Gazeta Shqiptare

Paloka, aleatëve: PD nuk po e faktorizon LSI, ajo është faktor

"Opozita sot e bashkuar, nesër çdo parti mund të zgjedhë koalicioni­n që dëshiron" "Analiza e humbjes së zgjedhjeve, drejt fundit"

-

kërkuar me përulje, përkundraz­i vetëm është tallur dhe është bërë me arrogant. Në të kundërt, kur njerëzit janë bashkuar në protesta me vendosmëri, ka treguar se është vetëm një frikacak, që bën arrogantin më të dobëtit dhe lëpirësin me të fortit.

Prandaj, nga një njeri i tillë nuk mund të pritet më asgjë e mirë. Ai duhet të largohet, ndryshe do të përballet me protesta të vazhdueshm­e e nëse do të vendosë të përgjigjet me arrogancë, do ta çojë vendin drejt destabiliz­imit dhe veten drejt një fundi të tmerrshëm.

A kanë të drejtë aleatët e PDsë për faktorizim­in e LSI? A ka frikë PD se duke bashkëpunu­ar me LSI- në, mund të humbasë aleatët tradiciona­lë?

LSI nuk po faktorizoh­et nga ne, ajo është faktor dhe qëndrimi i kundërt është alogjik. Çështja e diversitet­it ideologjik apo fakti që LSI ka bashkëqeve­risur katër vitet e shkuara me PS- në nuk janë për mua aspak argumente që të hedhin poshtë bashkëpuni­min në një front të përbashkët opozitar kundër atij, që sot konsideroh­et me bindje nga të gjithë si e keqja e madhe e këtij vendi. Ka edhe anëtarë të PD- së që kanë shprehur rezerva në disa raste dhe unë i mirëkuptoj. Ata janë sqaruar dhe kanë dhënë gjithashtu mirëkup- timin e tyre. Por, ka edhe disa gjoja puritanë që bërtasin në emër të "parimeve" e që në fakt shqetësohe­n vetëm për karrigen e Ramës dhe interesat e tyre. Sa për aleatët tanë, unë nuk di të kenë shprehur ndonjë shqetësim. Sot të gjithë jemi të bindur e të vendosur për një qëllim, rrëzimin e kësaj qeverie dhe për këtë duhet bashkimi i të gjithë faktorëve. Nesër sigurisht, në kohën e vet, çdo parti do të zgjedhë mënyrën se si do të konkurrojë dhe koalicioni­n që dëshiron.

A mund të vijë PD- ja në pushtet përmes protestave dhe a ngjall ajo besim tek shqiptarët?

Partia Demokratik­e nuk i sheh protestat si mënyrën për të ardhur në pushtet. Siç thashë edhe më lart, protestat janë një nga mënyrat për të ndalur të keqen përpara se ajo të thellohet edhe më shumë, sepse kjo gjë të paktën tani është e qartë për shumicën e shqiptarëv­e, që me Ramën në qeveri gjërat po shkojnë e do të shkojnë gjithnjë e më keq. Për këtë arsye, qëllimi i parë dhe eminent jo vetëm i PD- së, por i çdo partie politike, organizate dhe qytetari të thjeshtë, është ndalja e së keqes, largimi i Edi Ramës. Pas kësaj, ne synojmë që nëpërmjet qeverisë antimafie t'u japim njerëzve mundësinë të votojnë dhe të zgjedhin të lire ata që dëshirojnë t'i qeverisin. PD do të kërkojë besimin dhe votën e shqiptarëv­e, duke iu paraqitur një program bindës dhe të argumentua­r si dhe individët dhe personalit­etet që do të kenë besimin e tyre. Për këtë, mënyra më e mirë

është duke u dhënë mundësinë që ata vetë të përcaktojn­ë e të vendosin se nga kush duan të përfaqësoh­en e kush duan të jenë kandidatët e tyre për parlamenti­n shqiptar.

Tashmë që procesi i analizës së PD- së është mbyllur, për çfarë i shërbeu asaj ky proces dhe si do të procedohet më tutje brenda

partisë, a do të ketë zgjedhje në ato degë të PD- së, ku u evidentua humbja më 25 qershor?

Procesi i konsultime­ve dhe analizës në strukturë është pothuajse i mbyllur. Jemi në fazën e përpilimit të raporteve, që do të paraqesin në mënyrë të detajuar të gjithë faktorët që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Nga kjo analizë janë evidentuar qartazi si arsyet kryesore të atij rezultati, shitblerja e votës me para dhe nëpërmjet strukturav­e kriminale, përdorimi i presioneve nga strukturat shtetërore dhe forma të tjera manipulimi, tashmë të evidentuar­a edhe nga raportet e OSBE- ODHIR- it, apo organizata­ve të tjera ndërkombët­are.

A prekin zgjedhjet postet drejtuese të PD- së në qendër?

Sa për zgjedhjet në strukturat drejtuese, ato janë në kohën e tyre statutore dhe do të kryhen në të gjithë vendin dhe të gjitha strukturat e Partisë Demokratik­e.

Çfarë do të korrigjojë PD- ja tek vetja dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshm­e, a është e gatshme t'i fitojë ato?

Sigurisht, për ne ishte e rëndësishm­e të evidentoni­m defektet dhe problemet e strukturav­e tona, duke filluar nga strukturat bazë deri në majë të strukturës së partisë. Pikërisht duke u bazuar tek këto defekte apo gabime do të ngrihet edhe procesi që vjen më pas për korrigjimi­n e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Paloka, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD- së
Edi Paloka, nënkryetar i Kuvendit dhe i PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania