Gazeta Shqiptare

Gjonaj: Rezultatet e vetingut, kusht për hapjen e negociatav­e

Ministrja e Drejtësisë takon krerët e institucio­neve

-

Rezultatet

e vetingut janë kusht për hapjen e negoci atave me BE. Kështu u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një takimi me drejtuesit e institucio­neve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë në qarkun e Lezhës. Në takimet që pati me drejtuesit dhe punonjësit e zyrave të Hipotekës, ALUIZNI- t, Përmbarimi­t, Shërbimit të Provës në Lezhë dhe Rrëshen, ministrja Gjonaj u njoh nga afër me ecurinë e punëve si dhe me problemati­kat që ndeshen në përditshmë­ri. Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se Gjonaj nënvizoi prioriteti­n kryesor të qeverisë dhe të ministrisë sa i përket reformimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, përmes marrjes së një sërë vendimesh nga Këshilli i Ministrave që kanë të bëjnë me reduktimin e procedurav­e për përfitimin e një shërbimi publik. Ministrja Gjonaj tërhoqi vëmendjen që çdo ankese t'i jepet rëndësia dhe seriozitet­i i duhur, sikundër ajo vetë si ministre së bashku me stafin e saj angazhohen për të shqyrtuar çdo rast që adresohet përmes portalit shqipëriaq­ëduam. al. Për të ndryshuar perceptimi­n e deritanish­ëm të funksionim­it të këtyre institucio­neve mbi shërbimet ndaj qytetarit, ministrja e Drejtësisë u shpreh e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje ligjore, abuzime me detyrën apo marrje ryshfeti, duke paralajmër­uar largime nga puna, procedime për ndjekje administra­tive apo penale për çdo punonjës apo drejtues. Ministrja Gjonaj porositi drejtuesit e institucio­neve që të trajtojnë me përparësi kërkesat që vijnë nga organet e vetingut. Ministrja tha se nuk do të tolerojë asnjë vonesë në trajtimin e këtyre rasteve, duke paralajmër­uar se do të merren masa ndëshkimor­e mbi punonjësit që bëhen pengesë e këtij procesi. Më tej ministrja shtoi që rezultatet e prekshme të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e janë kusht për hapjen e negociatav­e me BE.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania