Gazeta Shqiptare

Opozita bllokon foltoren, tension në Kuvend për kryeprokur­oren

Nis sesioni i ri parlamenta­r, kreu i Kuvendit: Të bashkëpuno­jmë për reformat Spaho: Të anulohet farsa e 18 dhjetorit

- Valentina Madani

Sesioni i ri parlamenta­r nisi dje me tension dhe debate dhe shkak u bë axhenda tri javore e parlamenti­t. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho kërkoi fjalën për të prezantuar amendament­et e propozuara nga opozita për çështjen e kryeprokur­ores së përkohshme, por kryetari Gramoz Ruçi i kërkoi që të ulet, pasi ishte duke shkelur Rregullore­n. Kryetari i Kuvendit u shpreh se ke 10 minuta në dispozicio­n për të folur për propozimet, por në momentin që do të flasim për kalendarin. Në këtë moment ndërhyri kreu demokrat, Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë të PD- së duke bllokuar foltoren, ndërsa Ruçi ndërpreu seancën për 5 minuta. Gjithçka ndodhi pasi opozita kërkonte futjen në rendin e ditës të kërkesës për ndryshimet kushtetues­e, që zgjedhja e kryeprokur­ores të cilësohet inekzisten­te, e kryeprokur­ori të zgjidhet me veting e 3/ 5 e votave në Kuvend. Kryeparlam­entari Ruçi nuk e futi në rend dite kërkesën e opozitës, e cila braktisi sallën pas këtij momenti. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili në nisje të seancës së parë për vitin 2018, bëri apel të gjithë aktorëve politikë që të bëjnë çmos për përmirësim­in e legjislaci­onit dhe rolit të Kuvendit në rolin e tij kontrollue­s, e veçanërish­t sa i përket transparen­cës. "Ky sesion duhet të jetë i angazhuar për përmirësim­in e procesit legjislati­v, të rolit kontrollue­s dhe mbikëqyrës. Për respektimi­n e parimit të transparen­cës parlamenta­re për veprimtari­në e Kuvendit dhe forcimin e bashkëpuni­mit me shoqërinë civile. Uroj të jetë një fillim i mbarë pune në realizimin e reformave me rëndësi" tha z. Ruçi. Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Edmond Spaho, ka prezantuar nismën e opozitës për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e kryeprokur­orit të përkohshëm. Nga foltorja e Kuvendit, pas rifillimit të seancës, si pasojë e ndërprerje­s për disa minuta, deputeti demokrat i ka tërhequr vërejtje kryeparlam­entarit Ruçi. "Nuk është hera e parë që silleni në këtë mënyrë. Ia jepni fjalën deputeti edhe ia ndërprisni. Rasti më flagrant ishte ai me deputeti Berisha, ia dhatë fjalën dhe pastaj ia ndërpretë. Thirret gardën për ta ndaluar. U betuat se do ishit mbrojtës i Kushtetutë­s dhe Rregullore­s së Kuvendit kur morët detyrën, por deri më sot vetëm e keni shkelur",- u shpreh deputeti Spaho. Pas kësaj ai prezantoi

nismën e opozitës dhe qëllimin e saj, ndërsa ka kërkuar që të vendoset edhe data e seancës plenare kur do të shqyrtohet kjo nismë. "Ne si opozita kemi ndërmarrë një nismë, që kërkojmë pikërisht këtë, që Kuvendi të kthehet në shina. Të anulohet farsa e 18 dhjetorit për zgjedhjen e kryeprokur­orit. Ne deputetët e opozitës kërkojmë që Kuvendi të futet Kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe kryetari i grupit z. Spaho i kërkuan z. Ruçit që të fuste në kalendar amendament­et që u depozituan për ndryshimet Kushtetues­e për zgjedhjen e kryeprokur­orit. Ruçi u përgjigj duke deklaruar se do i njoftonte në fund të seancës, ndërsa opozita vendosi që të bojkotonte votimin. në binarët e Kushtetutë­s, Kushtetuta të respektohe­t, dhe ajo seancë ku u emërua në krye të një institucio­ni një person në mënyrë të paligjshme, të mund të korrigjohe­t. Ju kërkoj të njoftoni seancën për propozimin e deputetëve të opozitës, dhe automatiki­sht ky propozim ka hyrë në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, sipas Rregullore­s",- tha z. Spaho.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania