Gazeta Shqiptare

Ish- ministri i PD- së: Policia e Shtetit e politizuar, Çako duhet të ishte larguar me kohë

-

TIRANË - "2017- a ka qenë vit i rëndësishë­m kundër kanabizimi­t të vendit, por kjo edhe falë opozitës që ka denoncuar me emra". Kështu u shpreh mbrëmë në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në "News 24", ishministr­i i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj. Teksa ka folur për gjendjen aktuale të Policisë së Shtetit në këtë 105- vjetor të saj, ai tha se largimi i drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, nga ministri Xhafaj ishte një veprim i mirë, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen e krimit në vend. Ndërkaq, Demiraj u shpreh se Policia e Shtetit është e politizuar, pasi sipas tij që me ardhjen në pushtet të PS- së, janë larguar drejtuesit më të aftë që policia ka pasur. "Përfshirja në trafikun e drogës është një njollë e zezë për policinë, por nuk mund të themi që policia nuk ka punuar mirë. Kemi arritje pozitive në kapjen e individëve kriminalë, por situata e vendit është larg asaj që kërkohet, si një vend që kërkon të jetë pjesë e familjes europiane. Nga mospasja e një drejtori të ri të emëruar krijohet rasti që grupet kriminale të veprojnë më me liri. Përshëndes veprimin e Xhafajt për largimin e Haki Çakos. Pavarësish­t se unë kam pasur një bashkëpuni­m me z. Çako, ishte koha për një ndryshim, sepse ai ishte përgjegjës për këtë situatë që ka kaluar Shqipëria", pohoi ish- ministri i PD- së.

 ??  ?? Dritan Demiraj
Dritan Demiraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania