Gazeta Shqiptare

Atentat me eksploziv të "fortit" të Shkodrës, Lul Kulla

Shpërthimi në "Rus", në kohën e ceremonisë së 105- vjetorit të Policisë së Shtetit. Shoqërohen 10 persona Tritoli u aktivizua me telekomand­ë, plagoset biznesmeni dhe 7 kalimtarë

-

Një shpërthim i fu qishëm me tritol në Shkodër ka shkaktuar plagosjen e 8 personave, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë. Mësohet se një sasi prej 400 gr eksploziv është vendosur në një motor që ishte parkuar pranë një objekti 2- katësh në pronësi të të "fortit" të Shkodrës, Lulzim Kulla dhe është shpërthyer me telekomand­ë në momentin kur shënjestra po largohej me makinën e tij tip "Fuoristrad­ë". Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme në lagjen "Rus", përballë tregut të njohur si "50 lekëshi". Drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Gjovalin Loka po mbante fjalimin e rastit në aktiviteti­n për 105- vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, kur në mjediset e komisariat­it është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. Menjëherë, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit. Pas shpërthimi­t, forca të shumta policore dhe FNSH- ja kanë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit verior. Pas kryerjes së veprimeve hetimore SHKODËR - Shpërthimi me eksploziv, i cili nuk kurseu as kalimtarët e rastit ka tronditur banorët e qytetit të Shkodrës. Pas ngjarjes në lagjen "Rus", shumë qytetarë thanë se janë tmerruar nga ajo që ndodhi e që mund të shkaktonte tragjedi, pasi zona ku ndodhi ngjarja është shumë e populluar. Por, ata që kanë përjetuar më shumë tronditjen janë tregtarët e Zdrales dhe banorët e lagjes në fjalë. Një grua u shpreh për "Gazeta Shqiptare", se po e tërhiqnin zvarrë një të plagosur.

"Unë kam qenë këtu duke shitur, kur dëgjova shpërthimi­n. Ishte shumë i fuqishëm. Në atë moment nuk kam parë askënd, madje nuk po kuptoja se çfarë kishte ndodhur. Fillimisht, mendova se ishte shpërthim i bombolës të gazit, por më pas mësova se paska qenë tritol. U tmerrova, sepse mendova se mund të ketë persona të dëmtuar rëndë. Kam parë një grua që e tërhoqën zvarrë dhe e dërguan me

paraprake, u shoqëruan dhe u morën në pyetje 10 persona. Ndërkohë, hetuesit e çështjes deklaruan se dyshohet që objektiv i atentatit me tritol ishte biznesmeni 42vjeçar, Lulzim Kulla, i cili pas shpërthimi­t është transportu­ar me helikopter së bashku me dy të plagosur të tjerë në Spitalin e Traumës shpejtësi në spital. Kishte edhe të dëmtuar të tjerë. Të gjithë që ishim këtu u trembëm. Pastaj në pak sekonda kanë ardhur shumë policë këtu. Në atë moment kishte shumë persona në lëvizje. Më vjen keq për ata që janë plagosur, pasi dy prej tyre i njoh. Shpresoj të jenë mirë dhe kjo

në Tiranë. Po të njëjtat burime sqaruan se 7 të plagosurit ( 5- së prej të cilëve ndodhen në Spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën) ishin kalimtarë të rastit.

ATENTATI ME TRITOL

Rreth orës 10: 30 të ditës së djeshme, biznesmeni Lulzim Kulla ishte duke hipur ngjarja të zbardhet sa më shpejt", pohoi gruaja. Ndërsa, një banor tjetër tregoi me detaje për "GSH" momentin kur ndodhi shpërthimi.

Çfarë po bënit kur ndodhi shpërthimi?

Kam qenë me shpinë kur dëgjova shpërthimi­n. Pashë se xhamat e dyqanit u bënë në makinën e tij tip "Fouristrad­ë" ngjyrë e bardhë me targë AA 444 PX, kur ka ndodhur shpërthimi me tritol. 42- vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në trupin e tij. Bashkë me Kullën janë plagosur edhe 7- të të tjerë në mënyrë të rastësishm­e. Bëhet fjalë për shtetasit:

Arjola Gjonaj 31 vjeçe, Pjetër Arra 53 vjeç, Gentian Suca 40 vjeç, Ditmir Myftia 32 vjeç, Pjetër Daka 60 vjeç, Rajka Gardosilev­iq 50 vjeçe dhe Lulash Marku 47 vjeç. Nga 8 të plagosurit në gjendje të rëndë janë Lulzim Kulla, Ditmir Myftia dhe Arjola Gjonaj. Të tre këta shtetas, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Shkodrës janë transportu­ar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializu­ar. Sipas policisë, sasia prej 400 gr tritol e llojit C4 ishte vendosur tek një motor, i cili ishte parkuar afër vendit ku ndodhej automjeti i Lulzim Kullës. Sipas hetuesve të çështjes, motori është parkuar me qëllim nga autorët për të finalizuar më pas shpërthimi­n me tritol. Nga sa mësohet, 42- vjeçari parkonte shpesh në atë vend, ndaj autorët e kanë ruajtur atë dhe kanë vendosur motorin aty bashkë me sasinë e tritolit. Në momentin që Kulla po futej në makinën e tij, autorët kanë realizuar shpërthimi­n, i cili dyshohet të ketë qenë i telekomand­uar. Si pasojë e shpërthimi­t të fortë janë shkaktuar dëme të shumta materiale ( janë dëmtuar disa makina si dhe fouristrad­a e biznesmeni­t). HETIMI Atentati me tritol ka alarmuar policinë e Shkodrës, e cila në bashkëpuni­m me prokurorin­ë po hetojnë në disa pista për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kreu i policisë vendore, Gjovalin Loka po fliste në ceremoninë e 105- vjetorit të themelimit të saj, kur është dëgjuar shpërthimi i fuqishëm. Loka, shefi i policisë kriminale; Saimir Rrustemi dhe shefi i krimeve të rënda, Gentian Berberi kanë lënë ceremoninë dhe kanë shkuar në vendngjarj­e. Burime pranë grupit hetimor pohuan se biznesmeni Kulla, me një të kaluar të errët, kalonte shumë kohë në atë zonë, pasi godina 2katëshe është në pronësi të tij. Mësohet se godina 2katëshe është multifunks­ionale ( klinikë dentare, lokal, shoqata serbo- malazeze, parukeri, shitje tapetash). Agjentët e krimeve kanë sekuestrua­r pamjet filmike për hetimin e ngjarjes për të arritur në identifiki­min e autorëve. Po ashtu, mësohet se kanë mbërritur në Shkodër edhe ekspertë të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë dhe drejtues të Forcave të Larta Operaciona­le. Pavarësish­t hetimeve të kryera, ende nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e kësaj

 ??  ?? Dëmet e shkaktuara nga eksplozivi në lagjen “Rus”
Dëmet e shkaktuara nga eksplozivi në lagjen “Rus”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania