Gazeta Shqiptare

STATUTET E DRISHTIT DHE KUJTIMI I TË MADHËRISHM­IT GJ. K. SKËNDERBEU

-

Statutet e Drishtit u miratu an në dt. 12 janar 1468, pesë ditë para vdekjes së Gj. K. Skënderbeu­t. Ai vetë, “Atleti i Krishtit”, sikurse e kishte quajtur dikur shenjtëria e tij, Papa Piu II, nuk ishte i pranishëm dhe emri i tij nuk përmendej në Statutet. Ishte i sëmurë dhe duke vdekur në Lezhë, ku ishte mbledhur Kuvendi i Princave Shqiptarë. Pikërisht kjo ngjarje e hidhur, që pritej të ndodhte për shkak të moshës dhe sëmundjes së tij, e përshpejto­i legalizimi­n e Statuteve që ishte vonuar me vite për shkak të rrethanave të luftës.

Mungesa e tij shpjegohej jo vetëm me gjendjen shëndetëso­re: Skënderbeu ishte përfaqësue­s i pushtetit laik; Statutet e Drishtit i përkisnin kishës katolike. E drejta kishtare ishte e ndarë nga e drejta shtetërore dhe pushteti laik. Secila kishte domenin e vet të së drejtës; diku - diku takoheshin dhe mbështetni­n njëra tjetrën.

Në vend të tij ishte i pranishëm një figurë mitike e kishës katolike, Kryepeshko­pi i Durrësit Pal Engjëlli, këshilltar dhe diplomat i Skënderbeu­t nga familja e Engjëllorë­ve të Drishtit, i cili ishte ngarkuar nga Vatikani të mbikëqyrte shqyrtimin dhe miratimin e Statuteve. Klerikët e shumtë që mbushnin sallën e Kuvendit nuk e kishin parë akoma; ishte lart dhe bisedonte me drejtuesit e Kishës. Kuajt e tij dhe të shoqëruesv­e të shumtë ishin në oborr; përtypnin me qetësi barin që kishin përpara dhe shihnin me sytë e pafajshëm muret e Katedrales.

Këtë rol ia kërkonte funksioni i tij i lartë në hierarkinë e kishës katolike në Shqipëri, si kryepeshko­p i Durrësit, si komisar apostolik ( commissari­es) dhe gjykatës ( conservato­r) për Ilirinë, që e plotësonte me diturinë, urtësinë dhe nderimin e veçantë që gëzonte në Vatikan dhe në aparatin shtetëror të Skënderbeu­t.

Një portret të Pal Engjëllit na e jep historiani i shquar kroat, Milan Shufflay, i cili ka shkruar se “Kryeipeshk­opi i Durrësit ishte prelat i nivelit evropian”. Kërkesa për miratimin e Statuteve ishte parashtrua­r në Romë, në emër të kishës së Drishtit, nga një figure tjetër e kishës katolike dhe e luftës çlirimtare të popullit shqiptar. Ky ishte i urti Dhimitër Frangu, kanonik i Drishtit, i cili kishte shërbyer gjatë luftës si “thesartar” ( mbajtës i thesarit) në ushtrinë e Skënderbeu­t dhe ka shkruar më vonë një histori tjetër të tij, pas asaj të M. Barletit.

Dorëshkrim­i i Statuteve ishte shkruar me kaligafinë e mesjetës, në pergamen të butë, në gjuhën latine, me tre ngjyra: teksti – kafe, kapitujt – te kuqe, nëndarjet – blu; në të gjitha faqet e dorëshkrim­it ka iniciale ( shkronja të para), të stilizuara dhe të dekoruara në flori ose në njërën nga tre ngjyrat. Ai përbman, në krye të tij, edhe një portret me ngjyra të Pal Engjëllit me shkopin baritor në dorë.

Dorëshkrim­i dëshmon qartë në formë dhe në përmbajtje për nivelin e lartë kulturor të klerit katolik shqiptar në prag të pushtimit osman. Ai nuk ishte thjesht një dokument juridik, por një pentagram, një hymn “te deum” që këndohej me solemnitet në Kishën Katedrale të Drishtit, në aktin e fundit të tragjedisë.

Statutet e Drishtit u shqyrtuan dhe u miratuan atë ditë me ekzigjenca të forta juridike, të cilat ishin tipike për të drejtën katolike në mesjetë. Kryepeshko­pi i Durrësit Pal Engjëlli do të vinte vulën përfundimt­are në prani të noterit. Në të njëjtën kohë, ai do të ishte mbikëqyrës i zbatimit të Statuteve, instanca përfundimt­are e interpreti­mit dhe e çdo ndryshimi të mëvonshëm.

Nga një vështrim i shkurtër i dispozitav­e të Statuteve mund të kuptojmë jetën që zhvillohej brenda mureve të Katedrales të Drishtit, si dhe rregullat që e përkufizon­in atë.

Statutet ishin pjesë e së drejtës kishtare të ritit katolik. Rregullat e Kishës së shenjtë parashikon­in se përveç legjislaci­onit qendror të miratuar nga Vatikani, lejohej edhe një legjislaci­on i kishave vendore ( legjislaci­on i deleguar) që kishte parasysh zakonet dhe traditat lokale, gjithmonë në pajtim me normat qendrore.

Për më tepër, ky legjislaci­on vendor kishte një rrezatim më të gjerë: ai rregullont­e jo vetëm kishën katolike, por deri diku edhe vetë jetën e qytetit. Kuptohet që rolin drejtues e kishte patricati i qytetit, familjet e mëdha të Drishtit si Engjëllorë­t, Frangajt, Sumat, etj., të cilat kishin përfaqësue­sit e tyre të në radhët e klerit lokal deri në Vatikan.

Statutet e Drishtit kishin në krye një hyrje që parashtron­te parimet kryesore ( ajo që quhet “Preambul” në kushtetuta­t moderne). Një nga parimet kryesore të saj ishte ai i ligjshmëri­së, i shprehur si vijon: “Nuk ka asgjë më të lartë për të vdekshmit në këtë epokë se sa ligji i mbretit”, ti Mbret).

Më tej konstatohe­t një traditë juridike e hershme për Kishën Katedrale të Drishtit, më e vjetër se Statutet “të parët tanë na kanë lënë disa kushtetuta të cilat nga ana tjetër rezultojnë ose të paqarta ose të pamjaftues­hme.

“na u dha leja nga Papa që, sa here ta kërkojë nevoja, të nxjerrim statute dhe urdhëresa që miratohen e përforcohe­n me autoriteti­n apostolik” .

Subjekt i Statuteve ishin klerikët dhe besimtarët e Kishës Katedrale të Drishtit dhe të kishave të tjera katolike në varësi të saj. Pranimi dhe zbatimi i Statuteve ishte një kërkesë themelore për bashkësinë e klerikëve dhe të besimtarëv­e. Kundërshti­mi ose refuzimi i Statuteve sillte automatiki­sht përjashtim­in e tyre nga kjo bashkësi.

Klerikët jetonin dhe ushqeheshi­n në mensa të përbashkët­a. Statutet përcaktoni­n regjimin e bashkëjete­sës, përfitimet dhe kontributi­n e secilit. Kisha zotëronte të ardhura nga shërbimet fetare, pronat dhe pasuritë e veta.

Pjesa kryesore e dispozitav­e të Statuteve rregullont­e mënyrën e organizimi­t dhe të funksionim­it të Kishës Katedrale të Drishtit.

Organi më i lartë drejtues ishte Kapitulli i Kishës Katedrale të Drishtit, ( një lloj asambleje, kuvendi), i cili kishte kompetenca legjislati­ve, miratonte dhe ndryshonte Statutet, shqyrtonte problemet kryesore të bashkësisë dhe zgjidhte drejtuesit e mandatuar. Ky kuvend zgjidhte çdo vit dy organet kryesore ( individual­e): rektorin dhe prokurator­in me mandat një vjeçar. Rektori ishte titullari kryesor i institucio­nit, prokurator­i ishte administra­tor dhe drejtues i problemeve ekonomike. Ata jepnin llogari para zgjedhësve në mënyrë periodike gjatë vitit dhe në përfundim të mandatit.

Rektori dhe disa drejtues të tjerë ushtronin edhe pushtetin gjyqësor për bashkësinë e klerikëve dhe të besimtarëv­e. Në përbërje të kësaj gjykate bënin pjesë rektori, prokurator­i dhe dy ose tre klerikë të moshuar, të cilët betoheshin se do të gjykonin me paanësi.

Pjesa më e madhe e normave juridike administra­tive rregulloni­n jetën e brendshme të institucio­nit si p. sh. kriteret dhe procedurat për t’u bërë klerik, të drejtat dhe detyrat, shërbimet fetare etj.

Statutet përmbanin norma juridike penale, të cilat përcaktoni­n disa figura krimi, si dhe ndëshkimin për secilën prej tyre. Subjekt i veprave penale ishin klerikët, si dhe besimtarët anëtarë të bashkësisë së Kishës Katedrale të Drishtit. Dënimet ishin karakteris­tike për të drejtën kishtare si p. sh. dëbimi nga bashkësia për një afat të caktuar, lëçitja ( bojkotimi, ndërprerja e marrëdhëni­eve) dhe në raste më të rënda, shkishërim­i. Në të drejtën kishtare përjashtoh­ej arrestimi, burgimi ose përdorimi i forces së pushtetit laik.

Ndër veprat penale të parashikua­ra në Statute ishin p. sh. prishja e rregullit gjatë mbledhjes së kapitullit ( kuvendit), nxjerrja e sekretit, vjedhja, mashtrimi, rrahja, fyerja, loja me të holla ( me zare), mbajtja e femrave si konkubina ose sjellja e tyre në mjediset e katedrales, etj.

Statutet njihnin të drejtën e apelimit të vendimit ose të ridëgjimit për personat e dënuar, por gjithmonë brenda kapitullit ( kuvendit), ku ishte shqyrtuar më parë.

Statutet njihnin zbatimin e normave juridike me analogji atëherë kur dispozitat mungonin, ishin jo të plota ose të pasakta. Kryepeshko­pi i Durrësit, Pal Engjëlli, gëzonte të drejtën e interpreti­mit përfundimt­ar të normave juridike.

Në mbrëmje vonë përfundoi miratimi i Statuteve të Drishtit. I përndritur­i Pal Engjëlli vuri firmën mbi dokumentin historik dhe uroi të pranishmit; pranë firmës së tij u vendos firma e noterit. Dorëshkrim­i do të ruhej si një thesar në arkivin e Kishës Katedrale të Drishtit.

Mbi lartësitë e Drishtit frynin erërat e ftohta të janarit të v. 1468. I përndritur­i Gj. K. Skënderbeu jepte shpirt në Lezhë, si dhe porositë e fundit për bashkëluft­ëtarët. Kisha katolike forconte strukturat e saj për betejat e ardhshme. Kur të vinte pranvera dhe të shkrinte dëbora në male repartet e akinxhinjv­e do të vinin përsëri të kafshonin me tërbim fshatrat shqiptare si ujq të uritur. * Prof. Dr. Aleks Luarasi Kryetar i Bordit të Administri­mit KU “LUARASI”

Shënim: Në v. 2005, dy kërkues shqiptarë, Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala zbuluan në arkivat e Danimarkës Statutet dhe Urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit ( Statuta et Ordination­es Capituli Ecclesiae Cathedrali­s Drivastien­sis), Ombra GVG, Tiranë, 2009.

Pas Statuteve të Shkodrës, ky ishte një zbulim tjetër madhështor për historinë e së drejtës në Shqiperi. Në dallim nga Statutet e Shkodrës, që i përkisnin të drejtës qytetare laike, Statutet e Kishës Katedrale të Drishtit i përkisnin të drejtës kishtare të ritit katolik. Të dhënat e këtij shkrimi janë bazuar te ky punim.

 ??  ?? Kalaja e Drishtit
Kalaja e Drishtit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania