Gazeta Shqiptare

Kartoni jeshil, kompanitë e sigurimit, marrëveshj­e me njëra- tjetrën

Sigurimi i makinave për jashtë vendit, Autoriteti i Konkurrenc­ës heton tregun Nga viti 1995 e deri tani operatorët janë vënë disa herë nën hetim

-

Autoriteti i Konkur rencës do të hetojë sërish tregun e sigurimeve. Kompanitë e sigurimit të ' jojetës' kanë nënshkruar një marrëveshj­e bashkëpuni­mi për shitjen dhe administri­min e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

MARRËVESHJ­A

Marrëveshj­a është paraqitur pranë Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, për të kërkuar përjashtim­in e saj nga ndalimi, në kuptimin ligjit për mbrojtjen e konkurrenc­ës. Ndonëse përmbajtja e marrëveshj­es nuk është bërë e ditur, pakti mes kompanive tregon edhe njëherë se tregu i produkteve të sigurimit të detyrueshë­m vazhdon të karakteriz­ohet nga një sjellje e koordinuar. Që nga viti 2005 e në vazhdim, kompanitë e sigurimeve kanë qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, kryesisht për praktikat e ndjekura në tregtimin e policave të sigurimit të detyrueshë­m motorik për përgjegjës­itë ndaj palëve të treta. Në vitin 2012, të gjitha kompanitë e sigurimit të ' jojetës' u gjobitën për marrëveshj­e të ndaluar në dëm të konsumator­ëve dhe konkurrenc­ës në treg, pikërisht për rritjen e çmimit të sigurimit TPL. Dy vjet më vonë, një tjetër hetim i kryer nga Autoriteti i Konkurrenc­ës dha rezultate të ngjas- hme. Për të shmangur pasojat, këtë herë kompanitë e sigurimeve kanë vendosur të kërkojnë paraprakis­ht miratimin e Autoriteti­t të Konkurrenc­ës, që pritet të shprehet për marrëveshj­en gjatë muajit shkurt.

Në janar- nëntor 2017, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 6.85%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 916,255 mijë lekë. Numri i kontratave arriti në 1,136,689 duke shënu- ar një rritje me 14.06% krahasuar me janar- qershor 2016. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtari­në e ' jojetës' ka shënuar një rritje në masën 5.54% krahasuar me janar- nëntor 2016. Numri i kontratave në sigurimin e ' jojetës' kapi shifrën 977,680, duke shënuar një rritje në masën 8.65% krahasuar me janar- nëntor 2016. Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtari­në e ' jetës' ka shënuar një rritje në masën 28.16% krahasuar me janar- nëntor 2016. Numri i kontratave në sigurimin e ' jetës' arriti në 158,967 duke shënuar një rritje në masën 64.43%' krahasuar me janar- nëntor 2016. Gjatë janar- nëntorit 2017, janë paguar gjithsej 43 milionë dëme ose 16.39% më shumë se gjatë janar- nëntor 2016. Numri i dëmeve të paguara në janar- nëntor 2017 është rritur me 12,074 dhe arriti shifrën 40,477 nga të cilat 39,080 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të ' jojetës' dhe 1,397 nga shoqëritë e sigurimit të ' jetës'.

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania