Gazeta Shqiptare

Zhdukja e Artan Lleshit në Kamëz, bie në pranga shoku i ngushtë

Policia: Altin Murati i zuri pritë 40- vjeçarit

-

TIRANE- Rreth tre muaj pas zhdukjes së shtetasit Altin Lleshi nga Burreli, ka rënë në pranga e policisë, Altin Murati, i cili dyshohet për bashkëpuni­m në rrëmbimin dhe zhdukjen e 40- vjeçarit. Ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e Lleshit, i cili u zhduk në datën 5 nëntor të 2017. Mësohet se për herë të fundit ai është parë në shoqërinë e mikut të tij Murati, në zonën e Kamzës. Prokuroria e Tiranës, ka dyshime se ai është marrë peng dhe mund të jetë ekzekutuar për motive hasmërie. Ndaj Altin Mario Muratit, gjykata caktoi masën e "Arrestit me burg", për akuzën e vrasjes me paramendim kryer në bash-

NGJARJA

Artan Lleshi u zhduk në datën 5 nëntor të 2017. Mësohet se për herë të fundit ai është parë në shoqërinë e mikut të tij Murati, në zonën e Kamzës. Prokuroria e Tiranës, ka dyshime se ai është marrë peng dhe mund të jetë ekzekutuar për motive hasmërie.

këpunim. Nga hetimet paraprake rezulton se Altin Murati është personi, i cili e nxori në pritë 40- vjeçarin, familja e të cilit është në hasmëri me familjen Hoxha nga Mati me banim në Kurbin. Murati ndërkohë njihet si njeri i afërt i familjes Hoxha. Edhe pse ai mohon të ketë lidhje me krimin, faktet flasin kundër tij. Dëshmitarë­t thonë se pak minuta para se të zhdukej, Artan Lleshi u pa në

shoqërinë e të dyshuarit Altin Murati, madje ka hipur në makinën e këtij të fundit.

KONFLIKTI MES DY FAMILJEVE

Sipas denoncimit të bërë nga i vëllai i Altin Lleshit në komisariat­in nr. 3, historia e ka zanafillën në Angli, ku 7 vite me parë, shtetasi Arben Lleshi ekzekutoi Afrim Hoxhën. Por ndonëse Arben Lleshi, kushëri i parë me të zhdukurin u arrestua dhe dënua nga drejtësia britani- ke e më pas u ekstradua drejt vendit tonë ku po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë, të afërmit e tij, u ekzekutuan një e nga një, nga persona deri më tani të paidentifi­kuar. Vëllai i të zhdukurit Artan Lleshi shpjegon se janë në hasmëri me familjen Hoxha dhe ka dyshime se ata kanë lidhje me zhdukjen e 40- vjeçarit dhe ngjarjet e tjera në seri që u kanë ndodhur në familje. Ai shpjegon se pas krimit që ndodhi në Britaninë e Mad- he, është vrarë xhaxhai Xhavit Lleshi dhe me 14 maj 2017 babai i tij, Hajredin Lleshi. Ky i fundit, u ekzekutua në derën e shtëpisë. Si të mos mjaftonin të gjitha këto, në nëntor të vitit të kaluar është zhdukur pa gjurmë edhe Artan Lleshi. Për momentin në pranga ka përfunduar njëri nga të dyshuarit, por burimet thonë se prokuroria ka prova të forta në duar për të hedhur dritë mbi sagën e gjakmarrje­s që ka shkaktuar jo pak viktima.

 ??  ?? Altin Murati
Altin Murati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania