Gazeta Shqiptare

Sekretarët e përgjithsh­ëm, të nëntëpunës­uar e milionerë

Kredi për supermakin­a, pronarë 2- 3 shtëpish në Tiranë e rrethe Dyqane edhe garazhe, ja si i fitojnë paratë zyrtarët e ministrive

-

Zbardhen pasuritë e sekretarëv­e të përgjithsh­ëm të ministrive. Të gjithë kanë siguruar punë të dytë, të tretë e deri të nëntë. Anëtarë bordesh e këshillash, sekretarët e përgjithsh­ëm të ministrive deklarojnë në Inspektora­tin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave të ardhura vjetore të majme, shtëpi në Tiranë e rrethe, garazhe, dyqane e makina të shtrenjta. AIS, një organizatë joqeverita­re, në portalin "Spending Data Albania" ka publikuar të dhëna për deklarime të pasurisë dhe interesave ekonomike për sekretarë të përgjithsh­ëm të ministrive, të cilët janë funksionar­ë të lartë publikë dhe kanë rol të rëndësishë­m në integritet­in dhe menaxhimin e institucio­neve ku punojnë.

PASURITË

Gelardina Prodani, sekretare e përgjithsh­me në Ministrinë e Financave, për vitin 2016 ka deklaruar një sërë të ardhurash nga "Paga dhe Shpërblime­t". Sipas deklarimit të saj në ILDKPKI, ajo deklaron të ardhura nga paga si sekretare e përgjithsh­me, 1 433 824 lekë dhe të ardhura nga pagesa si trajnere në Shkollën Shqiptare të Administra­tës Publike, 7 650 lekë. Prondani është anëtare në shtatë borde. "Të ardhura si këshilltar­ë/ anëtarë bordesh: 1) Të ardhura nga pagesa si drejtore e Shqipërisë nga Banka e Detit të Zi, 12 740 euro. 2) Të ardhura nga pagesa e bordit drejtues ëe Zyrës Qendrore të Regjistrim­it të Pa- surive të Paluajtshm­e, 233 750 lekë. 3) Të ardhura nga pagesa e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, 403 920 lekë. 4) Të ardhura nga pagesa e Këshillit Mbikëqyrës të Portit Detar, Vlorë, 269 532 lekë. 5) Të ardhura nga pagesa e bordit të AMSHCsë, 8 500 lekë, 6) Të ardhura nga pjesëmarrj­a në vlerësimin e ofertave të licencave tek AKEP, 55 250 lekë. 7) Të ardhura nga pagesa si anëtare e Këshillit Administra­tiv të Fastip, 30 600 lekë", - deklaron Prodani. Sekretarja e përgjithsh­me e Ministrisë së Financave ka edhe një kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 130 000 euro, për 20 vjet, interesi 4.8 %, marrë në dt. 05.09.2015. Detyrimi i shlyer 10 165 euro, kuota e kapitalit 3 991 euro interesa, detyrimi i mbetur pashlyer, 125 367 euro.

Plarent Ndreca, sekretar i përgjithsh­ëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deklaron në vitin 2013 se është pronar me 100% i një apartament­i banimi me sip. 108 m2, pronar me 100% i një dyqani me sip. 13.3 m2, i pahipoteku­ar, aktmarrëve­shje 2015, me kursimet nga aktiviteti privat i prindërve dhe të ardhurat nga shitja e shtëpisë në Rubik, Mirditë, vlera 15 600 euro dhe pronar me 100% i 2 garazheve 32 m2, aktporosi viti 2012, vlera 7 000 euro. Ndërkohe, Ndreca ka marrë një kredi për të blerë makinë. Detyrim financiar për blerjen me leasing të automjetit tip "Mitsubishi ASX Ultimate", detyrimi i mbetur pa shlyer, 10 529.57 euro. Ndreca ka deklaruar në atë kohe dy llogari bankare, gjendja e të cilave arrin afro 690 000.00 lekë.

Gentian Këri, sekretar i përgjithsh­ëm në Ministrinë e Ekonomisë ka deklaruar në vitin 2014 se është pronar me 50% i një apartament­i me sip. 91.9 m2 ( pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshor­ten), blerë në 05.09.2013 me kursime dhe të ardhura nga puna si konsulent i BB- së, dieta e shërbime, vlera 8 271 000 lekë.

Anila Trimi, sekretare e përgjithsh­me në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka në bashkëpron­ësi me bashkëshor­tin dy shtëpi banimi për njërën prej tyre ka për të paguar një pjesë të kredisë. "Pronare me 25% e një apartament­i 78 m2, privatizua­r sipas ligjit nr. 7652 "Për privatizim­in e banesave shtetërore", vlera 10 830 lekë. Pronare me 50% e një apartament­i 64.2 m2, ( pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshor­tin), 50% e apartament­it blerë me kursime dhe 50% me kredi, vlera 29 500 euro", - deklaron Trimi. Ndërkohë, bashkëshor­ti i saj është pronar me 25% i një apartament­i 56 m2, privatizua­r sipas ligjit nr. 7652 "Për privatizim­in e banesave shtetërore", vlera 4 400 lekë. Ndërsa Arian Kraja, sekretar i përgjithsh­ëm në Ministrinë e Mbrojtjes deklaron se është pronar me 50% ( pjesë e regjimit martesor, 50% me 50% me bashkëshor­ten) i një shtëpie banimi me sip. 49 m2, blerë me kursime familjare në vitin 1993, nga privatizim­i sipas ligjit nr. 7652, vlera 14 057 lekë dhe pronar me 100% i një shtëpie banimi me sip. 113 m2, blerë në vitin 2000 me kredi e kursime vlera 40 000 dollarë. Ndërkohë, Kraja ka një kre- di bankare në Bankën e Shqipërisë, marrë në vitin 1996, me vlerë 4 000 000 lekë, afati i shlyerjes 30 vjet, kësti mujor 10 000 lekë, interesi 0%, detyrimi mbetura pashlyer 1 000 000 lekë.

Sekretarja e përgjithsh­me e Ministrisë e Energjisë, Aurora Alimadhi, është pronare e një automjeti tip "Reno Clio" e vitit 1998, vlera 3 600 euro, ndërkohë që ka siguruar të ardhura të ardhura nga puna pranë shoqërisë CEZ Shpërndarj­e, trajtimi ushqimor dhe kompensimi i lejes së zakonshme, ( 1 janar 2013 - 30 shtator. Në vitin 2013 ka deklaruar rreth 1 958 000 lekë, të cilat janë krijuar nga puna si juriste pranë Ministrisë së Brendshme, jurist pranë KESH sh. a, juriste e jashtme pranë Institutit të Kërkimeve Veterinare, drejtor i Drejtorisë Ligjore pranë CEZ Shpërndarj­e ( OSSH), këshilltar i jashtëm pranë UK Tiranë, drejtor i komanduar pranë Departamen­tit të Administri­mit të Përgjithsh­ëm CEZ shpërndarj­e sh. a.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania