Gazeta Shqiptare

Lamtumirë Rexhep Çeliku! Shqipëria dhe Kosova përcjellin me flamur valltarin

- Fatmira Nikolli

Ai ecte me hap të sigurt, të rëndë. Me peshën e valles së Kukësit, me hovin e asaj të Rugovës, me mallin e valles çame, me portretin e Osman Takës. Ai burrë i gjatë, me shpatulla të mëdha, që mbante mbi vete peshën e shqiponjës kur hapte krahët, si ajo.

Rexhep Çeliku dje u përcoll me tingujt që e kishin çuar peshë teksa mijëra duartrokit­je e shoqëronin në kalimin e fundit në sheshin “Skënderbej”.

Mes dhimbjes e lotëve, iu dha lamtumira e fundit Rexhep Çelikut. Familjarë, të afërm, miq dhe bashkëpunë­torë qëndruan dy orë në homazhet për nder të “Valltarit Fluturues”, i ndarë nga jeta një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë. “Mjeshtri i Madh” e “Nderi i Kombit” nga holli i Muzeut Historik Kombëtar shënoi takimin e fundit me ta.

Pas homazheve, kortezhi me trupin e pajetë u drejtua për në varrezat të Sharrës, ku do të prehet përgjithmo­në. Korifeu i skenës shqiptare, “Shqiponja e valles”, “Nderi i Kombit”, Rexhep Çeliku humbi betejën pas më shumë se pesë vitesh me sëmundjen e rëndë.

Miqtë thanë se ai e mundi sëmundjen për kaq vite, në vajtjeardh­jet drejt Turqisë, herë me autobus e herë me avion, për kimioterap­inë e për operacione­t. Ai e mundi pesë vite, duke luftuar me të çdo ditë, nga pak e nga shumë. Derisa në agimin e së premtes, pasi kisha marrë titullin “Nderi i Kombit” dhe i kish takuar së fundmi miq e kolegë, zuri shtratin dhe dha frymën e fundit.

Edhe pse i sëmurë e nën efektin e rrezatimev­e, si për ta mposhtur atë, si për ta sfiduar nuk iu nda valles dhe as skenës derisa zuri shtratin.

Më 8 janar, katër ditë më parë se të jepte shpirt u dekorua nga me motivacion­in: “Në vlerësim të kontributi­t të jashtëzako­nshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpreti­min e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimi­së sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtari­së koreografi­ke dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”. Dje, thanë se ai ta çonte shpirtin peshë, se arti i tij përmes tij manifeston­te shpirtin shqiptar, historinë tonë të stuhishme e se askush më shumë se ai nuk i ngjante një shqiponje me krahët e hapur e shikimin e mprehtë. Me muzikën e valleve të tij, si tupanat që lajmërojnë një kob, Çeliku la muzeun i mbajtur nga krahët e valltarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Arkmorti i tij mbulohej me flamur. Sheshi

Mjeshtri i madh i valles shqiptare, Rexhep Çeliku humbi betejën me një sëmundje të rëndë që i mori jetën në moshën 63- vjeçare.

Rexhep Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në vendin tonë. Gjatë një karriere të gjatë prej 4 dekadash, ai realizoi një numër të madh shfaqjesh brenda dhe jashtë vendit, duke rrëmbyer duartrokit­jet e publikut me interpreti­met e tij në skenë.

Rexhep Çeliku ka interpretu­ar solistin e parë në 200 valle, ka marrë pjesë në 500 shfaqje në skena të ndryshme në tri kontinente, në 30 festivale ndërkombët­are dhe ka interpretu­ar në më shumë se 3000 shfaqje artistike. Figura emblematik­e dhe e veçantë e tij në skenë, kaq emocionues­e sa edhe mbresëlënë­se në portretin e tij të hekurt, por edhe në gjithë gjymtyrët e tij, me të drejtë është simbolizua­r në thënien tronditëse “Njeriu që vallëzon me shqipet, shënonte Lefter Çipa. Biri i një gjirokastr­iti, mjeshtër në nxjerren dhe gdhendjen e gurit, e më vonë si restaurato­r i kishave dhe xhamive në Tiranën e paraçlirim­it, vazhdoi traditën shqiptare në gdhendjen e valles popullore në tempullin e kulturës – Ansamblin e Shtetit si ‘ Valltari fluturues’”.

 ??  ?? Përcjellja e Rexhep Çelikut
Përcjellja e Rexhep Çelikut
 ??  ?? Rexhep Çeliku
Rexhep Çeliku
 ??  ?? Ministrja Kumbaro me gruan e Rexhep Çelikut
Ministrja Kumbaro me gruan e Rexhep Çelikut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania