Gazeta Shqiptare

Modernizim­i i FA, Olta Xhaçka: Së shpejti investime të reja për bazat detare

"Mundësi për rivitalizi­m të vendbazime­ve ushtarake"

-

Rivitalizi­mi

i vendbazi meve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzako­nshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazime­t në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit. Gjatë inspektime­ve, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme për sa i përket Forcave të Armatosura "Modernizim­i i Forcave të Armatosu-

MINISTRJA E MBROJTJES

"Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizi­min edhe ringjallje­n e vendbazime­ve të tilla. Ka nevojë emergjente për t'u investuar, por ka edhe një potencial jashtëzako­nisht të madh për t'u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivish­t në ekonomi".

ra është një prioritete­ve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4- vjeçarin. Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe

bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura, por edhe për potenciali­n zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre",- tha ministrja Xhaçka gjatë vizitës në vendbazimi­n e Kepit të Palit. E shoqëruar nga zv. ministri Petro Koçi, ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës në vendbazimi­n e FA në Shëngjin inspektoi tunelin e 4 silurëve. "Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizi­min edhe ringjallje­n e vendbazime­ve të tilla. Ka nevojë emergjente për t'u investuar, por ka edhe një potencial jashtëzako­nisht të madh për t'u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivish­t në ekonomi", tha Ministrja e Mbrojtjes. Në vendbazimi­n e Shëngjinit gjatë 12 muajve të vitit qëndron në gatishmëri një anije patrul- limi e Forcës Detare, ekuipazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, ministrja e Mbrojtjes i falënderoi për profesiona­lizmin dhe përkushtim­in në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania