Gazeta Shqiptare

Basha, mesazh Ramës: Më 27 janar koha jote mbaron

Kreu i PD: Vetingu në polici nga Xhafaj e Rama, si t'i varësh mëlçitë ujkut "Bashkimi i shqiptarëv­e do të rrëzojë qeverinë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga Vlora ftoi dje shqiptarët në mbarë vendin që t'i bashkohen protestës më 27 janar për të rrëzuar, siç tha ai, aleancën e qeverisë me krimin. Gjatë takimit me demokratët vlonjatë, z. Basha theksoi se vetëm një bashkim i madh i shqiptarëv­e do të mund t'i japë fund qeverisë së Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin. Kreu i PD- së i drejtoi mesazhin e qartë Edi Ramës se koha e tij do të përfundojë më 27 janar. "Dua t'i jap një mesazh të qartë Edi Ramës. Më 27 janar atë që ke dëgjuar nga opozita, do ta dëgjosh nga populli i bashkuar në sheshin e protestës në mes të Tiranë. Koha jote ka mbaruar! Shqiptarët nuk do të pranojnë rënien e drejtësisë në dorë të krimit. Banditët në burg dhe jo në qeveri. Shqiptarët e bashkuar e kanë marrë vendimin", u shpreh kreu i PD- së. Basha akuzoi më tej: "Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimi­t se mos Saimir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet - nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri- tjetrin. Mos fol për mua, që të mos flas për ty". Për kreun e PDsë, prioritet i kryeminist­rit Rama nuk janë qytetarët, por bandat e krimit me të cilat siguroi pushtetin. "Ky që nuk thotë një fjalë për kryefamilj­arët që vdesin në qeli për 32 mijë lekë, si Qamil Zela në Rrogozhinë, ky ka ngritur të gjithë qeverinë në këmbë, për të mbrojtur Saimir Tahirin. Sepse këto nuk janë dosjet e Saimir Tahirit, këto janë dosjet e Edi Ramës, kapobandës dhe kreut të kupolës mafioze në Shqipëri. Nuk mund të jetë preokupimi i Edi Ramës, sipërmarrj­a e cila ka hyrë në një cikël të përshpejtu­ar falimentim­i. Vetëm javën e parë, 250 biznese të falimentua­ra dhe me të njëjtin ritëm kanë shkuar drejt falimentit gjatë gjithë vitit të kaluar 13 mijë sipërmarrj­e të shqiptarëv­e", theksoi kreu i PD- së. "Aksioni opozitar - përfundoi Basha - do të mundësojnë krijimin e një qeverie që do të garantojë zgjedhje të lira e të nder-

Për kreu e PD- së, 105- vjetori i Policisë së Shtetit i gjen uniformat blu të tradhtuar nga drejtuesit politikë. Si shembull, kreu i demokratëv­e sjell efektivët apo drejtuesit e policisë të vrarë nga dora e krimit, një prej të cilëve edhe Artan Cuku. Basha vizitoi dje shtëpinë e tij në kuadër të 105- vjetorit të themelimit të policisë. "Policia ndodhet në një moment tragjik sepse, nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe oficerët e policisë ishin në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të kupolës drej-

tuese të policisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucio­neve politike të vendit dhe janë drejtuesit dhe punonjësit me integritet të policisë, që kanë marrë arratinë apo janë ekzekutuar nga dora e krimit, siç janë rastet e njohura të drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, dhjetëra punonjësve të tjerë të policisë, të cilët janë goditur nga krimi për të vetmen arsye, sepse nuk dinin të ktheheshin pas në luftën kundër krimit", deklaroi z. Basha. Në situatën ku ndodhet krimi dhe korrupsion­i, Basha thotë se nuk beson tek vetingu i policisë. "Vetingu nga Fatmir "Vetingu nga Xhafaj apo Rama, apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin është si t'i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet kur qeverisja të pastrohet nga politikanë­t e lidhur me krimin. Asnjë vlerë nuk kanë manovrat dhe fasadat", tha z. Basha.

Xhafaj apo Edi Rama, apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t'i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet, kur qeverisja të pastrohet nga politikanë­t e lidhur me krimin. Asnjë vlerë nuk kanë manovrat dhe fasadat, ndaj zgjidhja për pastrimin e policisë dhe kupolës së policisë nga shërbëtorë­t e krimit fillon me pastrimin e qeverisë dhe dhënien fund të aleancës së krimit, që mishërohet nga ky kryeminist­ër, nga ministri i Brendshëm dhe të gjitha figurat politike të kësaj mazhorance", u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania