Gazeta Shqiptare

Protesta, Basha: S'ndalemi derisa të mposhtim Ramën dhe krimin

-

i opozitës, Lulzim Basha, u bëri thirrje dje sh qiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për të bërë të mundur heqjen e pengesës së fundit për integrimin europian të vendit, Edi Ramës. Në një takim me aktivin e degës 7 të Tiranës, kreu i opozitës përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatav­e, që Rama nuk po e përmbush. "Prej Ramës nuk po luftohet krimi. Prej Ramës nuk po vihen dot para drejtësisë edhe ata që janë kapur me presh në duar, si Saimir Tahiri. Prej Edi Ramës nuk kapet ' Eskobari i Ballkanit', i cili bredh i lirë nga Tirana në Sarandë dhe nderohet në vend që të arrestohet nga policia dhe oficerët e korruptuar të policisë, që sot e kësaj dite ndodhen në kupolën e saj. Rama është pengesa kryesore për Shqipërinë europiane. Për ambicien e tij, për pushtetin e tij, për frikën e tij, për lidhjet e tij me krimin, e ka bërë kurban Shqipërinë europiane", - tha Basha. Ai përmendi se nën drejtimin e Edi Ramës, policia është shndërruar në një organizatë kriminalë, e cila në vend të luftojë për sigurinë e qytetarëve, është bërë pjesë e klaneve mafioze të krimit të organizuar. Kreu i opozitës theksoi se në rokadën mes Tahirit dhe Xhafajt ka ndryshuar vetëm lloji i drogës, që trafikohet nën mbrojtjen e qeverisë. "Europa ia ka bërë të qartë se pa luftuar drogën, nuk ka dhe nuk mund të ketë Shqipëri në Europë. Ndërsa Edi Rama me Fatmir Xhafajn tallen dhe zëvendësoj­në klanin e Habilajve me klanin e Agron Xhafajt. Me Edi Ramën, policia dhe krerët e policisë janë kthyer në trafikantë dhe shitës kokaine", - theksoi kreu i opozitës. Lulzim Basha ftoi shqiptarët të marrin pjesë në protestën e 27 janarit për t'i treguar pakicës qeverisëse se aleanca e shumicës nuk pajtohet me krimin dhe se do pushtetarë­t e korruptuar para drejtësisë së pakapur nga qeveria. "Bashkohemi aty, sepse aty zëri i gjithsecil­it kumbon dhjetëfish më shumë. Martin Luther King thotë: ' Mund të mos jesh përgjegjës për gjendjen për të cilën ndodhesh, por bëhesh bashkëpërg­jegjës në qoftë se nuk reagon', ndaj ne do të çohemi, do të reagojmë me zë të lartë, do të bashkohemi, do të marshojmë për vlerat tona europiane. Rruga për t'i thënë ' Jo' aleancës në pushtet, rruga për t'i thënë ndalë të keqes fillon më 27 janar, por nuk ndalon derisa ta mposhtim", - u shpreh z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania