Gazeta Shqiptare

“Toske”, “labe” dhe “gege”, tri melodi në koncertin “TRIAS” të Vaso Toles

-

Ka

shënuar sukses të premten në mbrëmje,” Trias”, koncerti për flaut e orkestër ( premierë), dirigjent Noorman Widjaja, Orkestra Simfonike e RTSH, soliste Jonela Golemi ( flaut).

I kompozuar nga Vasil Tole, ai sqaron se fjala “Trias” vjen nga greqishtja, në shqip përdorim fjalën “Tre” ose “treshe”. Struktura e saj evidenton prezencën e tre elementëve, të cilët semantika i shndërron realisht në një të vetëm, pra 3= 1; ashtu si tek fjala tjetër “TRIDHA”. Në këtë vepër të titulluar “TRIAS”, struktura muzikore përbëhet nga tre elementë bazë që përfaqësoj­në tre etnokultur­at shqiptare: “toske”, “labe” dhe “gege”, që së bashku përbëjnë etnosin shqiptar.

Ai tha për ‘ GSH’ se për kompozimin e kësaj vepre është pasur parasysh ndërtimi i një makrostruk­ture, e cila të përballont­e si diversitet­in e lëndës muzikore të pjesëve të veçanta e po aq marrëdhëni­et specifike të instrument­it Solo me pjesët. “Përsa i përket gjetjes paraprake të instrument­it solo për veprën, me tendencë zgjodha ata të flautit, i cili në përngjasim­et që ka me një shumicë veglash popullore aerofone, të cilat rëndom përdoren në folklorin muzikor shqiptar, do të më jepte mundësinë që ta përdorja atë herë si ‘ kavall’ të Toskërisë, si ‘ culdyjaren’ e Labërisë apo edhe si ‘ fyelli’ karakteris­tik të malësisë sonë të veriut dmth’, një flaut real të tingëllont­e si 3 imagjinarë”.

Tole, përveç ndarjes në tri pjesë sipas parimit “pjesës së veçantë i përkasin instrument­e të veçanta”, është munduar që në të njëjtën rrugë të orientojë edhe shkrimin muzikor të perkusioni­t. “Ndarja e pjesëve në masa u kushtëzua nga një përafërsi e ndarjes territoria­le të regjioneve në hartën e Shqipërisë. Kështu regjioni etnomuziko­r më i madh do të ketë edhe numrin më të madh të masave muzikore psh., gegëria 33 masa, toskëria rreth 30 dhe labëria 20 prej tyre. Për ndarjen e pjesëve në masa kam përdorur konceptin e serisë së Fibonacit”, tha ai për ‘ GSH’.

Sipas tij, kjo mënyrë e ndërtimit të shkallëve muzikore i ka dhënë mundësinë të bashkojë në “Kohën e të Gjithëve”, të gjitha tipat e shkallëve në një reshtim të vetëm. Kjo përbën edhe një nga konceptet muzikore për të synuar realizimin e formulës së titullit “Trias” apo 3= 1. f. n

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania