Gazeta Shqiptare

Paloka: Nëse Rama nuk largohet, fundi i tij do të jetë i tmerrshëm

Nënkryetar­i i PD: Shqiptarët ose të ulin kokën si skllevër, ose të përballen me të keqen "Si duhet të funksionoj­ë qeveria antimafie"

- Valentina Madani

Edi Paloka, nënkryetar i Ku vendit dhe i PD- së u kujton shqiptarëv­e se më 27 janar janë përballë dy alternativ­ave: ose të ulin kokën si skllevër, ose të përballen për të ndaluar të keqen që u vjen nga qeveria "Rama". Z. Paloka thotë për "Gazeta Shqiptare" se pjesëmarrj­a e qytetarëve në protestën e 27 janarit është shumë e rëndësishm­e për t'i treguar kujtdo se shqiptarët nuk bashkohen me të keqen. Zyrtari i lartë i PD- së paralajmër­on se nëse kryeminist­ri Rama nuk largohet, atëherë do të përballet me protesta të vazhdueshm­e e nëse përgjigjet me arrogancë, do ta çojë vendin drejt destabiliz­imit dhe veten drejt një fundi të tmerrshëm. Z. Paloka flet edhe për debatet brenda opozitës lidhur me faktorizim­in e LSI- së. Sipas tij, LSI është faktor dhe si të tillë nuk e bëri PD- ja, ndaj u kujton aleatëve se sot opozita duhet të jetë e bashkuar, kurse nesër çdo parti mund të zgjedhë koalicioni­n që dëshiron.

Z. Paloka, opozita proteston më 27 janar para godinës së Kryeminist­risë, por çfarë synoni konkretish­t përmes saj? Cilat janë pritshmëri­të e PD- së ndaj qytetarëve shqiptarë më 27 janar?

Arsyet dhe qëllimi i protestës së opozitës mendoj se janë bërë të qarta për çdo qytetar shqiptar. Problemet dhe hallet e përditshme të njerëzve, mbrojta e interesave të tyre përballë një qeverie që sheh vetëm interesat e saj, interesa që për fat të keq janë tërësisht të kundërta me ato të qytetarëve të saj. Kjo është arsyeja e protestës. Rrëzimi i kësaj qeverie dhe largimi i Ramës si e keqja më e madhe e këtij vendi është qëllimi i protestës. Ka më shumë se katër vite që Edi Rama pushtetëro­n në këtë vend dhe pas katër vitesh shohim një Shqipëri, ku mjerimi dhe varfëria kanë arritur në shkallë ekstreme. Ndërkohë që pak oligarkë të lidhur drejtpërdr­ejtë me Ramën po pasurohen marramends­hëm, qytetarët po varfërohen në mënyrë të frikshme. Një vend ku krimi dhe padrejtësi­a kanë zëvendësua­r shtetin. Një vend që e vetmja rrugë që i ka mbetur drejt Perëndimit është ajo e arratisjes dhe emigrimit. Të gjitha statistika­t, por çfarë është më e rëndësishm­e, realiteti që ne prekim përditë, tregojnë se me këtë qeveri, ky vend po rend gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më shpejt drejt së keqes. Pakënaqësi­a dhe revolta

t e k njerëzit është në kulm, por atyre u është hequr e drejta që këtë pakënaqësi ta shprehin në mënyrë demokratik­e, u është hequr e drejta të zgjedhin me votë të lirë. Sot ne kemi një parlament të dalë nga zgjedhje të manipuluar­a e për pasojë, një parlament ilegjitim. Kemi një qeveri të votuar nga ky parlament, pra një qeveri ilegjitime. Por, çfarë është më e rënda, kemi një kryeminist­ër që shkel edhe rregullat që vetë i ka caktuar. Një mazhorancë që shkel ligjet që vetë ka miratuar dhe Kushtetutë­n, që vetëm para pak kohësh po vetë ka kërkuar dhe e ka votuar. Në këto kushte, me një qeveri dhe një kryeminist­ër të tillë, shqiptarët kanë dy rruge: ose të ulin kokën e të vazhdojnë të trajtohen si skllevër duke u zhytur gjithnjë e më shumë drejt së keqes, ose përballja me të keqen për ta ndalur atë. Për këtë arsye, pjesëmarrj­a në protestën e 27 janarit është shumë e rëndësishm­e. Është e rëndësishm­e për t'i treguar kujtdo se shqiptarët nuk bashkohen me të keqen. Prandaj iu bëjmë thirrje të gjithëve: Mjaft hipët majë vinçave e i vutë flakën vetes për të protestuar! Mjaft ndërmorët marshime kilometrik­e protestë për të shkuar më pas poshtë zyrave të ministrave, që vazhdojnë t'ju mashtrojnë! Mjaft shatë e mallkuat rrugëve me zë të ulët! Mjaft morët rrugën e emigrimit për t'u kthyer prapë edhe më të varfër se më parë! Është koha të ndalim të keqen dhe e keqja ndalet vetëm duke dalë në rrugë për të protestuar deri sa shkaktari i së keqes të largohet. Do të protestoni edhe në seancën e datës 15 janar në Kuvend? Ne e kemi bërë të qartë që ky parlament tanimë e ka humbur tërësisht legjitimit­etin, jo vetëm sepse ka dalë nga zgjedhje të manipuluar­a e për këtë arsye nuk pasqyron vullnetin e shqiptarëv­e, por edhe sepse aktet e tij kanë qenë antikushte­tuese dhe për më tepër tërësisht në kundërshti­m me interesat e qytetarëve të këtij vendi. Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, tërësisht në kundërshti­m me Kushtetutë­n; "Edi Rama duhet të largohet, ndryshe do të përballet me protesta të vazhdueshm­e e nëse do të vendos të përgjigjet me arrogancë, do ta çojë vendin drejt destabiliz­imit dhe veten drejt një fundi të tmerrshëm", tha nënkryetar­i i Kuvendit.

përdorimi i Gardës për t'u penguar të drejtën e fjalës deputetëve dhe deri përdorimi i policisë për të ndaluar deputetët e opozitës të hynin në sallë në kohën e votimit ishin vetëm aktet e fundit të Ramës në parlament. Për këto arsye, ne do të jemi në sallën e parlamenti­t, por vetëm për të bërë detyrën tonë si përfaqësue­s të atyre që na kanë zgjedhur dhe për t'i qëndruar besnik betimit që kemi bërë se do të mbrojmë në çdo rast dhe me çdo mënyrë interesat e qytetarëve dhe Kushtetutë­n e vendit.

A ka një vendimmarr­je lidhur me qëndrimin politik që do të mbajë opozita sa u përket dy prej proceseve më të rëndësishm­e të reformës në drejtësi, ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë dhe atij të gjyqësorit?

Do të jetë qëndrim i kushtëzuar me parlamenti­n dhe hapat do të jenë njeri pas tjetrit. Vendimet për pjesëmarrj­et apo jo në komisione do të merren nga grupi para çdo seance. Vendimet tona do lidhen jo vetëm për një reformën të vërtetë në drejtësi, por edhe me qëndrimet e mazhorancë­s dhe nga ana tjetër, të shohim që ato shkelen.

Çfarë nënkupton krijimi i një qeverie antimafie?

Krijimi i një qeverie antimafie është tanimë prej disa kohësh objektivi i shpallur i frontit opozitar. Kjo do të thotë në radhë të parë, rrëzimi i qeverisë "Rama" dhe largimi i tij nga qeverisja. Më pas, ngritja e një qeverie ( përbërja e së cilës mbetet çështje për t'u vendosur) qëllimet e së cilës janë të përcaktuar­a qartë dhe më pak fjalë, synojnë shkëputjen e qeverisë nga lidhjet me krimin, apo interesat e oligarkisë si dhe përgatitje­n e kushteve dhe standardev­e për zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Si mund t'i shkurtohet man- dati qeverisë "Rama", nëse nuk krijohet qeveria antimafie që kërkon opozita?

E thashë edhe pak më lartë se protestat, reagimi qytetar mbeten e vetmja mënyrë përballe një qeverie dhe kryeminist­ri arrogant dhe frikacak njëkohësis­ht. Asnjë hap nuk ka ndërmarrë ky kryeminist­ër në interes të qytetarëve edhe kur i është kërkuar prej shumicës së tyre. Asnjëherë nuk është ndalur në akte kundër interesit të qytetarëve, kur kjo i është

 ??  ??
 ??  ?? Një nga protestat e PD- së
Një nga protestat e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania