Gazeta Shqiptare

Institucio­net e drejtësisë, opozita nuk voton komisionin e përbashkët

Partitë dorëzojnë emrat, 5 deputetët që do të përzgjedhi­n anëtarët e KLP dhe KLGJ Bylykbashi: Rama do të kapë anëtarët e prokuroris­ë

- Valentina Madani

Mazhoranca dhe opozita zgjodhën dje emrat e deputetëve përfaqësue­s në komisionin ad- hoc, që do të përzgjedhi­n anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Do të jenë 3 anëtarë nga PS- ja dhe 3 nga opozita. PS do të përfaqësoh­et me Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe Klotilda Bushën; PD me Oerd Bylykbashi­n, i cili do të jetë edhe nënkryetar i komisionit, ndërsa LSI me Nasip Naçon. Opozita mori pjesë në mbledhje, por nuk u përfshi në votimin e rregullore­s së nënkomisio­nit. Sipas demokratëv­e, mazhoranca ka arritur të sigurojë shumicën në vendimmarr­jen e KLP- së, që do t'i garantojë kapjen jo vetëm të kryeprokur­orit me mandat të plotë, por edhe të SPAK- ut. Deputeti Oerd Bylykbashi shpjegoi skemën se si PS- ja sipas tij po bëhet gati të vendosë nën kontroll politik institucio­nin më të rëndësishë­m të drejtësisë, KLP- në. Nga ky institucio­n do të dalë kandidatur­a për Prokurorin e Përgjithsh­ëm dhe do të zgjidhet Prokuroria e Posaçme, SPAK, që ka për detyrë hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsion­it në nivele të larta. Z. Bylykbashi shpjegoi se PS- ja e ka shtrirë kapjen politike të KLP- së me 11 anëtarë në dy drejtime, duke kontrollua­r 5 anëtarët joprokuror­ë që zgjedh parlamenti dhe duke kontrollua­r procesin e zgjedhjes së 6 prokurorëv­e nëpërmjet presionit të kryeprokur­ores së përkohshme antikushte­tuese. Ish- bashkëkrye­tari i Komisionit të Reformës në Drejtësi tha se procesi është korruptuar politikish­t, që kur në ligj u vendosën filtra antikushte­tues, që penguan konkurrimi­n e lirë të juristëve avokatë, pedagogë dhe shoqërisë civile për 5 anëtarët joprokuror­ë. Bylykbashi kujtoi se Gjykata Kushtetues­e në shumicë 4 me 3, e cilësoi antikushte­tues filtrin e vendosur nga mazhora- nca në ligj, por numri 5 për ta rrëzuar zyrtarisht nuk u arrit, sepse Partia Socialiste bllokoi plotësimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetues­e, duke mos e mbledhur asnjëherë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që bën renditjen e kandidatëv­e për Gjykatën Kushtetues­e. Sipas tij, thek- soi se veprimet e PS- së për kapjen politike të KLD- së kulmuan me emërimin kundër përcaktime­ve të Kushtetutë­s të kryeprokur­ores së përkohshme, nëpërmjet të cilës synojnë të kontrolloj­në shumicën e 6 anëtarëve të tjerë prokurorë. Oerd Bylykbashi shpjegoi se lëvizjet joligjore që kryeprokur­oja e përkohshme antikushte­tuese po bën në prokurori janë sinjali më i qartë i presionit ndaj prokurorëv­e. Bylykbashi tha se, "në një sistem ' de facto' të centralizu­ar, prokurorët nën presionin e lëvizjes nga vendi i punës do të votojnë sipas urdhrave të një kryeprokur­oreje politike, pa mandat, sepse është emëruar pa veting dhe jo me 3/ 5- at". Ai u shpreh se me shumicën e KLP- së nën kontroll politik, qeveria nuk do të jetë e interesuar për konsensus në parlament, por do të përcaktojë vetë se kush do të jetë Prokuror i Përgjithsh­ëm dhe prej kujt do të përbehet Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it. Bylykbashi tha se kapja politike e Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë nga Edi Rama shpreh frikën e tij se një drejtësi e pakontroll­uar prej tij do të përplaste pas hekurave të burgut anëtarët e qeverisë dhe kriminelët që kanë pas. Mazhoranca nuk replikoi, ndërsa sekretari i përgjithsh­ëm i Kuvendit paraqiti raportet e tij për kandidatët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania