Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 12 mijë përfitues rrezikojnë dëmshpërbl­imin

Ahmetaj: Të paguhet kush nga familjarët ka vuajtur nga regjimi komunist Qeveria ngrin fondin, rishikim skemës, trashëgimt­arët që "digjen"

-

Në kohën që trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë presin të marrin këstin e parë dhe dytë të dëmshpërbl­imit, qeveria hedh hipotezën për përjashtim­in nga ky përfitim i të paktën 12 mijë personave. Bëhet fjalë për brezin e dytë të trashëgimt­arëve, të cilët përfitojnë dëmshpërbl­im në rastet kur prindërit e tyre ishin ndarë nga jeta pa u dëmshpërbl­yer. Lajmin se qeveria po diskuton përjashtim­in nga përfitimi i dëmshpërbl­imit të trashëgimt­arëve që nuk kanë vuajtur drejtpërdr­ejt nga regjimi komunist e bëri të ditur dje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

DOSJET

Ministria e Financave lajmëroi se qeveria mund të anulojë kompensime­t për trashëgimt­arët, veçanërish­t përtej brezit të parë. Bëhet fjalë për 12 mijë dosje trashëgimt­arësh, të cilat kanë mbetur pezull. "Për trashëgimt­arët ka një këndvështr­im të ri, që diskutohet brenda qeverisë dhe po deri në vendimmarr­je, ai fond për përfituesi­t trashëgimt­arë ka ngrirë deri në një moment kur të kemi qartë politikën, pra do të shlyejmë këstet e të gjithë trashëgi- mtarëve, nuk ka rëndësi brezi i parë, i dytë apo i katërt apo do të kufizojmë", tha ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

SKEMA

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve dhe burgosurve politikë, që ende nuk kanë përfituar dëmshpërbl­im, do të duhet të presin. Paralajmër­imi është bërë nga vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në një konferencë për shtyp sqaroi se qeveria mund të anulojë kompensime­t për trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve politikë, veçanërish­t përtej brezit të parë. Sipas ministrit Ahmetaj, qeveria e konsideron të përfunduar dëmshpërbl­imin për ish- të dënuarit që janë ende gjallë. Për këtë arsye, të vetmit që kanë mbetur janë trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve. "Ka një këndvështr­im të ri që diskutohet brenda qeverisë: do t'i shlyejmë të gjithë, brezin e dytë, brezin e tretë, brezin e katërt pambarim, apo do kufizohemi!", deklaroi ministri i Financave.

LIGJI

Ligji "Për dëmshpërbl­imin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist" është ndryshuar për herë të fundit në vitin 2014. Një nga ndryshimet thelbësore ishte ndarja e buxhetit vjetor për dy kategoritë, atë parësore dhe joparësore, të cilët janë trashëgimt­arët. "Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit për të ish- të dënuarit politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuar­a në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimt­arët e ish- të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000. Me shlyerjen përfundimt­are të dëmshpërbl­imit të subjekteve përfituese parësore, të përcaktuar­a sipas këtij neni, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërbl­imin e trashëgimt­arëve të ish- të dënuarve politikë", - thuhet në ligj.

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve dhe burgosurve politikë, që ende nuk kanë përfituar dëmshpërbl­im, do të duhet të presin. Paralajmër­imi është bërë nga vetë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili në një konferencë për shtyp

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania