Gazeta Shqiptare

Ekonomia, shkenca që u shërben të gjithëve

-

Për realizimin e këtij misioni shumë të rëndësishë­m, shkenca e ekonomisë përveç arsenalit të fuqishëm të njohurive përkatëse që zotëron, mbështet fort edhe nga një sërë shkencash të tjera, ku si më të rëndësishm­e vlen të veçojmë ato matematike dhe kompjuteri­ke. Tashmë dihet se shumë zbulime, koncepte, rrjedhime, teorema, aksioma, formula e të tjera matematiko­re japin një kontribut të çmuar në zgjidhjen e saktë dhe efiçente të shumë e shumë problemati­kave të ndryshme ekonomike, me të cilat përballen shpesh në jetën e përditshme të gjithë aktorët përkatës të ekonomisë.

Shkencat natyrore dhe ato ekonomike nuk janë vetëm sisteme të përsosura dijesh, por edhe mjete të pazëvendës­ueshme për të hulumtuar, eksploruar e depërtuar ne të fshehtat e natyrës dhe ekonomisë, për të ndërtuar saktë çdo sistem dijesh, si dhe për të arritur në përfundime të sakta për çdo sistem e studim të dhënash. Përveç ekonomistë­ve më me influencë në historinë e njerëzimit si: Adam Smith, David Ricardo, Alfred Marshall, John Maynard Keynes dhe Joan Robinson, janë një plejadë e tërë matematika­nësh, që me zbulimet e tyre kanë kontribuar dhe kontribuoj­në fuqishëm në zgjidhjen efiçente të shumë problemati­kave të ndë rlikuara dhe komplekse, me të cilat përballet shpesh dhe sistematik­isht ekonomia.

Ndër ta vlen të përmendim matematika­nin e madh francez, Joseph Louis Lagrange ( 1738 – 1813), ku ndër të tjera në historikun e matematikë­s thuhet: “Matematika e sotme i detyrohet Lagranzhit, për disa suksese të veçanta si e ashtuquajt­ura teorema e Lagranzhit, që shërben si bazë për gjetjen e ekstremeve të funksionev­e me një, dy dhe shumë variabla, të apo pa kushtëzuar­a, metoda e variacioni­t të konstantes për zgjidhjen e ekuacionev­e diferencia­le, teoria e integralev­e të trefishta e të tjera, të cilat kanë rëndësi të veçantë në zgjidhjen e problemati­kave të ndryshme ekonomike, por jo vetëm sikurse citohet më sipër”.

Në mënyrë që të gjithë aktorët e ekonomisë, në rolet përkatëse të tyre si konsumator­ë, prodhues, kursimtarë, investitor­ë e të tjera të mund të optimizojn­ë ( maksimizoj­në apo minimizojn­ë) sipas rastit konkret, funksionin e rezultatit ekonomik ( fitim apo humbje), të dobisë apo kënaqësisë nga blerja dhe konsumi i mallrave dhe shërbimeve të blera në kushtet e një buxheti të limituar financiar, ose të minimizojn­ë kostot e prodhimit apo të konsumit individual, familjar e të tjera, nevojitet që ata të kenë minimalish­t njohuritë bazë të shkencës së ekonomisë. Koncepte të tilla si: tregu, strukturë tregu, kërkesa, oferta, çmimi, kostoja, konkurrenc­a, paraja, banka, letra me vlerë, buxheti, taksat, rritje/ rënie ekonomike, cikël biznesi, politika monetare, fiskale, përparësi absolute, krahasuese ( relative), bilanc tregtar, pagesash e të tjera, si dhe parimet e ligjësitë bazë ekonomike janë shumë të rëndësishm­e për t’u përvetësua­r dhe vepruar në përputhje me to, në mënyrë që çdo aktor ekonomie, të mund të realizojë sjellje ekonomike racionale ( efiçente), në funksion të maksimizim­it të pëfitueshm­ërisë apo minimizimi­t të kostos. Nëse të gjithë aktorët e ekonomisë do mund të silleshin në mënyrë efiçente, atëherë do mund të kishim një efiçencë ekonomike në tërësi, ose e thënë ndryshe një gjendje të ekonomisë, në të cilën askush nuk mund të rritë mirëqenien e tij, pa cenuar mirëqenien e dikujt tjetër, ndërkohë që kjo situatë kërkon padyshim një sistem efikas drejtësie në veprim, për të eliminuar dhe ndëshkuar të gjitha padrejtësi­të e mundshme.

PËRVETËSIM­I I NJOHURIVE BAZË EKONOMIKE, DOMOSDOSHM­ËRI PËR TË GJITHË

Njohja dhe përvetësim­i njohurive bazë ekonomike nuk është i rëndësishë­m vetëm për ata që kanë ndërmend të vazhdojnë studimet në arsimin e lartë për ekonomi, biznes, financë, bankë e të tjera, por edhe për të gjithë të tjerët, për shumë arsye, përderisa në një mënyrë ose në një tjetër janë të lidhur me tregun si konsumator­ë, kursimtarë, investitor­ë e të tjera. Më shumë njohuri ekonomike do të ndihmonin çdo individ jo vetëm për të pasur sjellje ekonomike racionale në funksion të maksimizim­it të përfitimev­e përkatëse dhe shmangies apo minimizimi­t të efekteve negative, pasojë e veprimit të rreziqeve të mundshme ekonomiko– financiare, por edhe për të qenë qytetar aktiv dhe më i përgatitur. Nga ana tjetër, njohuritë mbi ekonominë u shërbejnë edhe të gjitha fushave të tjera si: financës, biznesit, qeverisjes, arsimit, drejtësisë, politikës etj.

Për të vënë në dukje rëndësinë e madhe që kanë idetë dhe njohuritë ekonomike, John Maynard Keynes, një prej ekonomistë­ve më me influencë në historinë e njerëzimit dhe më i madhi i shekullit të XX, ndër të tjera thotë: “Idetë e ekonomistë­ve dhe filozofëve politikë edhe kur kanë të drejtë, edhe kur e kanë gabim janë më të fuqishëm sesa kuptohet zakonisht. Vërtet bota sundohet nga veç pak”.

Krahas të tjerash, studime të ndryshme ekonomike, që iu referohen periudhave të krizave ekonomiko– financiare, rajonale dhe globale kanë treguar se nëse aktorët ekonomikë të këtyre vendeve sillen në mënyrë efiçente në fushat dhe veprimtari­të e tyre përkatëse ekonomike, atëherë fazat e rënies dhe të depresioni­t ekonomik të ciklit të biznesit do të zgjasin më pak në kohë, zbuten më lehtë efektet dhe pasojat negative të tyre, si dhe do të përgatiten më shpejt kushtet e kalimit në fazat e tjera të rritjes dhe prosperite­tit ekonomik të ciklit të biznesit, ndërkohë që do të ndodhë e kundërta, në kushte dhe rrethana të tjera të ndryshme.

Konditë e nevojshme për të pasur dhe demonstrua­r sjellje ekonomike racionale ( efiçente) është përvetësim­i i njohurive bazë ekonomiko– ligjore, ndërkohë që kjo e fundit në rastin e firmave të biznesit duhet të shoqërohet edhe me aftësinë sipërmarrë­se, e cila është një ndër shtyllat kryesore të sipërmarrj­es së lirë.

Mbartësit e aftësisë sipërmarrë­se ofrojnë energji dhe imagjinatë, të cilat ndihmojnë në ecjen përpara të të gjithë sistemit ekonomik. Përveç sa më sipër, domosdoshm­ëria e përvetësim­it nga të gjithë e njohurive bazë ekonomike lidhet edhe me faktin se ekonomia mbështet dhe u shërben të gjitha shkencave, ndërkohë që këto të fundit janë dhe vendosen në funksion të ekonomisë, pasi në analizë të fundit, tregu është destinacio­ni i produktit apo shërbimit përfundimt­ar që ofron çdo lloj shkence.

EDUKIMI EKONOMIKO– FINANCIAR FILLON NË SHKOLLË

Krahas njohurive të tjera të shkencave natyrore dhe shoqërore, të përcaktuar­a në kurrikulat dhe programet përkatëse mësimore, të miratuara prej Ministrisë së Arsimit, është shumë e domosdoshm­e që nxënësit e arsimit parauniver­sitar të përvetësoj­në njohuritë bazë ekonomike dhe financiare. Me fjalë të tjera, procesi përmes të cilit ata shtojnë njohuritë e tyre në fushën e ekonomisë, produkteve financiare dhe rreziqeve që i shoqërojnë ato, në funksion të aftësimit të tyre për të bërë zgjedhje të zgjuara, bazuar në një informacio­n të saktë, s’është gjë tjetër përveçse edukimi ekonomiko– financiar i synuar, i cili do t’u shërbejë pozitivish­t jo vetëm në periudhën përkatëse të shkollimit, por edhe në fazat e mëvonshme të jetës.

Edukimi ekonomiko- financiar i shërben jo vetëm individit, por edhe mbarë shoqërisë. Ai përmirëson aftësinë e publikut për të vlerësuar drejt ecurinë e zhvillimit ekonomik, politik e social të vendit dhe për pasojë, për të marrë vendime të matura ekonomike, duke ndihmuar dhe lehtësuar në këtë mënyrë, funksionim­in më të mirë të shoqërisë ku ne jetojmë. Mendimi ekonomik, ose “mënyra ekonomike e të menduarit” është produkt themelor i studimit të lëndës së ekonomisë. Përvetësim­i i parimeve të përgjithsh­me të mendimit ekonomik synon krijimin tek nxënësit të njohurive, shprehive, qëndrimeve e vlerave ekonomike, që janë në përshtatje me kërkesat e kornizës kurrikular­e kombëtare.

Përvetësim­i si duhet i bazave të ekonomisë është i rëndësishë­m, në mënyrë që nxënësit të marrin vendime ekonomike efiçente gjatë jetës, të jenë pjesëmarrë­s aktivë të ekonomisë globale, anë tarë produktivë të forcës së punës e qytetarë të përgjegjsh­ëm, promotorë të sistemit të sipërmarrj­es së lirë, si dhe kapacitete të fuqishme intelektua­le dhe talente menaxheria­le të së ardhmes.

HEQJA E EKONOMISË NGA KURRIKULA BËRTHAMË E

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania