Gazeta Shqiptare

I groposën djalin 6 vite më parë, nëna: Babai i vrasësve më rrahu në mes të qytetit

"Më duan në burg, shteti të marrë masa dhe të m'i heqë qafe" I ati i autorëve, Ali Boja: S'e kam prekur me dorë, vetëm e kam shtyrë se erdhi të më çirrte

-

Një konflikt që duket se nuk u mjaftua me një viktimë dhe 3 të burgosur. Mes familjeve Barmeta dhe Boja, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë dhe plagët pikojnë ende, e nuk dihet kur do të mbyllen. Vrasja e Fatjon Barmetës 6 vite më parë i mban familjen e viktimës dhe të hasmit në gjendje ' lufte'. Fatjon Barmeta u vra dhe u varros në vitin 2012 në Klos. Të dënuar për ngjarjen janë vëllezërit Përparim dhe Astrit Boja. Po kështu i dënuar është edhe Fatjon Cani, i cili akuzohet se bashkëpuno­i me vëllezërit Boja. Dy ditë më parë mes nënës së Fatjonit, Nexhmije dhe Ali Bojës, babait të autorëve të vrasjes ka pasur një incident në mes të qytetit të Burrelit. Gruaja e ka akuzuar Ali Bojën se e ka rrahur atë në mes të qytetit bashkë me vajzën. Ndërkohë, Boja mohon kategoriki­sht akuzat se ka rrahur në mes të qytetit nënën e Fatjon Barmetës, 24vjeçarit që u godit dhe u gropos i gjallë në vitin 2012 nga dy djemtë e tij. Në një intervistë për gazetarin Enver Doçi, Ali Boja tregon se u sulmua nga Nexhmije Barmeta, por se nuk e kishte njohur dhe nuk e ka qëlluar. Ai thotë se nga kjo familje është provokuar shpesh, por se nuk ka reaguar. Ali Boja deklaron se u largua nga Klosi vetëm për të shuar konfliktin, por se përsëri nuk e lënë të qetë dhe kërkon nga shteti të ndërhyjë.

Ju jeni akuzuar në komisariat­in e Matit se keni goditur në mes të qytetit të Burrelit Nexhmije Barmetën, nënën e Fatjon Barmetës, që u gjet në 2012 i vrarë dhe varrosur në lumin e Matit, si qëndron e vërteta?

Unë jam Ali Boja, i ati i Përparim Bojës. Ajo ngjarje që ka ndodhur në vitin 2012 e ka pasur dhe organet e drejtësisë për të cilën kanë dhënë masat e tyre dhe kanë marrë atë që kanë menduar ata. Unë me Barmetajt nuk kam pasur asnjëherë punë dhe as sot nuk kam megjithëse pas kësaj ngjarjeje kam pasur jo unë vetë personalis­ht, por gocat e mia, nga ana e tyre disa provokime. Për këtë jam drejtuar në prokurori dhe polici i kam informuar dhe kam bërë denoncime, por ata kanë vijuar punët e tyre.

Atë ditë në Burrel kam qenë duke ndenjur në trotuar, më kanë kaluar ca njerëz pranë, nuk i kam njohur fare, as e kam pas mendjen fare. Vetëm kur më është drejtuar një grua, më ka pështyrë në fytyrë dhe ka tentuar të më gërvishtë në fytyrë. Kujtova se ishte ndonjë e çmendur se kishte një gocë përkrahu e mendova se ishte nën kujdestari­në e saj. I kam thënë asaj gocës merre, ça është kjo e hutuar, kush je ti? Se unë nuk i njoha fare. Unë kam harruar djemtë e mi, që si kam parë me sy që 6 vjet ua kam harruar fytyrën. Jo më të njoh nusen e Liman Barmetajt. Nuk e njoh as atë e as gocën. I kam thënë merre dhe kam parë rreth mos e ka pasur me ndonjë tjetër. Nuk e njihnit? Nuk e njihja fare, as më ka shkuar në mend. Kam kujtuar se mos është ndonjë e çmendur. Mu lëshua në fytyrë. E shtyva me krahë. Ajo ka sharë, çfarë nuk ka thënë në drejtim tim dhe familjes sime. Atë e morën të tjerët, mua më larguan njerëzit e tjerë që mos të acarohesha. Pasi jam larguar kam marrë vesh se është nusja e Liman Barmetajt se më tha më keni vrarë djalin. Unë ika, atë e mori policia, më morën edhe mua më pyetën dhe e thashë kështu siç është.

Nexhmije Barmeta pretendon se ju e keni rrahur në mes të qytetit. Si është e vërteta?

Për sa deklaron ajo se e kam rrahur, unë s'e kam prekur fare me dorë, vetëm e kam shtyrë se erdhi të më çirrte. Aty ka pasur njerëz. Ky është plan i përgatitur i tyre. I kanë vazhduar gjithnjë këto plane, siç vazhduan me djalin e tyre që arritën e groposën vetë, sepse janë vetë shkaktarë se kanë ditur gjithçka për këtë punë dhe nuk kanë marrë asnjë masë, por kanë dashur gjithnjë t'i mbulojnë duke bërë spiunllëqe e me plane. Më kanë kontrollua­r 2- 3 herë shtëpinë për të më gjetur diçka të ndaluar për të më futur në burg. Këto janë plane të përgatitur­a që mua të më injorojnë në pazar që të më fusin në burg, 3 veta janë në burg, por duan të më fusin edhe mua. Për mua policia duhet të marrë masa për prishjen e rendit e qetësisë publike, për ofendim dhe për provokim të hapur për të më dënuar mua.

U shoqërove në komisariat?

Po u shoqërova, më pyetën dhe më lanë të lirë. Në qoftë se këto fjalë që them unë nuk janë të vërteta, se unë me qenë them ka folur goca. Nuk ka folur asnjë fjalë, është munduar të shmangë të ëmën. Gocën se akuzoj, s'ka folur fare, vetëm ajo. Ajo ka qenë e përgatitur vetëm për të më futur në burg që unë të bëj ndonjë veprim. Shyqyr Zotit nuk reagova. U lutem organeve kompetente, unë ika nga Klosi për të mos iu bërë karshillëk, tani më vijnë edhe në Burrel, iu lutem organeve kompetente të ma heqin qafe. Unë shkatërrov­a gjithçka e pasurinë time vetëm për të mos i bërë karshillëk asaj

familjeje, tani më vijnë edhe këtu. Unë s'kam ça pres më prej tyre. Të më hiqen qafe se

ka ardhur ku nuk mban më. Nuk iu kam asnjë borxh. I kam çuar fjalë, të ulen me mua, t'i

rrafshojmë sipas kanunit e sipas ligjit. Kanë zgjedhur rrugën e poshtërsis­ë.

 ??  ?? Nexhmije Barmeta, nëna e viktimës, Fatjon Barmeta, duke folur për “GSH”
Nexhmije Barmeta, nëna e viktimës, Fatjon Barmeta, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Babai i autorëve të vrasjes, Ali Boja duke folur për “GSH”
Babai i autorëve të vrasjes, Ali Boja duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania