Gazeta Shqiptare

Përkthyesi Leonard Zissi duhet vlerësuar për durimin, punën dhe sjelljen në shqip të tri punimeve të Martin Czerminski­t, misionarit jezuit polak, kushtuar Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës. Duhet thënë se informacio­ni i tij për këto tri vende, i cili li

Marcin Czerminski për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnjën

-

Pas librit të parë kushtuar Shqipërisë, Marcin Czer minski vjen edhe me dy libra të tjerë kushtuar Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovin­ës. Leonard Zissi, përkthyesi i tij, njëkohësis­ht nga punëtorët më të pasionuar të gjuhës dhe kulturës polake në vendin tonë duhet vlerësuar se me iniciativë­n e tij arriti jo thjesht të mblidhte informacio­ne për misionarin jezuit, por edhe të sillte të përkthyer tre librat, që ishin produkt i udhëtimit të para një shekulli të misionarit jezuit polak në Ballkan.

Czerminski erdhi në territorin shqiptar, kur vendi ynë ishte pjesë e perandoris­ë turke në shekullin XIX. Ai duke njohur kulturën e kohës, botimet që lidheshin me historinë dhe etnografin­ë e saj, shumë materiale të botuara dhe të pabotuara, por edhe epistolarë të ndryshëm, ndërtoi një përshkrim të territorit të vendit tonë, duke folur me shumë respekt. Ai identifiko­i si të gjithë udhëtarët para dhe pas tij, ndarjen Geg dhe Toskë, cilësitë fizike dhe kulturën materiale të paraardhës­ve tanë. Ai u ndal kryesisht në zakonet dhe organizimi­n e tyre shoqëror por edhe i kushtoi shumë historisë së kishës katolike në territorin shqiptar. Libri jo vetëm u mirëprit nga komuniteti katolik në vendin tonë, por në shenjë respekti ajo iu dhurua Papa Françeskut, në vizitën e tij në Shqipëri në Universite­tin katolik. Në një farë mënyre, botimet e Czerminski­t, të asaj kohe, mund të konsideroh­en nga qasjet më patriote të këtij komuniteti ndaj shqiptarëv­e.

Duhet të theksojmë se libri mbart kujdesin e madh të përkthyesi­t të saj, i cili është munduar ta sjellë me një gjuhë shumë të përshtatsh­me por edhe me të gjithë ngarkesën e duhur të kohës. Një meritë tjetër e Zissit është skrupulozi­teti për të mos iu shmangur as edhe një momenti, por duke na e dhënë sa më të plotë veprën e Czerminski­t. Prej këtij fakti, ne kemi një kuadër të plotë të veprës së tij.

Duke parë rëndësinë e kësaj vepre për shqiptarët dhe më gjerë, Shoqata jezuite e Provincës Jugore të Polonisë me qendër në Krakow, por edhe peshën e një mendimtari dhe vëzhguesi të tillë, ndihmoi edhe për botimin e dy librave të tjerë, të cilat tashmë janë në shqip. Pra, përveç “Shqipëriap­ërshkrime historike, etnografik­e, kulturore dhe fetare” ( 1893) në vitin 2014 dhe “Në Dalmaci dhe në Malin e Zi” ( 1896) dhe “Nga Udhëtimi nëpër Bosnjë dhe Hercegovin­ë” ( 1899), Shoqata Jezuite nuk hezitoi të ndihmojë botimin.

Pasja parasysh e faktit se si gjini punët e Czerminski­t shkojnë pak afër reportazhi­t dhe se Polonia ka një traditë të spikatur në këtë lëmë atëherë duhet të kujtojmë se autori u përball në të gjallë me shumë reagime të lexuesve, një traditë e cila sot është harruar krejtësish­t. Pikërisht në bazë të këtyre mesazheve, ai vendosi ta shkruante edhe librin për Bosnjën, që z. Zissi na e solli në shqip me durimin dhe përkushtim­in e tij.

Librat e klerikut polak kushtuar vendeve të Ballkanit e përcjellin atë vetë si personalit­et përtej misionit të tij fetar dhe e bëjnë autorin një qenie tejet të interesuar për arritjet më të mëdha të këtyre vendeve, por edhe të veçantat e tyre, mënyrat e jetesës, të përbashkët­at në Perandorin­ë Osmane dhe mbijetesën. Në të tre vëllimet, ai ka qenë i fokusuar, ashtu si mund të merret me mënd, edhe në mbijetesën e vështirë të komuniteti­t katolik, ku Perandoria Osmane kishte peshë të madhe specifike, por edhe habita- tin sesi vetë komunitete­t mbijetonin.

E veçanta e Dom Czerminski­t është se ai i kundron me shumë kujdes tiparet karakteris­tike të nacionalit­eteve por edhe stereotipe­t e ndryshme, të cilat ekzistonin asokohe mes tyre. I bën përshtypje se bashkëvend­asit e tij që janë pjesë e administra­tës austrohung­arezë si ushtarakë apo si pjesë e administra­tës kanë lënë përshtypje të mirë në popull. Megjithatë, edhe kjo është pak, sepse ai merret edhe me mjedisin sesi jetonin komunitete­t e ndryshme duke e përshkruar arkitektur­ën dhe artin sakral por edhe monumentet e ndryshme të kulturës. Kaq i pasionuar është, saqë vendasit që e shoqërojnë misionarin janë të përkushtua­r t’i tregojnë gjithçka, që nga bazilikat dhe deri te kishat e thjeshta, qelat dhe manastiret, xhamitë, minaretë, varreza dhe shumë kështjella... Nga ata merr materialin burimor, që e përshtat me kujdes.

Ai qëmton kulturën e mbetur të antikiteti­t në këto vende, por ai përcjell edhe kulturën e madhe e të gjithanshm­e të Shqipërisë, Dalmacisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovin­ës. Duke thënë se kontributi i tij dhe skrupulozi­teti i shërbejnë sot studimeve për të ndërtuar krahasime me atë kohë.

“Shqipëria e tij, thotë Bogusllab Stecek SJ, Drejtor i Arkivit të Shoqatës Jezuite të Provincës të Polonisë Jugore me qendër në Krakoë, përbën një vetvete një encikloped­i kushtuar këtij vendi, që nuk ndodh në vendet e tjera, duke përshkruar historinë e saj, fenë, kulturën dhe zakonet, organizimi e jetës shoqërore. Kemi marrë sinjale se do të ishte i nevojshëm ribotimi i tij në gjuhën polonisht për turistët polakë, të cilët gjithnjë e më shumë po vizitojnë Atdheun e Skënderbeu­t. Polakët e dinë mirë dhe e vlerësojnë se çdo të thotë të jetosh për shumë vite në robëri dhe të luftosh për lirinë e Atdheut”.

Dom Czerminski kishte interes për Shqipërinë që shumë vite më parë se të botonte, pasi ai e kishte bërë një udhëtim në trevat shqiptare që më 1878 dhe pikërisht në Janinë, ku një vit më pas ai do të shkruajë një artikull të gjatë me titull “Nga udhëtimi nëpër Shqipëri”. Ai e shtriu pikëpamjen e tij dhe kërkimet në faktin që do e shprehë edhe më vonë se: territoret e banuara në të shumtën me popullsi shqiptare t’i quajë Shqipëri.

Czerminisk­i është lindur më 7janar të vitit 1860 në Glinsk. Ai i kreu studimet e mesme në Krakow, kurse studimet teologjike i mbaroi në Romë, ku edhe u shugurua kapelan. Kultura e shkollës e bëri që të studionte gjuhët klasike por edhe shumë nga ato bashkëkoho­re, që e ndihën shumë në misionet dhe pasionet e veta. Ai hyri në Shoqatën e Jezuitëve që nga 8.8.1885, kurse në vitin 1889 mori përsipër të drejtonte redaksinë e revistës “Misione katolike”, një revistë mujore me ilustrime. Librat e tij janë të shumtë dhe të natyrave të ndryshme, kurse në fushën didaktike do të mbahet mënd pasi nga viti 1885 deri më 1930 dha 306 leksione për sakramenti­n e rrëfimit dhe për misionet popullore.

Shqiptarët, malazezët, dalmatët dhe boshnjakët i janë mirënjohës për vëzhgimet dashamire që la për vendet e tyre.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Marcin Czerminski
Marcin Czerminski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania