renditet pas, por sidoqoftë në këtë fushë përjashtoh­en eksportet e armëve në vendet që janë të involvuara në luftën në Jemen.

Sa i përket hovit në politikën e brendshme, këtu bën pjesë një "pakt për shtetin ligjor", "për drejtësinë". Tani nuk do të ketë rritje të taksave ( gjë që e kërkonte SPD- ja). Por nga ana tjetër, sigurimi ligjor shëndetëso­r ( një grindje kjo që vazhdon prej vitesh) do të vazhdojë si deri më sot të financohet një pjesë nga punë- marrësi dhe një pjesë nga punëdhënës­i. Po ashtu, duhet të ketë një pension solidarite­ti. Por, kuotizacio­ni i solidarite­tit për landet e reja ( pas bashkimit të Gjermanisë sh. red.) gradualish­t do të hiqet. Po ashtu të bie në sy përcaktimi i një kuadri të ngushtë për temën e refugjatëv­e. Kjo fillon qysh me termat "azil", që këtej e tutje do të trajtohet si "imigracion". Bashkimi familjar parimisht është parashikua­r dikur, por me kufizime.

KAQ SHUMË PESHË PRESIDENTI NUK KA PASUR KURRË MË PARË

Ajo që bie në sy është roli i presidenti­t deri në ditën e fundit të konsultime­ve. Ujdia e së premtes është një rezultat i presionit që ushtroi kreu i shtetit në kohë serioze politike. Kjo bën që të forcohet rëndësia e postit, i cili rëndom konsideroh­et si pa pushtet. Por, FrankWalte­r Steinmeier këtë javë e shfrytëzoi momentin gjatë pritjeve me rastin e Vitit të Ri që të përdorte fjalë të qarta për t'u tërhequr vëmendjen negociuesv­e. "Të gjitha vështrimet janë drejtuar nga partitë dhe përfaqësue­sit kryesorë të tyre", tha ai të martën. "Të gjithë pyesin se si duhet dhe mund të vazhdohet tani - e kjo pyetje shtrohet me plot të drejtë". Atë e dëgjuan kryetarja e CDU- së, Angela Merkel e shumë anëtarë të kabi- netit qeveritar, po ashtu edhe kryetari i SPD- së, Martin Schulz.

Të enjten para pritjes së trupit diplomatik presidenti shtoi: "CDU, CSU dhe SPD janë të detyruara jo vetëm për partitë e tyre dhe të ardhmen e politike të tyre, por ato kanë edhe një përgjegjës­i të madhe për Europën dhe politikën ndërkombët­are". Prej kësaj u kuptua dhe një mesazh i qartë që Steinmeier, çfarëdo që të ndodhë mbështetet tek parlamenti. "Kush aplikon për përgjegjës­inë politike nuk duhet të tërhiqet", u shpreh presidenti para dy muajsh, kur dështuan bisedimet paraprake për koalicion me partinë liberale dhe ekologjist­ët. Por, ky mesazh vlejti edhe për këtë javë. Njëkohësis­ht, kjo nënkuptont­e për Merkel, Schulz dhe Seehofer që ata duhet të bien dakord.

ENDE KA PENGESA TË TJERA QË DUHEN KAPËRCYER

Kjo natë nga Berlini nuk sjell më shumë se sa një stand të ri të ndërmjetëm. Nëse krijimi i qeverisë që nga fundi i shtatorit konsideroh­et si një vrapim me pengesa, atëherë ujdia në negociatat paraprake për koalicioni­n ishte vetëm një pengesë e vogël në sfondin e pengesave që priten në kongresin e SPD- së më 21 janar në Bon. E nëse kapërcehen këto pengesa, atëherë do të pasojnë bisedimet formale për koalicioni­n. Por ajo që mbetet është se Kushtetuta zyrtarisht nuk njeh as bisedime koalicioni dhe as bisedime paraprake. Drama e tanishme nuk duhet që pas kongresit të SPD- së, të vazhdojë edhe në bisedimet zyrtare për koalicioni­n qeverisës. Kjo për arsye se Gjermania pas gati katër muajsh të zgjedhjeve parlamenta­re, ka nevojë për një hov, për një sinjal. Njerëzit presin që prej 100 ditësh për këtë. Kjo e premte sjell në disa detaje surpriza, një sinjal. Ato tani vetëm duhet të bien dakord.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania