Gazeta Shqiptare

Rama kryeminist­ër, Strazimiri: Ismail Qemali do ndihej i turpëruar

-

Deputeti

i PD- së, Gent Strazimiri, e cilësoi dje të turp shme deklaratën e Ramës për suksese të policisë, deklaratë e cila erdhi menjëherë pas shpërthimi­t me tritol në Shkodër. Me anë të një statusi në "Facebook", Strazimiri shkruan se deklaratat e Ramës flasin për arritje imagjinare të policisë, ndërkohë që e vërteta tregon se në Shqipëri lulëzon krimi dhe droga. Ndërsa shton se Ismail Qemali do të ndihej i turpëruar po ta merrte vesh kush është kryeminist­ër i Shqipërisë. Raporti i Departamen­tit Amerikan të Shtetit në fillim të këtij viti, thotë se: "Shqipëria është bazë për operacione­t rajonale të organizata­ve të krimit të organizuar. Shqipëria prodhon dhe trafikon sasi të konsiderue­shme marijuane, kryesisht për tregun europian. Shqipëria është vend transiti për heroinën dhe kokainën afgane. Shqipëria shërben si një pikë kyçe për shpërndarj­en e heroinës në të gjithë Europën. Paratë e krimit pastrohen me lehtësi në Shqipëri. Dhe së fundmi, EUROPOLi thotë se tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro dhe se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimit të parave dhe trafiku i drogës është rritur. Ismail Qemali do të ndihej i turpëruar kush mban postin e kryeminist­rit të këtij vendi dhe se si u referohet fjalëve të tij, ai që shkatërroi çdo vlerë morale dhe profesiona­le në Policinë e Shtetit e që po kalb këtë shoqëri me shembujt që promovon... si vetvetja!", shprehet z. Strazimiri.

 ??  ?? Gent Strazimiri
Gent Strazimiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania