Gazeta Shqiptare

Rama: Drejtues policie të lidhur me trafikantë dhe të korruptuar

Policia 105 vite, kryeminist­ri: Të pastrojmë zyrat e shtetit nga grabitqarë­t "Shqipëria nuk ka as Lazarat dhe as ' lazaratër'" Ministri: Ndalni dhunën verbale ndaj policisë

-

Në 105- vjetorin e kr ijimit të Policisë së Shtetit dje në Lezhë u zhvillua një ceremoni në nderim të uniformave të policisë. Në fjalën e tij para të pranishmëv­e, kryeminist­ri Edi Rama tha se sot Policia e Shteti është rilindur, pas reformave të ndërmarra që prej vitit 2013. Më tej, kreu i qeverisë është ndalur tek sfidat me të cilat përballen sot uniformat blu. "Sfida e policisë është përpjekja për t'u përballur me të keqen. Përzgjedhj­a në vazhdimësi e njerëzve të duhur është edhe sfida që garanton përballjen e policisë me të keqen jashtë saj dhe përballjen e policisë me kërcënimin e së keqes brenda saj. Ne jemi krenarë për atë që është bërë në këtë periudhë rilindjeje të Policisë së Shtetit, pas një situate kaosi dhe braktisjej­e të Policisë së Shtetit para vitit 2013. Sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat dhe as ' lazaratër' të shpërndarë në trupin e territorit të saj", u shpreh kryeminist­ri Rama. Kreu i qeverisë pranoi faktin se disa drejtues policie janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Rama tha se 900 tonë të trafikuara nuk janë arritur ndonjëherë më në historinë e kësaj beteje. "Brenda 4 viteve Policia e Shtetit u shndërrua sipas statistika­ve të nxjerra nga anketimet e BE- së, dhe jo sipas opinionit tim, nga institucio­ni më pak i besuar në vend së bashku me gjykatat e prokurorin­ë, në institucio­ni më të besuar të vendit. E thotë këtë anketimi i BE- së i vitit 2015, i vitit 2016 jam, i bindur edhe ai i 2017- ës. E gjitha kjo nuk do të thotë se problemet e nxjerra në pah, se situatat e vështira e identifiku­ara dhe se kritikat ndaj punës së policisë janë pa bazë. Nuk do të thonë se Policia e Shtetit ka qenë e paprekur nga korruptimi deri në nivele të larta, nuk do të thotë se drejtues të policisë nuk janë përfshirë në aktivitet kriminale me trafikantë­t e drogës", deklaroi Rama. Procesin e vetingut që do të nisi së shpejti e quajti po aq të rëndësishë­m sa vetingu, që ka nisur në institucio­net e tjera të drejtësisë. "Vetingu në polici është po aq të rëndësishë­m sa vetingu që ka nisur në institucio­net e tjera të drejtësisë, pasi krimi nuk mund të luftohet me prokurorë e gjykatës të korruptuar, por as me drejtorë, shefa komis- Në

ceremoninë e 105vjetori­t të krijimit të Policisë së Shtetit, e mbajtur dje në qytetin e Lezhës, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se procesi i vetingut do të pastrojë sistemin e policisë nga ata punonjës që nuk përmbushin kriteret. "Data 13 janar 1913 përveçse një datë e rëndësishm­e për krijimin e kësaj organizate, na shërben edhe si motivim për përmbushje­n e këtij angazhimi të madh në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë. Në rrugëtimin e saj 105vjeçar, organizata e policisë është përballur me vështirësi dhe sfida të panumërta. Sot kemi rastin të themi me krenari se Policia e Shtetit është ngritur dhe konsolidua­r si një institucio­n ligjzbatue­s, që siguron jetën dhe pronën e qytetarëve. Kam bindjen së në radhët e

ariatesh apo policë të korruptuar. Një proces i tillë do të bëjë të mundur largimin e të gjithë drejtuesve dhe efektivëve të përfshirë në veprimtari kriminale apo me burime të pajustifik­uara të pasurisë të akumuluara në këto vite", - tha

z. Rama. Po dje, kryeminist­ri u ndal në Rrëshen në një bashkëbise­dim me banorët e zonës në kuadër të prezantimi­t të Platformës së Bashkëqeve­risjes me Qytetarët. "E kam përsëritur gjithmonë, që nëse duam ta pastrojmë administra­tën nga parazitët, këtë

mund ta bëjmë vetëm së bashku. Na duhet paralelish­t që ne të dimë kush e pengon sot qytetarin në zyra dhe këtë nuk e marrim vesh nga kontrollet e inspektime­t, por vetëm nëse qytetari denoncon rastin me një mesazh përmes platformës. Nuk Kryeminist­ri Rama tha se, "në platformë duhet të regjistroh­emi me emër dhe mbiemër të vërtetë për t'u ankuar, e cila shkon drejt e në qeveri ku verifikohe­t. 1411 njerëz kanë zgjidhur problemin në platformë deri më tani".

kemi asnjë rast sot që nuk trajtohet në kohë. Të gjithë ato që trajtohen në platformë, u jepet përgjigjet direkt. Se ankesat nuk shkojnë në institucio­ne të ndërmjetme, por direkt te Ministria e Drejtësisë", tha z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Lezhë
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Lezhë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania