Gazeta Shqiptare

Vangjush Mio në Rumani

-

Vangjush Mio u shkëput nga shkolla greke dhe hyri në shkollën amtare. Këto shkolla mbylleshin herë pas here nga forcat e errëta të reaksionit grekoman, megjithatë Vangjush Mio nuk iu nënshtrua shkollës greke. I edukuar që në vogëli me ndjenja patriotike, ai përpiqet me çdo kusht të përvetësoj­ë gjuhën e bukur shqipe. Për këtë detyrohej të hynte fshehur në shkollën e vajzave, të cilën nuk kishin mundur ta mbyllnin. I shtyrë nga nevoja të ngutshme ekonomike, i ati i Vangjushit shet tokat. Djali i madh, Anastas Mio, përpiqet të ndihmojë të atin që nga Rumania, por këto ndihma ishin të pamjaftues­hme. Në këto rrethana të vështira Vangjushi i ri ndërpret mësimet e gjimnazit dhe në vitin 1908 rreh pas të vëllait në rrugën e vështirë të kurbetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania