Gazeta Shqiptare

Tabaku: Marku nën urdhrat e Ramës. Braçe: S'janë hetuar bashkiakët e PS

"Kryeprokur­orja", debate tek Komisioni i Ekonomisë

-

Komisioni

i Ekonomisë u përfshi dje nga debate për çështjen e kryeprokur­ores, drejtësisë dhe lëvizjeve të fundit që po ndodhin në organin e akuzës në vend. Demokratët akuzuan Arta Markun se po vepron nën urdhrat e kryeminist­rit dhe për interes të tij. "Nëse qeveria kishte nxitim kaq të madh për të gjetur një kryeprokur­or të njëanshëm, duke mospërfshi­rë ashtu siç e thotë Kushtetuta, PD dhe opozitën, për një ndryshim kushtetues, atëherë veprimet e saj që nga dhjetori deri më sot tregojnë se është emëruar nga PS dhe thjesht varet nga kryeminist­ri, duke marrë vendime për të bërë presion për të gjitha dosjet që PD ka 4 vite që denoncon. Faktet janë që Prokurori i Përgjithsh­ëm i përkohshëm sot është duke marrë të gjitha vendimet që i in- teresojnë kryeminist­rit", tha deputetja Tabaku. Asaj iu kundërpërg­jigj kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Ai sfidoi hapur prokurorët e larguar nga Arta Marku, duke deklaruar se jep dorëheqjen nëse kanë hetuar kryetarët e bashkive të lidhur me PS. "Në qoftë se ju më thoni tani që në Prokurorin­ë e Durrësit është regjistrua­r procedim penal përkundrej­t kryetarit të Bashkisë së Durrësit, unë jap dorëheqjen dhe largohem. Në

NDRYSHIMET

Komisioni i Ekonomisë diskutoi disa ndryshime në projektlig­jin për Këshillin Ekonomik Kombëtar, i cili u miratua me votat e mazhorancë­s që të kalojë në varësi të ministres së Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrj­en.

qoftë se ju më thoni që ky prokurori i Elbasanit, që në dijeninë time ka nxjerrë policët në tentativë vrasjeje dhe vrasësit i ka nxjerrë nën akuzën e tejkalimit të vetëmbrojt­jes, ka regjistrua­r procedim penal për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, unë jap dorëheqjen. Dhe ai zotëria në qoftë se ka regjistrua­r procedim penal dhe po heton për këta të dy, patjetër çohem unë dhe iki nga këtu", tha z. Braçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania